Pse Juda është nervozuar me Ramushin dhe me Albinin?

0
262

Nga Indrit Vokshi

Tani t’i themi disa gjëra haptas!

Ramushi i paska thënë Edi Ramës: “Kqyri punët e tua, se **** smë han për ty”. Në sy të Merkelit dhe Macronit.

Brutale apo jo? Shumë e paedukatë? Posi. Në shkollë fillore, Ramushit do i kishin thyer notën sjellje. (Nga ana e etikës, Juda nuk duhet të flasë sepse në parlament ka quajtur ish-kryeministrin rrot ****).

Po a e dini pse Ramushi ia ka thënë atë fjalë Judës? Sepse Juda, ka qenë duke i bërë presion, bashkë me Vuçiqin, duke i thënë hiqe taksën. Që të hiqej taksa, të niste dialogu, se me taksë nuk kishte dialog dhe, pastaj të avancohej projekti për shkëmbim territoresh. Taksa ishte për të vonuar atë projektin, jo për qëllim tjetër.

Ramushi emocionalisht do jetë nervozuar shumë, do ketë menduar, si ka mundësi, kryeministri i Shqipërisë në vend që të mbajë anëm time, mban anën e këtyre! Ky, botëkuptimi i Ramushit. Por kjo vetëm nga ana emocionale. Ndërsa nga ana strategjike, është më e thellë se kaq. Do e shpjegoj.

Po Juda pse është nervozuar? Sepse Ramushi me atë fjali fyese i ka nxjerrë bllof, offside. Iu ka prishur lojën.

Juda ka dashur të marrë para BE, pozicionin e liderit ballkanik, tu thotë BE-së se është i pushtetshëm. Se ndikon tek qeveria e Kosovës. Dhe për ta përdorur ketë kapital politik për punët e veta. Ramushi, pak me nervozë e shumë me strategji, i ka thënë: “smë han **** për ty” në sy të Merkelit dhe Macronit.

Jo për t’i treguar Judës, se ska nevojë. I ka thënë për t’i treguar Merkelit e Macronit, se Juda ska pikë pushteti e ndikimi në Kosovë. Ia ka zhvlerësuar atypëraty atë planin: “Flisni me mua si partner të vetëm shqiptar, sepse tek këta të tjerët ndikoj unë”.

E njejta skemë me Albin Kurtin. Albini, duke mos iu bindur projektit të tyre ballkanik, ka nxjerrë Judën dordolec e dallaveraxhi. U ka thënë shqiptarëve dhe të huajve se Juda ska pikë ndikimi në Kosovë, se Kosova nuk shkon pas projekteve që propozon ai. Kështu është çmontuar projekti që Juda j Surrelit të paraqitet si lider i shqiptarëve dhe, t’i shesë në pazarin ballkanik 6 milion shqiptarët. Prandaj është tërbuar keq. Shan Ramushin, ka angazhuar militantët e batalionit “Fuga” për të sharë Albinin kudo në facebook, instagram, artikuj.

Juda i cili përbetohet për Kosovën, është bërë si qen i tërbuar sepse nuk e lejuan ta trafikojë Kosovën. Lufta e tij tashmë është e shfrenuar: synon ta paraqesë Vuçiqin si njeri që kërkon paqe, ndërsa Albinin si njeri të destabilitetit.