Pse Edi Rama ka shtatë netë që nuk vë gjumë në sy?!

0
208

Këtë të shtunë Edi Rama i brengosur, i trishtuar dhe i stresuar ngase nuk po vë dot gjumë në sy ngaqë i del Ilir Meta në ëndërr, kishte marr lapsin dhe ishte munduar të shkruante me dorën e tij një artikull të gjatë pikërisht për tmerrin e tij të natës, Ilir Metën. Si në kohën e dimrit kur nuk di si të kalosh mërzitjen apo brengën që ke në shpirt, Rama që po përjeton ndienjën e frikës si lepuri para gojës së ujkut dhe gjeti si zgjiedhje të vetme që frikën ta hiqte duke shkruar.

Të shkrush për Ilir Metën një artikull të terë me spiun dhe kaleca që më shumë dukej si një kushtrim për ushtrinë e tij të bindur që me çdo kusht duhet të vranin me ca letra bakalli, njeriu që e solli kryeministrin në pushtet, apo të shpikësh histori me spiun për të nxjerr nga loja politike atë që njihet si “Bisha e Skraparit” tregon qartë që Rama ndien presionin e fortë goditës që i vjen nja nga një forcë e pakontrolluar prej tij.

Sapo Ilir Meta la postin e presidentit dhe u fut në ring për duel, kundërshtari i tij në qeveri nuk gjeti kurajon dhe takatin që të përballet sipas rregullave të lojës por po mundohet të shpikë çdo lloj takëmi me hile, vetëm e vetëm që të fitoj ndeshjen pa luftuar. Edi Rama e di shumë mirë se ka mbaruar koha, kur fitonte si levent dhe triumfator i pamposhtur, që e vendoste nga maja e Kuçit rezultatin e fitores sepse përballë kishte një hiç me bojë si Lulzim Basha që e blinte dhe shiste sa herë t’i duhej për të mbajtur karrigen e pushtetit.

Njeriu që e njeh më mirë forcën dhe trimërinë politike të Ilir Metës është pikërisht piktori që kur e shikon motin me re dhe ndien se ka stuhi në horizont që do e rrëzojnë nga makani, merr lapsin dhe fillon të shkruaj dhe të shpikë sa më shumë fjalë që i japin forcë për të mundur frikën që e mundon prej ditësh. Nje prej ndjenjave te cilave njeriu u trembet me shume. Nje njeri i vetmuar nuk eshte vetëm ai që nuk ka asnjë pranë. Dikush mund të jete i rrethuar nga njerëz, por përsëri mund të ndihet i vetmuar ne shpirt, sikur s’mund t’ia shpreh askujt mendimet dhe ndjenjat e veta. Kjo gjë e bën të frikësohet nga vetmia. Rama i mbyllur në bunkierin e Surrelit po përjeton në psikikën e tij këtë tmerr që po e çmend çdo ditë dhe më shumë.

Edi Rama si një politikan që nuk ka fituar asnjë garë pa ndihmën bujare të Ilir Metës, sepse ka qënë Meta që e ka bërë kryetar Bashkie dy herë, Ilir Meta e bëri kryetar të PS me largimin e tij drejtë LSI. Ishte po Ilir Meta që e nxorri nga zyra e kryebashkiaut të Tiranës në vitin 2011, ishte po ai Ilir Meta që e bëri kryeministër në vitin 2013. Pra Edi Rama si një gjysmë karrote që nuk i hynë në punë askujt e di fort mirë se Likja e Skraparit, të shkatërron në shesh-betejë siç do ta largoj dhe Ramën përfundimisht nga politika në vitin 2025.

Duke ia njohur mirë cilësitë dhe thembrën e akilit, “skrapaliut të inatosur”, poashtu duke ditur që ushtria e tij e hajdutëve po bie një nga një në duartë e drejtësisë, kryeministri ka zgjedhur rrugën e dredhisë si të vetmen mënyrë për të nxjerr Ilir Metën nga politika. Kjo taktikë djallëzore që po përdor “i gjati i frikësuar” e sugjeruar nga këshilltarët e tij të nëndheshëm, është një rrugëdalje e momentit që Rama të pushoj i qetë deri në shtator pasi ëndrrat me Ilir Metën i janë kthyer në një torturë. Por rrufetë e forta të Korrikut tregojnë se vjeshta për Edi Ramën do të jetë e mbushur më stuhi dhe shtrëngata që duket e vështirë se do t’i rezistoj.TIMONI.AL