Gazetari Habjon Hasani ka ironizuar mediat e kontrolluara nga Edi Rama, për biznesmenin britanik me origjinë nga Bosnja, Damir Fazlliç.
Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale se mediat nuk po flasin për skandalin e Porto Romanos.
Gazetari paralajmëron se ky skandal, nëse investigohet nga gazetarët, i çon ata te Rruga e Elbasanit.
Postimi
Mediat dhe gazetarët që po shkruajnë për favorizimet që Berisha i ka bërë Fazlliçit dhe bosit serb Vojin Lazarevic në Porto Romano duhet të publikojmë dhe këto të dhëna që janë publikuar në gazetën “Albania” që prej vitit 2008:
- Projekti ne Porto Romano ku ka operuar Fazlliç është bërë nëpërmjet kompanisë së regjistruar ne Tirane e quajtur “Rompetrol Albania”.
- Kompania “Rompetrol Albania” ka si aksionere te veten shoqerine qipriote “Sentono Limited” (Balmeran).
- Siç eshte vertetuar ne gazeten Albania qe prej vitit 2008, kjo kompani qipriote eshte ne pronesi te shtetasve:
a) Damir Fazlic 50%
b) Edward Rogers 50%
Zoti Rogers eshte R-ja e kompanise lobiste BG&R, ai ka qene ish-ambasador i SHBA-ve ne Berlin dhe ne disa libra te shkruar nga gazetare investigative amerikane eshte cilesuar si shefi “de facto” i CIA-s per Evropen dhe njeri teper i besuar i familjes Bush.
Sa me siper; lerini k**lliqet me naften serbe, nese e keni seriozisht skandalin e Porto Romanos, trajtojeni seriozisht se do dilni mu te Rruga e Elbasanit.
BURIMI GAZETA RD