Pse ambasadori Soreca ka humbur besueshmërinë në jetën publike?

0
207

Në rrjetet sociale është bërë virale një takim i ambasadorit të BE Soreca me një 17 vjeçare, gjimnaziste, e cila kur të rritet dëshiron të bëhet prokurore. Nuk është hera që të mitur dalin në diskurin publik me dëshirën për tu bërë prokurore. Është hera e parë që përdoren kalamaj për të mbështetur reformën në drejtësi.

Teknokat banale të piarit të delegacionit të BE në Tiranë kanë për qëllim të mbajnë me oksigjen artificial një narrativë të reformës në drejtësi që tashmë i ka dalë boja.Për dijeni të ambasadorit Soreca dhe ambasadorve të tjerë të BE që janë peng i narrativës së suksesit të reformës në drejtësi mjafton të shikojnë mbiemrat e 7 studentëve të rinj shkollës së Magjistratures 2021 dhe atësinë e tyre, për të parë se janë bijtë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar për korrupsion.

Përmes reformës së këtyre ambasadorëve, PS dhe struktura kriminale pas tyre po çimenton pushtetin në drejtësi për 40 vitet e ardhshme.

Ambasadori Soreca është diplomati më i dobët që ka sjellë shërbimi i Jashtëm i BE për Shqipërinë.

Nuk harrohen lehtë komunikimet elektronike private e miqësore të ambasadorit, aspak diplomatike dhe etike me kryeministrin Rama, av.Engjëll Agaçin dhe zv.ministrin Gent Cakajn.

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka humbur kredibilitetin e tij si ndërmjetës dhe arbitër në jetën publike shqiptare.

Ai duket se respektohet për kortezi nga opozita, për shkak të ofiqit dhe shihet si aleat i patundur nga qeveria Rama për të goditur opozitën.

Deklaratat e Sorecës në krah të Edi Ramës janë pa efekte as në politikë dhe as në publike.

Burimi : FAKTOR.AL