Provokatorë të neveritshëm, që erdhët në pushtet si mallkim për vendin tim

0
148

Marash Gilaj

Nëse shfletojmë fjalorë të filozofisë ose të gjuhës do të mësojmë se makiavelizmi është një doktrine politike, sipas së cilës, njeriu që e ndjek dhe e vë në jetë këtë teori, tregohet i paskrupullt, i pandalshëm para asnjë veprimi e mosveprimi, sado i ulët e i paligjshëm qoftë ai. Ai nuk përmbahet, nuk e vret ndergjegjia për asgjë të pandershme ose të padrejtë. E karakterizon djallëzia, pabesia, mospërfillja dhe nuk pyet për parime morale, fetare, as humane. Për makiavelistin, çdo mjet i përdorur është i lejueshëm. Mjafton të arrijë pikësynimet, siç është pushteti dhe suksesi, siç e kuptojnë heronjtë e së keqes, pasi sipas kësaj teorie, “qëllimi justifikon mjetet”. Kemi të bëjmë me një politikë pa parime, pa norma e nganjēherë komplotiste, që shkakton dëme të mëdha në një shoqëri të caktuar. Edhe një arrivist ka ngjashmëri me makiavelistin. Ai ka dëshirë dhe synon të ecë përpara në karrierë me çdo mjet e mënyrë. Deliri i madhështisë e bën ta mendojë veten si shpëtimtar të botës, por, në anën tjetër nuk e ka për gjë t’i vërë zjarrin kësaj bote për qellimet e veta kriminale.

Le ta konkretizojmë këtë me sjelljet, veprimet dhe mosveprimet e sektit të pseudorilindjes që mendon se di gjithçka, që drejton apo sundon popullin me këto metoda, në kundershtim me çdo ligj, kushtetutë të vendit të vet. Tashmë kanë kaluar gati dhjetë vjet, qëkur u shfaqen me një emër të ri, siç është Rilindja. Thua se duke ndërruar emrin, ndryshon AND – ja edhe vesi i trashëguar si me magji. Ne e dimë se këtë e kanë bërë disa herë, por kanë mbetur krejt të ngjashëm me etërit e tyre. Ata nuk e kanë për gjë të ndërrojnë edhe emrat e tyre apo gjininë, kur bëjnë ndonjë krim, me qellim që ta fshehin atë dhe t’i thonë drejtësisë se nuk jemi ata, që kanë kryer krime, pasi mungojnë edhe dy shkronja tek emri. Kaq e lehtë na qënka kjo?! Për të ardhur në pushtet duheshin bërë protesta të përgjakshme, tentative për të hyrë në kryeministri. Sipas ndonjë ithtari socialist, nuk ishte problem edhe po të vriteshin 13 000 persona. Rëndësi kishte të merrej pushteti me çdo çmim dhe pasi të merrej duhej mbajtur pa afat me çfarëdo mjeti e mënyre. Përveç kësaj, duheshin thirrur nën armë çdo lloj fëlliqësire: hora, kriminelë, përdhunues, të pasur që kishin mundësi të blinin vota dhe këta të gradoheshin kryebashkiakë, deputet, zyrtarë të çfarëdo niveli, sepse vetëm këta nuk pyesin për ligje, parime, norma as zakone. Një qellim tjetër djallëzor ishte edhe mundësia për t’i komanduar më lehtë përmes shantazhimit. Duhej t’u kujtohej herëpashere e t’u thuhej se po nuk zbatuat ato që duam ne, burgu ju pret, pasi ua dimë mirë të kaluarën tuaj. Dhe, vërtetë, ashtu ndodhi. Zyrëtarë, kryebashkiakë, deputetë dhe deri ministra u zbuluan nga opozita si të padënjë për postet që mbanin. “Ligji i dekriminalizimit “e vërteton më së miri këtë me emra e mbiemra. Nga ky model që po flasim ishin qindra. Edhe pse kanë kaluar rreth dhjetë vjet, ka tentativa që të mos hiqet dorë nga peshkimi i tyre. Kjo e bën edhe më alarmante nevojën për ta larguar një orë e më parë këtë qeveri kriminale.

Për ta pasur më të lehtë vënien në zbatim të makiavelizmit dhe arrivizmit me ndihmën e pakursyer të Sorosit e të birit, fillimisht, e përbindshmja rilindje, do të shkatërronte drejtësinë, gjoja se po e reformonte, që askush të mos kishte mundësi të ankohej për vite me radhë. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë do të zëvendsoheshim me ligjet, rregullat apo kodin e mafias. Prej kohësh, drejtësia u vërbua dhe u bë shurdhmemece. Kjo është drejtësia e re politike, selektive, ombrellë e korrupsionit, me disa gjyqtarë e prokurorë të kohës së Enverit. Kjo është drejtësi me regji që merret me gjueti shtrigash. Bëjnë sikur nuk e dinë se aty ku mbaron drejtësia, fillon tirania. Kjo lloj drejtësia ka marrë formën e asaj që thoshte Luigji i XIV para 200 vitesh: “Shteti jam unë.” E kur je shteti, je edhe ligji. Ky ishte njeriu që qëndroi në pushte 72 vjet. Siç duket, edhe i pari i katundit tonë, këtë rrugë po ndjek. Miqësia e çuditshmne me Vuçiçin dhe Erdoganin vërteton më së miri atë që po themi. Duke u afruar me këta, largohet me Kosovën dhe e dëmton atë. Ballkani i hapur alias Minishengeni nuk i vlen askujt përveç Serbisë dhe Putinit. Nuk duhet harruar se Putini e ka burgosur liderin e opozitës, ndersa Erdogani është atë rrugë. Kjo po ndodh edhe tek ne.

Që ky pushtet të mbahej në këmbë, duhej siguruar para e madhe, para e pistë, përmes drogës së mbjellur nga veriu në jug, e lejuar dhe e mbrojtur dhe e ndihmuar nga policia politike, ku përpunimi i saj bëhej në laboratorët e ngritur për këtë qëllim, me transport të siguruar nga toka , deti e ajri. Në anën tjetër, korrupsioni endemik e galopant do të siguronte para të tjera të bollshme për të blerë zgjedhjet, për të paguar punonjës të shtuar në çdo prag zgjedhjesh. Shtesa e tyre e kalonte dhe e kalon dyfishimin e normales. Këta duheshin për të shtuar votat. Por nuk mjaftonin këta. U shpikën patronazhishtët e tani së fundi edhe aktivistët. Një ushtri vëzhguesish, spiunësh e shantazhuesish të shitur e të blerë, pa moral e pa vlerë. Gjithçka e jashtëligjshme, maqkiaveliste e arriviste, që vlen për të mbajtur me dhëmbë pushtetin. Me këto veprime u pasurua edhe fjalori si: Shtëpi barit, Kolumbia e Europës, etj. Nuk bëhet fjalë më për zgjedhje të lira as të ndershme, pasi vota vidhet, shitet e blihet. Kemi punësime, asfalt e dekorime elektorale. Tentativat djallëzore për ta zhdukur opozitën , pluralizmin, demokracinë  që të instalohet monizmi i dytë. Bashkitë e sotme i kemi edhe tani moniste dhe synohet të mbeten të tilla. Shikoni si sillen gjykatat me vulën dhe simbolet e PD – së. Pasi e shtynë gjyqin qëllimisht deri në ditët e fundit, kur mbaron afati për t’u rregjistruar në zgjedhje, luajnë pingpong me kthime në shkallë të parë, kur nuk ka më kohë për t’u rregjistruar në këto votime, pasi nuk mund t’i quqjmë zgjedhje.

Krimi dhe bandat kanë vendosur kamerat e tyre në çdo qytet dhe kontrollojnë policinë, rivalët dhe shtetin e dorëzuar para bandave. Në shërbim të krimit dhe të oligarkëve, janë vënë PPP – të, inceneratorët, investiotorët strategjikë, amnistia fiskale, rrugët e florinjta bashkë me lojrat e fatit si fundi dhe fillimi i marrëzisë , prej të cilave nuk mund të ndaheni. Keni bërë e bëni gjithçka tjetër që ju dhe një grusht njerëzish të pasurohen, duke mos qënë asnjë ditë shërbëtorë të popullit, por vetëm agallarë. Ju keni bërë e bëni lobime e korruptime deri në SHBA që të dëmtoni opozitën, ta asgjësoni me njëmijë marifete me tipin e McGonigal. Pra, forca juaj ka lidhje me çdo krim. Ju erdhët në pushtet si mallkim për vendin tim.

Ju, gjithënjë, gjatë një dekade, keni ecur mbi skandale, duke shkelur me të dy këmbët mbi çdo ligj e Kushtetutë të këtij vendi. Keni shkatërruar shtetin ligjor dhe po nxisni vetëgjyqësinë. Kjo ka ndodhur, kur shëmbët Teatrin Kombëtar, kur parlamenti kishte 122 deputet, kur deshët të largonit Z. Ilir Meta nga detyra si president, kur përdore autoritetin e dosjeve që ta largoje nga politika, kur shkele ligjin amerikan me foton e famshme, kur nxit shpopullimin e vendit duke vrarë shpresat e rinisë, të popullit mbarë, largimin e profesionistëve, të trurit të kombit, sikur të ishim në një luftë të vërtetë, kur sajove ligjin antishpifje, luftën ndaj mediave, gjobat që u vë, denigrimin e gazetarëve për t’u mbyllur gojën e shumë e shumë të tjera, ti vetëm ligjin nuk e përfill fare, për të na treguar se shteti je ti. Pasi të mbarosh punë me 21 Janarin, Gërdecin e ndonjë çështje tjetër shif mos gjen ndonjë faj tek Skenderbeu, që t’i heqësh meritat dhe t’ia kalosh vetes. Propaganda juaj gebelsiane dhe hipokrizia makbethiane, protagonizmi dhe të gjitha veset tjera, për popullin kanë sjellë ditët më të zeza, ndersa ju keni siguruar për vete pasuri për pesë breza. Jeni mësuar të mos mbani përgjegjësi as të mos jepni llogari. Provokator i neveritshëm. Mungon transparenca. Vetëm arrogancë e bullizëm, o shakaxhi i përparimit! I lëshuat satelitët, por s’na keni thënë asnjë fjalë se çfarë kanë zbuluar ata në vend të verbërisë tuaj. Uluni bré me këmbë në tokë. Boll keni fluturuar me presh…