Pirro Dhima për mediat helene: Si u “arratisa” nga Shqipëria, grekët më sollën pasaportën me avion

0
235

Pas vdekjes së nënës peshëngritësi Pirro Dhima ka dhënë një intervistë për mediat greke ka rrëfyer vështirësitë për të mbërritur deri në majën e Olimpit. Taksia nga Tirana, pasaporta me shoferin e Mitsotakis dhe vështirësitë e përhershme në çdo medalje olimpike.

Pirro, atleti më i suksesshëm në historinë greke me katër medalje olimpike (3 ari, një bronz), 6 medalje ari në kampionatet botërore dhe tre në Europian (një total prej 26 medaljesh në të gjitha garat) me disa rekordeve botërore zbuloi kujtimet.

Ardhja e tij në Greqi ndodhi në 7 shkurt 1991 dhe ishte aventureske. Dhe kjo, sepse nisi në 1 të mëngjesit nga Tirana me një taksi, për të mbërritur në Athinë pas rreth 14 orësh.

“Ishte shkurt i ’91 kur hipa në një taksi për të ardhur nga Tirana në Athinë. Isha gati të fluturoja, por fluturimi u anulua. Mora një taksi për në Kakavi dhe prej andej një taksi tjetër për të arritur në Athinë.

Kur erdhën prindërit e mi, morëm apartamentin në Solonos, gjysmë bodrum” kujton Pirro Dhima

Edhe kur mbërriti në Greqi, derisa hipi në aeroplan për në Barcelonë, Lojërat Olimpike nuk e dinte nëse do të ishte në gjendje të garonte. Kjo sepse ai mori pasaportën në minutën e fundit. Dhe në një mënyrë që është ngulitur fort në kujtesën e tij. “Për të qenë në gjendje të garoja në Barcelonë, së pari më duhej të kualifikohesha. Federata e Shqipërisë më kishte dhënë leje për t’u transferuar në Greqi.

Unë shkova të konkurroja me një pasaportë diplomatike dhe mora kualifikimin. Por unë e mora pasaportën në minutën e fundit. Pak para se të hipja në aeroplan, shoferi i Mitsotakis ma solli atë” rrëfen ai.

“Shkova në Barcelonë për një medalje, por nuk e dija se çfarë ngjyre do të ishte. Mbaj mend që kamerat erdhën në aeroport dhe kur erdhën për të më pyetur për qëllimet e mia, u thashë se po shkoja për medalje ari. Më në fund fitova medaljen e parë.

Ashtu si e fundit, ato janë më të rëndësishmet në karrierën time” tregon ai. “Kur u kthyem në Athinë ishte vërtet e paparë. Moment jashtëzakonisht i madh” tregon ai.

Kujtojmë se Lefterie Dhima nëna e Pirros u përcoll para disa ditësh për në banesën e fundit. I pranishëm ishte edhe Piroo Dhima, i cili u pa i përlotur pranë varrit të së ndjerës. Ajo u gjet nga fqinjët e saj e pajetë në Himarë, pasi jetonte vetëm.BURIMI: STARTNEWS.AL