Piktori i sigurimit/ A ka kuptim akuza ndaj Ramës?

0
269

I vendosur nën sulmin e orkestruar nga mazhoranca, e cila e akuzon se gjatë kohës së komunizmit ka denoncuar shokun e tij të fakultetit, ish presidenti Meta, i është përgjigjur Edi Ramës me të njëjtën monedhë. Ai ka publikuar në Facebook disa karikatura të vitit 1983 (fotot lart), që mbajnë nënshkrimin e Ramës dhe të cilat ai i ka përgatitur për ish revistën e sigurimit të shtetit, “Në shërbim të popullit”. “Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta”, shkruajti Meta.

Qëllimi i mesazhit qe i qartë: Edi Rama është i përzier keq me regjimin e shkuar. Dhe siç ndodh rëndom për ta çuar deri në skaj parabolën e Metës, bëri një shënim edhe sekretari i përgjithshëm i partisë së tij, Tedi Blushi. Akuza, e formuluar në formë pyetjesh është e njëjtë, i riu Edi Rama ka bashkëpunuar me syrin vigjilent të partisë. “A je paguar nga sigurimi dhe kush ta rregulloi të punoje për të” pyet ai.

Më tej Blushi i bën jehonë edhe një akuze që është ricikluar disa herë, asaj se Edi Rama ka hartuar një raport për sigurimin e shtetit në nëntor të vitit 1988, atëhere kur ai ka shërbyer si shoqërues i skuadrës italiane të basketbollit, Scavolini e cila kishte ardhur të luante kundër Partizanit. Ky raport nuk ka dalë kurrë në dritë dhe vërtetësia e tij nuk është e provuar, por ata që e përmendin atë pretendojnë se informacionet e Ramës, drejtori i sigurimit Zef Loka i ka shpënë deri tek eprorët e tij, ministri i brendëshëm Hekuran Isai dhe kryeministri Adil Çarçani.

Pra fabula është e qartë, ashtu siç ndodh rëndom në këtë vend: Meta sulmohet si spiun, ai i kundërpërgjigjet Ramës se është vetë i tillë.

Por, në fakt, kjo nuk duket se është mënyra më e mirë për tu marrë me shefin aktual të qeverisë. E keqja e Edi Ramës nuk është as se ka marrë ndonjë honorar për të botuar karikatura në revistën e sigurimit, as se ka pasur më tepër mundësi se të tjetrët për të shoqëruar skuadrën e Scavolinit, duke përpiluar raportin e domosdoshëm që bënin atë kohë të gjithë. Akuza të tilla si “nipi i Spiro Kolekës”, djali i Kristaqit që ka firmosur dënimin me vdekje të poetit Avzi Nela”, nuk janë sinjifikative për ata që kërkojnë një beteje permanente me të. Sepse mëkati real i Edi Ramës nuk qëndron në të shkuarën e tij, por në faktin se metoda të asaj të shkuare do ti ringjallë sot.

Mjafton të lexosh shënimin e gjatë në Facebook që bëri kundër spiunit I.M. për të kuptuar se ai qëndron në krye të një shteti autokratik që ka përdhosur çdo institucion të pavarur.

Ai ndonëse thotë se as nuk ka komunikuar me autoritetin e dosjeve, as e nuk e di se ç’fshehin ato, flet me sigurinë e njeriut që është në brendësi të asaj që është përgatitur. Përndryshe asnjë, kryeministër, sado grafoman qoftë, nuk do të merrte guximin të shprehej kaq gjatë, për një temë që nuk e zotëronte. Së dyti, po të lexosh tekstin e Ramës e kupton me lehtësi se kush ka qenë suportuesi i asaj makinerie që ngriti një fortunë në gotë. Ai shpjegon “tronditjen e thellë” prej bibe të Lindita Nikollës, pathosin e atyre deputeteve laraska që vunë kujën dhe të gjitha mediat e financuara nga regjimi që mbajtën të njëjtën linjë që në letër Rama e shpallli se ishte e tija. Së treti në tekst Rama thotë se kjo çështje nuk duhet politizuar dhe se kryetarja e autoritetit të dosjeve është njeri pranë Metës, duke “harruar” se ajo është shumë pranë Erion Veliajt, i cili ditët e fundit është vënë në qendër të akuzave për skandalin e inceneratorëve nga partia e ish presidentit.

Pra Rama manipulon dhe bllofon pasi ai është vetë në krye të këtij legjoni mercenarësh. Një ditë pasi Ilir Meta rikthehet në politikën aktive, me një email anonim, autoriteti i dosjeve vihet në lëvizje me urgjencë, Lindita Nikolli ndihet e tmerruar dhe thërret forcat politike, përgatitet me urgjencë ndryshimi i ligjit dhe si me komandë ushtria mediatike futet në llogore.

A ka ilustrim më të fortë se ky për të përshkruar një shtet autokratik? Edhe sikur spiuni I.M. të jetë vërtet ish presidenti Ilir Meta, kjo nuk e fsheh dot aspak, fytyrën e një shteti me parlament kullull e me institucione leckë, që i nënshtrohet tekave personale të Edi Ramës.

Ky është konkluzioni i errët i kësaj fabule me spiunë: asgjesimi i ditëpërditshëm i demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Prandaj Edi Rama duhet kundërshtuar për atë që po bën sot në krye të vendit dhe jo për karikaturat që bënte dikur si i biri i Kristaqit.

 

Edi Rama: Sigurimi i Shtetit, Shteti demokratik dhe shtetasi me inicialet I.M

Nga Edi Rama

A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pikërisht ish-presidenti, ish-kryekuvendari, ish-kryeministri dhe ish-dhjetoristi i shfaqur mes studentëve, në takimin me Ramiz Alinë?

Kështu mendon siç duket Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në krye të të cilit qëndron sot e gjithë ditën zonja Genta Sula. Emrin e zonjës Sula e kam dëgjuar për herë të parë pikërisht nga ish-kryetari i ish-LSI. Si bashkëkryetar asokohe i koalicionit PS-LSI, ai më pyet një ditë: “E njeh këtë Genta Sulën?”. “Jo!”. “Aaa, duhet ta njohësh! Genta është grua e rrallë, me integritet, e mençur, e zonja shumë, ta çojmë zv.ministre atje tek Veliaj?”. “Patjetër!”. Dhe më vonë, kur duhej zgjedhur drejtuesi i Autoritetit të sapokrijuar të Dosjeve: “Ore ça opinioni ke krijuar për atë Genta Sulën?”. “Dëgjoj fjalë të mira, nuk e njoh nga afër!”. “Bëhen kto emërimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta çojmë Gentën atje se këta të përndjekurit e ke parasysh… Nuk mbushin mirë!”. “Dakord!”. “Le të merret Baba Taku me Gentën e me ato punë e ke parasysh?!..”. Kështu, me propozim të atij vetë dhe falë një CV-je realisht serioze, Genta Sula u bë kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës.

Nga Edi Rama

A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pikërisht ish-presidenti, ish-kryekuvendari, ish-kryeministri dhe ish-dhjetoristi i shfaqur mes studentëve, në takimin me Ramiz Alinë?

Kështu mendon siç duket Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në krye të të cilit qëndron sot e gjithë ditën zonja Genta Sula. Emrin e zonjës Sula e kam dëgjuar për herë të parë pikërisht nga ish-kryetari i ish-LSI. Si bashkëkryetar asokohe i koalicionit PS-LSI, ai më pyet një ditë: “E njeh këtë Genta Sulën?”. “Jo!”. “Aaa, duhet ta njohësh! Genta është grua e rrallë, me integritet, e mençur, e zonja shumë, ta çojmë zv.ministre atje tek Veliaj?”. “Patjetër!”. Dhe më vonë, kur duhej zgjedhur drejtuesi i Autoritetit të sapokrijuar të Dosjeve: “Ore ça opinioni ke krijuar për atë Genta Sulën?”. “Dëgjoj fjalë të mira, nuk e njoh nga afër!”. “Bëhen kto emërimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta çojmë Gentën atje se këta të përndjekurit e ke parasysh… Nuk mbushin mirë!”. “Dakord!”. “Le të merret Baba Taku me Gentën e me ato punë e ke parasysh?!..”. Kështu, me propozim të atij vetë dhe falë një CV-je realisht serioze, Genta Sula u bë kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës.

Zbulimi i spiunit “I.M” si liçencë për grabitje

Kronikat e verës kanë qenë të mbushura me lajme pesimiste për të gjithë kundërshtarët e regjimit.
Sali Berishës iu konfirmua një “non grata” e dytë që përforcon edhe më idenë se ekziston një front përtej SHBA, që kërkon izolimin e tij. Kjo e renditi aleatin më të sigurtë të amerikanëve në Evropë, Britaninë e Madhe, në të njëjtën linjë me vendimin e Uashingtonit, një vit më parë.

Sapo doli nga presidenca, Ilir Meta, nuk u shpall i padëshëruar nga perendimorët por, i preferuari i sigurimit të shtetit. Ne mediat pro qeveritare u pompua lajmi i zubulimit të dosjes agjenturore të ish kreut të shtetit, që çuditërisht përkoi me ditën e tij të rikthimit në politikën aktive. Pra, sipas komenteve, i gjithë aktiviteti i 30 vjeçar i tij edhe si kryeministër edhe si kryetar kuvendi edhe si president ka qenë i shënjuar nga kjo njollë, që doli në sipërfaqe tani.
Sikur mos mjaftonin akuzat klishe për “Like floririn”, “njeriun më bllok” dhe “shkelësin recidivist të kushtetutës”, Meta duhej shpallur edhe spiun.

Po ti shtosh këtyre edhe titujt se opozita u shfaq e përçarë në ceremoninë e betimit të Bajram Begajt, apo se pikërisht ngaqë ishte e tillë, ajo nuk qe prezent në festën e hapjes së negociatave, të krijohet ideja se Rama po sundon i pashqetësuar, me kundërshtarë të damkosur moralisht, të telendisur politikisht dhe të pa rrezikshëm për ti cënuar pushtetin.

Një pjesë e opozitës profesioniste ka tendencën të japë justifikime të copëzuara, shpesh të frymëzuara nga teori konspirative dhe shpesh të argumentuara me kulisa meskine, për të gjithë këto akuza.

Në fakt, çështja është më e komplikuar dhe duhet parë si një tërësi. Pak rëndësi ka nëse pas non gratës së parë për Salin Berishën qëndoron lobimi i Xhorxh Sorosit, apo dikush tjetër. Nuk ka pikë vlere nëse goditja nga Londra erdhi si pasojë e pagesëve të rrejtit okult të Toni Bler, apo kjo është thjeshtë një fantazi. Nuk ndryshon asgjë nëse të ‘kaluarën e fshehtë të Ilir Metës” e zbuloi pendesa e një ish hierarku të sigurimit, apo ajo përbën një nga truqet e radhës që prodhojnë me shumicë institucionet e vendeve autokratike.

E vërteta e thjeshtë është se kemi arritur në një pikë ku pushteti e ka ndërtuar në perfeksion makinerinë e denigrimit dhe asgjesimit të opozitës. Pjesë e saj mund të jenë ambasadorë që luajnë për interesa gjeopolitike të çastit, apo lobistë që paguhen me paratë e popullit më të varfër të kontinentit, “institucione të pavarura”, apo thjeshtë gazetarë që figurojnë në borderotë e koncesioneve, por një gjë është e qartë: ata mund të identifikohen fare lehtë.

Kushdo që merret me non gratën dhe nuk sheh vjedhjet e kryeministrit aktual, kushdo që zbulon agjentin Meta, por nuk ndjen dot atmoserën e pushtetit që mbahet në këmbë me banda, kush vë gishtin mbi mëkatet e opozitës, por ‘harron” inceneratorët, rrugët e florinjta, rilindasit e shndërruar në investitore strategjikë, hashashin, kokainën dhe paratë e tyre që pastrohen në kullat e Tiranës, ky pra, cilido qoftë, është një mercenar i kësaj makinerie propagande. Ndërkombëtarë apo shqiptarë, ata janë rogëtarë të saj dhe punojnë për forcimin e pushtetit personal të Edi Ramës.

Të pohosh këtë nuk do të thotë se ke amnistuar në mënyrë atutomatike opozitën. Ajo ka mëkatet e saj që fillojnë nga prijësit e vjetër, nga mungesa e një alternative të besueshme e deri tek telendisja e stërgjatur vëllavrasëse. Sikur zgjedhjet të ribëheshin sërish sot, falë bandave që ka në dispozicion për të kërcënuar dhe milionave që përdor për të blerë, Rama do të merrte në kutitë e votimit rezultatin që do të shkruante vetë me dorën e tij.

Po atëhere lind pyetja: pse gjithë ky investim i shfrenuar anti opozitar, kur as partia me emër të ri e Ilirit, as ajo me sigël të kontestuar e Saliut, nuk përbëjnë ndonjë rrezik për rrëzimin e këtij pushteti?
Përgjigjja është e thjeshtë: Rama nuk diskuton më qëndrimin në karrige, ai ka kaluar tani në një fazë tjetër, që do të grabisë i pa shqetësuar.

Dhe ndonëse, Berisha-Meta, si binomi i ri në krye të opozitës, janë shumë larg së qeni një alternativë reale për pushtet, duke bërë një opozitë të fortë dhe pa kompromis, ndryshe nga ajo e Bashës, ata do të nxirrnin në rrugë këdo që është i pakënaqur nga rritja galopante e kostos së jetesës, nga fluturimi i çmimit të karburantit, vajit apo bukës.

Pra çdo aferë e re, do të përbënte një shkak, që ata të cilët ndiheshin të vjedhur, të dilnin në bulevard dhe të kërkonin me dhunë atë që po ua rrëmbenin me ligj.

Pikërisht, frika se Meta dhe Berisha, për interesat e tyre, mund të bëhen katalizatorët e zemërimit të njerëzve, që deri më tani janë grabitur në heshtje, është ankthi që mundon sot Edi Ramën. Për këtë ai ka vënë në lëvizje, me gjithë fuqinë e vet, makinerinë shqiptaro- ndërkombëtare, që punon për të penguar fuzionimin e qytetarëve të pakënaqur me liderët aktualë të opozitës.

Sa herë dëgjohet një ndërkombëtar i shqetësuar për korrupsionin e Berishës para një dekade duke harruar këtë të sotmin, apo një shqiptar që rrëfen se çka bërë Ilir Meta në shekullin e shkuar, ata duhen trajtuar si lakej të pushtetit. Rezultati i angazhimit të tyre është i lexueshëm, jo vetëm ta mbajnë pagatorin e tyre në fron, por dhe ti krijojnë mundësinë të rrëmbejë gjithçka, pa dhënë askund llogari.

Prandaj, duhet të jemi të qartë se sa herë ata flasin, këtë nuk e bëjnë pasi ëndërrojnë një PD apo PL më të vyrtytshme, por ngaqë duan ti pengojnë qytetarët të përdorin si mburojë ndaj regjimit, opozitën që u ka rënë për pjesë.