Përparim Rama: Do të jem kryetar i të gjithëve

0
280

Ardita Zeqiri

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Përparim Rama, është deklaruar pas rezultateve të KQZ-së të cilat e nxjerrin atë favorit për fitore.

“Të dashur prishtinas në qytet e në çdo fshat, në secilën vizitë e takim më keni dhuruar emocione dhe energji për të vazhduar. Emocionin  e kësaj fitoreje nuk mundem ta përshkruaj më fjalë, kjo është  fitorja e secilit banor pa dallime, vota juaj sot tregon se jemi të emancipuar për të dashur më të mirën për vendin tonë e për njëri tjetrin”, ka thënë Rama.

Rama tha se do ta marr përsipër përgjegjësinë e të qenit kryetar i kryeqytetit dhe falëndëroi qytetarët që besuan në të.“Unë Përparim Rama, kryetar i komunës së Prishtinës, zotohem se do jem kryetar i të gjithëve, jeni një mori njerëzish që më besuat  e më ndihmuat në këtë fushatë, por në veçanti do falënderoni më të dashurën time Kristalen e cila do jetë banorja  më e re e Prishtinës, që për 6 muaj mbeti kujdestaria e vetme e fëmijëve sepse besoi tek unë”, ka thënë Rama.