Paulinë Pepgjonaj, ndër të parat pishtare të arsimit që ndezi flakadanin e diturisë në Ulqin , Krajë e Malësi

0
319

Gjeke Gjonaj

“Me rastin e 95 – vjetorit të lindjes”

Mësuesem  njohur nga Shestani Paulinë Pepgjonaj e kam njohur që kur isha në

Gjimnazin e Tuzit. Prej atëherë kisha dëgjuar fjalë  të mira  për këtë shestaneshë e cila ua

çeli shqiptarëve rrugën e dritës dhe diturisë nga koleget dhe koleget e saj, sikurse edhe

nga prindërit në Malësi. Më vonë e kam takuar dhe e kam vizituar disa herë në

shtëpinë e saj ne Ulqin. Takimi im i fundit me këtë mesuese 82 vjecare e cila misionin e

saj e kreu me dashurinë dhe përkushtimin më të madh të mundshem ishte më 15

qershor 2009 ne shoqërim të Prof.Dr. Simë  Gjon Dobrecit. Mësusesja Paulinë na u gëzua

shumë dhe shprehi kënaqësinë që e kemi kujtuar, sepse sië na tha prej se ka dalë në

pension e kanë harruar të gjithë dhe i vjen keq që puna e saj shumëvjecare ne

edukimin dhe arsimimin e shqiptarëve pak vlerësohet në Mal të Zi. E gjetëm dhe e

lamë të vetmuar pa asnjë njeri në shtëpi, larg zhurmës së qytetit, në fshatin e lindjes në

Braticë të Ulqinit  ku ajo vazhdon të jetojë jetën e saj fisnike.

Paulinë Pepgjonaj u lindi më 1927 në fsahatin Braticë. Prinëdrit e saj babi  Pjetër  dhe nëna Dilë  qëndruan një kohë në Tiranë, ku , siç thotë ajo, kreu shkollën fillore dhe të

mesme në gjuhën italiane, ndërsa Shkollën Normale në Shkup në gjuhën shqipe në vitin

  1. Sapo u diplomua për mësuese, thotë Paulina, kthehet në vendlindje dhe fillon

 

punën me nxënës në shkollën e sotme Fillore “Boshko Strugar” në Ulqin. “Në këtë

shkollë kam punuar 10 vjet. Prej mësueseve femra para meje këtu ka punuar kroatja

Antonie Markoviq, e cila i mësonte shqiptarët në gjuhën e tyre amtare. Pas Ulqinit kam

punuar në Ostros të Krajës 5 vjet, prej nga kaloj në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në

Tuz , ku kam punuar deri në pension. Fillimet e mia si mësuese kanë qenë të

kënaqshme. Nxënësit e mi kanë qenë të rritshëm dhe të mrekullueshëm. Disa nga ata

kanë qenë dy vjet më të moshuar se unë. Vitin e parë të punës sime me nxënës në Ulqin

nuk kishte asnjë femër, kurse ato filluan të ndjekin shkollimin viteve tjera , por në

numër të vogël. Nxënësit e klasave  të ulëta mësonin lëndën e matematikës, gjuhën

shqipe, historinë gjeografinë e lëndë të tjera, por jo si sot. Këto lëndë mësoheshin

sipërfaqësisht, krejt pak. Tekstet shkollore ishin të vjetra . Mungonin mjetet mësimore

dhe didaktike. Nuk kishin plane e programe mësimore. Orën e organizonim vetë.

Rëndësi më të madhe i kushtonim bukurshkrimit dhe punës me dorë si për shembull

rrobaqepësisë. Puna jonë kontrollohej nga inspektorët e arsimit.” rrëfen Paulina.

Mesuesja Paulinë është ndër të parat shqiptare në Mal të Zi e cila për 40 vjet radhazi

ua çeli nxënësve shqiptarë rrugën e dritës dhe të diturisë. Ajo ka kontribuar aq shumë në

shkollimin dhe edukimin e shqiptarëve në Ulqin, Anë të Malit, Krajë e Malësi saqë

meriton përkujdesje dhe respekt shumë më të madh nga shoqëria. Kjo mësuese

është emër i njohur në fushën e arsimit shqip në trevat etnike shqiptare në Mal të Zi.

Edhe pse në kohën e mësimdhënies së saj gëzonte autoritet , ajo sot është e harruar, siç

janë harruar shpesh edhe shumë njerëz të kulturës dhe arsimit në këto treva.

Ajo edhe kur udhëtonte këmbë katër orë në ditë në acarin e dimrit të atyre maleve të

egra për të arritur në shkollën e Krajës rrezatonte të njëjtën krenari e dinjitet. Në të

parë as pas tragjedisë së madhe familjare, kur i vdiq Vinkoja, djali i saj i vetëm, në

moshë të re, nuk u ligështua kurrë, duke e mposhtur me dinjitet dhimbjen e hidhërimin

e saj që ia ka lënduar rëndë zemrën dhe shpirtin. Prandaj të gjithë nxënësit dhe kolegët

sot nuk kanë sesi të mos thonë: “ Nderim dhe respekt për detyrën e shenjtë të

mësueses. Nderim vuajtjeve të tua, o mësuesja jonë e dashur! Ti hape horizonte të reja

në arsimin kombëtar.”

Të gjithë ata që e kane njohur mësuesen Paulinë thonë se kishte një përgatitje

profesionale, se ishte e pajisur me një kulturë të shëndoshë, se ishte e palodhshme në

punë , e dashur me nxënës kolegë e prindër, entuziaste dhe pedagoge e mirë. Dhe

pikërisht ky mision i rëndësishëm u është ngarkuar mësuesve, pra edhe Paulinës.

“ Po, unë dhe kolegët e mi bëmë ç’ishte e mundur jo vetëm për të mësuar , por edhe për të edukuar rininë tonë shqiptare, sepse ishim të bindur se ajo është shpresa e të ardhmes

tonë”, na tha Paulina.

Ajo në vazhdim të bisedës shpalos përshtypjet, mbresat dhe kujtimet e saj gjatë punës në

Ostros dhe në Tuz. Ajo që duhet veçuar nga kujtimet e saj gjithsesi është pasioni dhe

dashuria për nxënës dhe prindër. “ Për me qenë mësues i mirë duhet me i dashtë jo

vetëm nxënësit por edhe prindërit. Nëse nuk vendos raporte të mira me prindër nuk

mundesh të kesh sukses me nxënës. Nxënësi mëson më mirë dhe është më i sjellshëm

 

kur e di se ke raporte të mira me prindërit e tij. E prishe punën me prindër, e ke prish

edhe me nxënës”, pohoi Paulina, duke shtuar se kurrë nuk ka ndier lodhje me nxënës ,

por me padurim priste të kalojë fundjava për t’u takuar sërish me ta.

Mësuesja Palulinë gjatë punës në Malësi, respektivisht në Tuz shprehet: “ Malësorët

janë aq njerëz të mirë saqë nuk mund ta besosh. Fjala e tyre ka qenë e besueshme . Ajo

për ta ka qenë ligj, e shenjtë dhe kurrë s’ka mund të ndryshojë. Karakteristikë tjetër e

tyre ka qenë edhe burrëria”.

Ndërkohë, edhe nxënësit e kujtojnë me dashamirësi mësuesen e tyre të dashur. “

Përpara nesh fuqishëm na tërhiqte fytyra e mësueses Paulinë Pepgjonaj. Ajo përherë

ishte e buzëqeshur , kurse fjala e saj gjithmonë e ngrohtë. Na mësoi me aq dashuri saqë

nuk pati forcë sado e egër që ta ndalë rrugëtimin tonë drejt shtigjeve të dritës. Sepse

fytyra e saj e njomë , e bukur, fjala e saj e fuqishme e plot dashuri ndaj vlerave morale

të njeriut na tërhiqte me shkëlqimin e vet rrezatues , siç i tërhiqte dikur ai fanari i

Aleksandrisë së lashtë anijet e shtegtarëve që përplaseshin mbi valët e detit të trazuar”,

shprehen ish-nxënësit e saj.

E ndiera mësuesja veterane, Paulinë Pepgjonaj do mbahet mend ndër breza nxënësish,

për aftësinë, urtësinë, intelektin, komunikimin e mirëfilltë me nxënës dhe tiparet e larta

ndërnjerëzore e ndërkolegiale.

Shestani duhet të mburret me këtë bijë të vetën , sepse ajo gjithmonë , madje edhe atëherë e vetmuar pa askënd në shtëpi, me përjashtim të vizitës së herëpashershme të vajzës Vera nga Gjermania dhe mbesës Daniela nga Tuzi , nuk u përkul kurrë, por qëndroi gjithnjë e palëkundur në misionin e saj të shenjtë dhe shkëlqeu përherë si një meteor.