Padia për gjenocid ndaj Serbisë| Palmer: Duhen argumente nga ana e Kosovës

0
352

I dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar se Kosova duhet të ketë argumente para se të padisë Serbinë për gjenocid.

“Ne dëshirojmë që Kosova dhe Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga BE, të përparojnë dhe të krijojnë mundësi për raporte më normale”, tha Palmer në një intervistë për RTV 21.

Për zyrtarin e lartë, Kosova dhe Serbia duhet të fokusohen te e ardhmja e jo tek e kaluara.

“Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës. Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës, por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën.

Është e rëndësishme që të gjenden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyra për të bërë përparim. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjykatë, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që t’i përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë”, u shpreh Palmer.
Matthew Palmer thotë se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë më konkretë në realizimin e objektivave faktor.al