Një udhetim i pazakontë

0
498

Kjo pamje është e një momenti historik, dhe ndoshta udhëtimi më i pazakontë që ka ndodhë ndonjëherë, është realizuar në vitin 1903. Në të paraqiten Presidenti Theodore Roosevelt dhe natyralisti i famshëm, John Muir, në Parkun Kombëtar Yosemite. Një filozof mjedisor dhe një mbrojtës i ruajtjes së pyjeve në SHBA, John Muir ishte përgjegjës për krijimin e Parkut Kombëtar Sequoia dhe Parkut Kombëtar Yosemite. Ky takim ishte historik pasi ndryshoi politikën e qeverisë për tokën dhe burimet dhe ndikoi në programin e konservimit në shkallë të gjerë. Në fakt, termi “ruajtje” hyri në përdorim si rezultat i këtij takimi të veçantë.

RUSH DRAGU