NJË KUJTESË E VOGËL PËR 102 VJETORIN E KONGRESIT TË LUSHNJËS

0
289

NGA NDUE  BACAJ

102 Vite më parë, me 31 janar 1920 do të mbyllte me sukses punimet Kongresi i Lushnjës.  Ajo mbledhje historike që në e njohim me emrin Kongresi i Lushnjes, kishte filluar me datën 21 janar në  shtepinë e Kase  Fuges,  në qytetin e Lushnjes. Ky kongres do të bënte  të mundur që të rilindë shteti shqiptar. E themi rilindë pasi veçanarisht pas vitit 1914 deri në ketë ditë të vitit 1920 , shteti shqiptar  më shumë ishte një “ënderr” se realitet , dhe Shqiperia qeverisej ende sipas krahinave , klaneve dhe tarafeve… Ku mbi të gjitha spikaste e ashtuquajtura Qeveri e Durrësit nën kryesinë e Esat Pash Toptanit , që u mundua të pengojnë zhvillimin e kongresit të Lushnjes. Në fakt pergatitja e Kongresit të Lushnjes  kishte filluar që një vit më parë , kur ishte krijuar edhe një komision i cili me daten 31 dhjetor 1919 kishte formuluar thirrjen dhe programin që u dergua në të gjitha bashkitë e vendit , duke shpallur  si qellim kryesor  “Sigurimin e Bashkimit Kombëtar”. Në Lushnje vlen të kujtohet se  autoritetet bashkiake , të nënprefekturës dhe komandanti i xhandermarisë ishin në mbeshtetje të kongresit… Kongresi i Lushnjes sipas projektit filloi me daten 21 janar  me praninë e 51 delegatëve thuajse nga të gjitha krahinat e Shqiperisë, dhe perfundoi me 31 janar (1920).. Delegatët e kongresit sipas prefekturave ishin:

Prefektura Shkodër: Ejup Sabri Bushati, Hoxha Kadri, Mati Logoreci, Ndoc Çoba, Rexhep ShalaXhemal Naibi.

Malësia e Gjakovës…: Hasan Batusha, Xhemal bej Bushati.  

Prefektura Dibër: Ahmet ZoguDine Dema, Dine Nasuh Maqellara, Ramiz Daçi. 

Prefektura Durrës: Abdi bej ToptaniIrfan OhriMytesim KëlliçiRexhep Jella, Shezivar Alltuni, Xhaferr Ypi.

Prefektura Elbasan: Aqif pashë ElbasaniAdem Gjinishi, Asllan Shahini, Filip Papajani, Kasem SejdiniQazim Dyrmishi, Sali Ceka.

Prefektura Korçë: Beqir Rusi, Eshref Frashëri, Ferid Frashëri, Gjokë Ndini Gusho, Idhomen Kosturi, Koço Kota, Sali Butka, Selaudin Blloshmi.

Prefektura Berat: Bektash Cakrani, Hysen Nikolica, Iliaz Vrioni, Kamber Belishova, Llambi Goxhomani, Llazar Bozo, Spiro Popa, Sheh Ibrahim Karbunara.

Prefektura Vlorë: Dhimitër Qypi, Myqerem HamzarajQazim Kokoshi, Ymer Ali Radhima.

Prefektura Gjirokastër: Ali Këlcyra, Ali Kumbaro, Arshi Shehu, Dervish Seit Grosha, Kasem Radovicka, Kiço Koçi, Rasim Babameto, Shezai Çomo, Spiro Kosova, Veli Harshova.

Diaspora: Sotir Peçi.

Është interesant se mbajtjen e kongresit  e perkrahu  Britania e Madhe, dhe e kundershtonte Italia.. Kongresi zgjodhi  kryesinë e vet ; një qeveri emergjence me kryetar Sulejman Delvinen  dhe këshillin e naltë me katër antarë i cili ishte edhe organi më i lartë i shtetit me perbërje : Aqif Pash Biçakçiu , Luigj  Bumçi , Mihal Turtulli  dhe Abdi Toptani. Hyrja e këtij Keshilli të Naltë në Tiranë  me 11 shkurt 1920,  bëri që Tirana (edhe pse “rastesisht”) të filloi jeten si Kryeqytet i Shqiperisë. Autoritetet shtetrore të dalura nga Kongresi i Lushnjes  kishin perpara një seri detyrash të rëndësishme , por mbi të gjitha spikaste ruajtja e tërsisë së trojeve shqiptare (të pakten të atyre të njohura në vitin 1913), që konsistonte në dy fronte : Në frontin diplomatik që kishte filluar me konferencen e paqës në Paris , dhe në frontin e luftës per çlirimin dhe mbrojtjen e disa krahinave të Shqiperisë (nga jugu  në veri ), nga  pushtuesit Italian (Lufta e Vlorës), shovenet  grek dhe serbo-malazezet fqinjë. Një nga organizimet ushtarake në mbrojtje të trojeve shqiptare , dhe të drejtuara nga kjo qeveri mbarë-kombëtare ka qënë edhe lufta  mbrojtese e Shkodrës, Malesisë e më gjërë nga shovenet Serbo-Malazez që në histori njihet si “LUFTA E KOPLIKUT”…në organizimin e të cilës kishin marrë pjesë edhe ministri i Brendeshem i qeverisë së dalur nga kongresi i Lushnjes Ahmet Zogu me patriotin Bajram Begu (Curri) etjerë… Si dhe luftën e Dibrës kundër ushtrive serbe. Kjo “inisiativë” e qeverisë të dalur nga Kongresi i Lushnjes vuri para faktit të kryer , konferencen e Parisit , e cila duke  parë vullnetin dhe organizimin ushtarak të Shqiptarëve me në krye malësorët e shkodranët e më gjërë (falë edhe presidentit të SHBA Uillson…) u detyrua të mos zbatojnë vendimet famëkqia të traktatit të fshehtë të Londrës  (prill 1915) , si dhe rekomandimet e mashtrimet  ogurzeza të fuqive europiane me “kokë  të perdredhur” nga Moska.. Pra me një “fjalë” Kongresi i Lushnjes çimentoj në perjetësi themelet e kollonave vertebrale të “ngrehines” që sot e quajmë Shqiperia “londineze”, ndersa nesër me të drejten e Zotit Shqiperia Etnike , ose per ata që ende “tremben” Shqiperia Natyrale… Këtë mendim ma forcon edhe vetë Europa e “re”, BE-ja , që ka në themel bashkimin e jo ndarjen…

Shqipëri, me 31 janar 2022