Nga punimet në Asamblenë e PS-së

0
332

Kryeministri Rama shpalli sot emrat e ministrave të rinj të qeverisë që do drejtojë vendin katër vitet e ardhshme, strukturat e reja drejtuese të PS-sës, emrat e sekretarëve të rinj, të drejtuesve politikë në qarqe dhe kandidatët për kryesinë.

Pas fjalës hyrëse, në një sallë të kuruar me kujdes e të ndriçuar me ngjyrë të kuqe e ku të gjithë mbanin maskë në fytyrë duke ruajtur distancën, Rama foli për mandatin e tretë e synimin për fitimin e mandatit të katërt.

Ai nuk la pas dore as falënderimet e kritikat e rastit pa harruar të ironizojë Partinë Demokratike, të cilën e quajti ‘krijesë amorfe me dhëmballë të prishur’, duke nënkuptuar shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës nga SHBA.

Pak më pas, Rama doli menjëherë në temë.

Pasi prezantoi Lindita Nikollën si kryetaren e re të Kuvendit në vend të Gramoz Ruçit, Rama tha se PS-ja do ketë një strukturë të re drejtuese, pjesë e së cilës bashkë me sekretarët do jetë edhe Akademika Politike.

Në përbërje të saj bie në sy rikthimi i ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe i ish-ministres së Arsimit, Nikolla.

Kryetare Kuvendi

Lindita Nikolla

Përbërja e Akademisë Politike

Kryeministri EdiRama

Sekretarët e PS-së

Servet Pëllumbi, Et’hem Ruka, Lindita Nikolla, Arbër Mazniku, Ditmir Bushati si dhe këshilltarë shqiptarë e të huaj

Më tej kreu i qeverisë prezantoi propozimet e reja të sekretarëve të PS-së. Të bie në sy se vendin e Taulant Ballës si Sekretar i Përgjithshëm e merr Damian Gjiknuri. Ndër emrat e rinj që pritet të drejtojnë sekretariatet e reja janë ato të Etjen Xhafës, Romina Kukos e Bojkena Bashës.

Sekretarët e rinj të PS-së

Damian Gjiknuri – Sekretar i Përgjithshëm

Blendi Klosi – Sekretar Organizativ

Etjen Xhafaj – Sekretar për Partinë Dixhitale Socialiste

Anila Denaj – Sekretare për Burimet Njerëzore

Romina Kuko – Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë

Etilda Gjonaj – Sekretare e Gruas

Bojkena Basha – Sekretare për Rininë.

Po kështu Rama paraqiti edhe emrat e drejtuesve politikë të PS-së sipas qarqeve. Ai tha se ata do jenë kryetarë fuqiplotë të PS-së në qarqet respektive e do jenë përgjegjës për organizimin e funksionimin e partisë atje. Kryebashkiaku i Tiranës Velia do drejtojë Tiranën, Taulant Balla largohet si drejtues i kahershëm i PS-së në Elbasan për t’i lënë vendi Damian Gjiknurit. Balla kalon në Fier ndërsa Ahmetaj në Vlorë ndërsa kreu i qeverisë harroi të tregojë emrin që do drejtojë Korçën.

Drejtuesit e PS-së në 11 qarqet e vendit

Erion Veliaj – Tiranë

Taulant Balla – Fier

Ardian Çela – Durrës

Damian Gjiknuri – Elbasan

Arben Ahmetaj – Vlorë

Edona Bilali – Shkodër

Ulsi Manja – Dibër

Blendi Klosi – Lezhë

Bledi Çuçi – Berat

Mirela Kumbaro – Gjirokastër

Elisa Spiropali – Kukës

??? – Korçë.

Kandidatët për anëtarë kryesie

Ndërkohë pritet të zgjidhen anëtarët e rinj të kryesisë së PS-së. Do jenë 12 fitues, 6 burra e po aq gra në një listë më 20 emra, 10 burra e 10 gra.

Lista me 10 kandidatët burra

Pandeli Majko, Erion Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervon Demo

Lista me 10 kandidatet gra

Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Olta Xhaçka, Ermonela Felaj, Evis Kushi, Milva Ekonomi, Mimi Kodheli, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti, Almira Xhambulla

Në fund, kryeministri Rama prezantoi emrat që do formojnë kabinetin ‘Rama 3’. Pjesa dërrmuese e ministrave të qeverisë janë të njëjtët, ndërsa ka edhe një rikthim siç është ai i Mirela Kumbaros. Ministrat e rinj janë Ulsi Manja, Frida Krifca, Delina Ibrahimi, Bora Muzhaqi e Edona Bilali. Të bie në sy ‘shkrirja’ e Ministrisë së Diasporës, që është drejtuar nga Pandeli Majko e po kështu ajo e Rindërtimit që është dretjtuar nga Arben Ahmetaj.

Kabineti Rama 3

Kryeministër – Edi Rama

Zv.kryeministër – Arben Ahmetaj

Ministre e Jashtme – Olta Xhaçka

Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi

Minsistër i Drejtësisë – Ulsi Manja

Ministër i Brendshëm – Bledi Çuçi

Ministre e Financave – Delina Ibrahimi

Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku

Ministre e Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit – Evis Kushi

Ministre e Bujqësisë – Frida Krifca

Ministre e Turizmit – Mirela Kumbaro

Ministre e Kulturës – Elva Margariti

Ministre Për Marrëdhëniet me Parlamentin – Elisa Spiropali

Ministre Shteti për Sipërmarrjen – Edona Bilali

Ministre Shteti për Rininë e Fëmijët – Bora Muzhaqi

Ministre Shteti për Standardet – Milva Ekonomi
BURIMI: HASHTAG.AL