Në parlament dhe politike për të folur je futur dhe jo të fshehesh kokën si struci

0
238
Selia e PD me Logon Historike origjinale

CNA.AL/Kush vendos të heshtë duhet të dorëzojë mandatin

Partia Demokratike po kalon një krizë të thellë, jo për shkak të humbjes së zgjedhjeve në vitin 2021, por sepse është ndarë në katër grupe, të cilat u krijuan pas përjashtimit të ish-kryeministri Berisha nga një vendim personal i Lulzim Bashës, në shtator të 2021-shit.

Grupi i parë është ai i mbështetësve të Berishës, të cilët kanë shumicën e demokratëve me vete, por jo vulën.

Grupi i dytë është ai i njerëzve të Lulzim Bashës, të cilët janë pakicë në PD, por mbajnë peng vulën.

Grupi i tretë është ai i dredharakëve që gjoja flasin për bashkim.Janë ata që ishin me Bashën, që bëjnë sikur janë me Berishën dhe shpallin veten udhëheqës të bashkimit.

Grupi i katërt dhe më i neveritshmi nga të gjithë është grupi i të heshturve, të cilët po i përmendim me emra.

Për Jorida Tabakun në PD nuk po ndodh asgjë. Shkon dhe shfaqet në takime me Lulin, bojkoton ato të Berishës.

Është qartazi me grupin e vulës, por kur e thërrasin nëpër studio, u kërkon të mos e pyesin se çfarë ndodh në PD, sepse ajo ka zgjedhur të heshtë.

Është kollaj të heshtësh dhe të bësh gjoja sikur bën opozitë, dhe t’i shërbesh ndarjes, pengmarrjes dhe humbjes.

Agron Gjekmarkaj është i dyti që ka vendosur të heshtë.

Unë kam kohë që përpiqem të hesht”, deklaroi ai për mediat duke akuzuar të dyja palët se nuk duan bashkim, ndaj dhe ai po hesht.

Ka zgjedhur të heshtë, si nënkryetar Kuvendi apo si deputet i PD-së.

Kollaj të heshtësh. Kollaj të rrish në heshtje, po të paguajnë të heshtësh.

Ka zgjedhur të heshtë dhe Flutura Açka. Ka zgjedhur të heshtë edhe ndonjë tjetër brenda Grupit Parlamentar.

Ata që heshtin, nuk i duhen as dreqit, se nuk i shërben as shumicës së demokratëve dhe as pakicës së tyre.

Lojërat me heshtje janë thjesht vegjetim, mbushin xhepat nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që demokratët kërkojnë ndryshim.

Ndaj, këta që kanë zgjedhur të heshtin sepse paguhen, të lëshojnë mandatin.

Mandati është i zgjedhësve, është i demokratëve dhe qytetarëve që i kanë zgjedhur dhe nuk është për të heshtur.

Mandati është për të bërë betejë kundër shumicës. Mandati është për të çuar opozitën drejt pushtetit, jo për ta përçarë, jo për ta marrë peng apo për t’i shërbyer xhepit.

Ata që heshtin duhet të dorëzojnë mandatin.

Nuk kanë çfarë i japin askujt, qoftë edhe pakicës së demokratëve.

Po të duan të heshtin, duhet të dorëhiqen dhe të lëshojnë mandatin, që ta marrin ata që flasin dhe bëjnë beteja, jo ata që heshtin dhe kthehen në vasalë të shtetit./ CNA.al