NË KUJTESË TË 554 VJETORIT TË VDEKJES SË “PAVDEKSHME” TË GJERGJ KASTRIOTIT -SKENDERBE.. (1468 -17 janar – 2022).

0
488

NGA  NDUE  BACAJ

Me 17 janar 1468  në Lezhë pushoi së rrahuri zemra më e madhe e shqiptarit më të madh të të gjitha kohërave , rilindasit më të ndritur të Arberisë dhe Europës Gjergj  Kastriotit –Skenderbe. Bashkë me këtë zemër të madhe  u shua edhe mendja më e ndritur e një strategu ushtarak dhe burri shteti , u venit krahu mbrojtjes më i fuqishem i Arbërisë  dhe  u rrëzua për tokë me një tingellimë vaji shpata mbrojtëse më e fuqishme e besimit dhe qytetrimit kristian të Europes së shekullit XV… Kuja e vaji i kësaj vdekje mbuloi Arberinë , Europa  u vesh në zi..  E vetmja që ju gëzua kesaj vdekje  ishte perandoria Turke-Osmane dhe Sulltan Mehmeti i dytë i cili kur  mori lajmin e vdekjes së Gjergj Kastriotit thirri : “Më së fundi më perkasin Europa e Azia! Mjerë krishterimi që ka humbë shpatën dhe mburojen e tij,.”. Po ky Sulltan duke ja ditur vlerat Skenderbeut do të shtonte : “Një luan i till nuk do të lind kurrë më mbi faqe të dheut. Mos të kishte lindur Skënderbeu unë do kisha martuar gjiun e Adriatikut me Republikën e Venedikut, i kisha vënë çallmën në krye Papës e hënën drapërore mbi kupolë të Shën Pjetrit.”.1.

 NJË CURRICULUM I VOGËL PËR SKENDERBEUN E LAVDISHËM…

Sipas shumë historianëve e studiuesve  Gjergji  Kastrioti kishte lindur  me 6 maj të vitit 1405 , në “derën” shquar të Kastriotëve , me prindër: babë princin e njohur arbënor Gjon Kastrioti , dhe me nënë Vojsaven (disa studiues i thonë edhe Vojza…), e bija e kryezotit të Pollogut  të Tetovës. Kjo krahinë arbënore ishte pjesë e principatës të Balshajve (me origjinë nga Balleza e Rrjollit M.Madhe,N.B.) , dhe hynte nën influencen e Kastriotëve. Sipas deshmisë të Gjon Muzakës nëna e Vojsaves ishte nga dera e Muzakajve. Gjergj Kastrioti kishte edhe tre vëllezer të tjerë; Stanishin , Reposhin dhe Kostandinin, si dhe pesë motra ; Marijen , Vlajken , , Angjelinen ,Jellen (Lenen) dhe Mamicen…2.  Ndër malet tona , per nji burrë kreshnik e div thonë se le drague. Një njeri kesi dore e falë Zoti ynë të mbeshtjellun me nji pelhurë të hollë , me fletë nën sjetulla  e i jep nji fuqi të mbinatyrshme. Keshtu mbas gojdhanash lindi edhe Gjergj  Kastrioti-Skenderbegu.3. Ndersa  Marin Barleti shkruante se  pak ditë para se Zoti t’i falte  ketë krijesë  nëna (e Gjergjit) –Vojza që ishte shtatëzanë  kishte parë në ënderr  se u rrezua një yll prej qiellet , e duke  u ulur kadal u drejtua nga ajo e cila bani me u zmbrapë  për me i lëshue vend , e ylli  u shëndrrue në nji foshnje  për  bukuri. Asaj atëherë i ishte dhanë  me u afrua me e marrë grykë e me e puthë , por i doli gjumi e u kujtua se kishte kenë anderr . Vertet nuk kaloi shumë kohë mbas asaj andrre  e i fali Zoti ynë  nji djal fort të hieshëm , veshë me një këmishë të hollë , e në krahë të djathtë  kishte të shkrueme  nji shpatë , ndersa  në sjetulla  dy lagje fletë  e në ballë kunoren…4. Gjergj Kastrioti do të rritej nën kujdesin e nënës tij Vojzes (apo Vojsaves) dhe babait tij Gjonit , si dhe të vellezerve e motrave të tij më të mëdhenjë. Gjergji si djali më i vogel i kesaj familje mund të ishte edhe më i “perkdheluri e priviligjuari” , por ato  kohë lufte e heroizmi kunder një pushtuesi mizor siç ishin turko-osmanët nuk ja lejonin ketë perkdhelje e privilegj as Gjergjit të vogël. Babai i Gjergjit , Gjon  Kastrioti (si dhe princër të tjer arbënor) ishte në një luftë të pabarabartë kundër pushtuesve turq-osman. Duke qënë një luftë e pabarabartë pushtuesit arriten të mposhtnin edhe  fisin famemadh të Kastrioteve me në krye Gjon Kastriotin. Turqit siç e kishin zakon kur e mundnin një kundershtar per ta bërë “zap”, perveç të zezave të tjera i merrnin peng edhe djemt… Kështu kishin bërë edhe me Gjon Kastriotin të cilit i kishin marrë peng katër djemtë e tij , i  fundit kishte qënë Gjergji.. Shtetarët turq me politiken e tyre  të shkollimit , edukimit luftarak dhe joshjes me hierarkinë ushtarake kishin menduar se Gjergj Gjon Kastriotin , këtë zog arbëri  e kishin tranformuar në një zog turku të betuar.. Por  kishin gabuar dhe ketë e vertetoj beteja “fatlume” e 3 nentorit të vitit 1443, betejë që u zhvillua në trojet abënore-shqiptare të Nishit të Kosoves, ku nisi udhën Gjergj Kastrioti (me 300 ushtarë shqiptarë) drejt Krujes së bekuar , dhe  me 28 nentor 1443 do të  valviste të lirë flamurin tonë kombetarë. Me këtë flamur  Gjergj  Kastrioti bashkoi fiset arbenore , me Beslidhjen e Lezhes (2 mars 1444),dhe kështu të bashkuar  u treguan të pamposhtur perballë perandorisë turko-osmane , asaj perandorie  para së ciles dridhej vetë Europa e kohës. Keto  të dridhura ja kishte larguar vetem Shqiptari i lavdishem Gjergj Kastrioti –Skenderbe , i cili per  rreth  njëçerek shekulli  në 22 beteja kishte qënë tmerri i pafund i ushtrisë osmane dhe vet sulltanve… Nga keto beteja menduam të “veçojmë” vetem atë kur vetë Sulltan Murati II  erdhi në  trojet arbënore në krye të 160 mijë ushtareve me 14 maj 1449 , me qellim qe të shkatërronte Arberinë me në krye kryeqendren e saj KRUJEN, dhe kryeheroin Gjergj Kastrioti-Skenderbe. Pas disa “sukseseve” te para (në Diber e tjerë) sulltani ju lëshua  Krujes, ku  Skenderbeu megjithse me më pak forca , por me guximin dhe taktiken e tij gjeniale e kishte detyruar Sulltan Muratin II, nipin e serbeve, (djali i vajzës të princit serb ) të shihte me sy të tij disfaten e turpshme dhe të pashmageshme , edhe para syve të  Europes  e cila  shpesh ishte dridhur  para fuqisë ushtarake të perandorisë turko-otomane. Kjo disfate ishte aq e paperballueshme per atë, sa e beri të vdesë duke plasë birin e shkines, Sulltan Muratin II…5Vetëm nga shpata Skenderbeut  gjatë mbi 22 beteja kishin gjetur vdekjen rreth 2000 ushtarë e komandant  nga më të shquarit turq..6.

“ VDEKJA E SKENDERBEUT…”

Gjergj  Kastrioti –Skenderbe si  çdo njeri i kesaj Bote, nuk mund  t’i  shmangej  fundit të  jetës tokësore , pavaresisht dhantive që tregonin edhe trajta  hyjnore të tij. Mjerisht në trupin e kreshnikut Skenderbe, që nuk e kishte shpuar shpata e as trand frika e hordhive turko-osmane , pak pa mbushur 63 vite , kishin arritur t’a “shponin” viruset vdekjeprurse , që siç  shkruhet i kishin sjellë “Ethet”, që i kishin shkaktuar të dridhura dhe temperatut të lartë , gjëra që çdo ditë  do ta dobësonin  fizikisht derisa do të binte në shtratin e vdekjes. (Në atë  kohë mjeksia nuk dinte çfar janë viruset pasi aty do të zbuloheshin rreth 450 vite me vonë) . Edhe sot “qarkullon” gojdhëna që tregon  se  kur u nis Skenderbeu  në luftën e mbrame , i zbehtë e i molisun prej ethesh ju bë se i doli mordja afër e i foli: “Kthe, dale breh Skanderbeg!”, “Po kush je ti, e kah na vjen?” iu pergjigj Skanderbegu.  “Vetë jam mordja , e dije se  jeta jote ka mbarue” “ He  ti hije e zezë ka e dinë se unë do të vdes ?”, i a ktheu Skanderbegu.  Dje u hap  në qiell  libri i të vdekunve “ , i tha mordja, e dikah  zdrypi , si një bashk i zi mbi krye tand”. Me kaq u shpa andërra e jetës , e Skanderbegu vijoj gjithnjë rrugën , por kur u kthye prej lufte mblodhi parsinë e u diftoi ndër sy , se kishte të gjitha gjasat se ai vrik do të vdiste , e se turku do ta pushtonte Shqipninë…. Duke ndigjua fjalët e permallshme  të Skanderbegut, mbarë çka ishin rreth tij i mori vaji… Pak orë para se me vdekë luti ata krenë që ndodheshin per-rreth tij me u mbledhë … e me zgjedhë kapidanin ma të zotin në vend të tij deri sa të rritet i biri (Gjoni). Mbas  kësaj kërkoi me i pru një tube thupra , e u tha krenëve të provoshin me i thye, por nuk mujti asnjeni. Pra tha ai e dini vetë  se me i zgjidhë nji nga nji i thyenë edhe një fëmi , prandaj u lutem të mbani besën , bashkimin , burrninë e bujarinë , e në kjoftë se pernjimend kini me i mbajtë këto porosi që po ju a lë në fill të mordes , Zoti ka me u ndihmua që turku nuk ka me mujtë me dhunua tokën që na lanë të parët. – Mori  t’e  mbramja të birin ngrykë , e mbasi e puthi dy-tri herë , dha shpirtë tuj shqiptue  keto fjalë : “Kjoshi lirë e bekue”… Kaloi nji ditë mbulue me mjegull , sa me të vojtë mendja  se edhe qiella  diç po vajtonte , kur qe nigjohet nji brimë deshprimi. Ishte Lekë Dukagjini , i cili perpiqte me njëren dorë ballin e me tjetren ndukte flokët e kresë e tuj ba gjamën Skanderbegut, bërtiste sa ku mujte: “Trandu Shqipeni  se jeta jote u errë për ne – sepse Skanderbegu nuk asht ma…”,  e vijoj gjatë e gjatë  me këto fjalë : “Ndien shpijat e tranden  – ndien malet e u danë , e shkrepat mbi kroje ranë. -Kumbonët e kishës ranë vetvetiu . Nalt u hap qiella  dhe në qiell të hapët hinte ndër re  zemërmadhi , Skanderbegu i pa fati..”.7.  .  Skanderbeu u varros në kryekishen e Shenkollit Lezhë . Të gjithë kapedanët , oficerët dhe ushtarët  me garden pretoriane e percuallen në banesen e fundit . Gjëmimi i topave dhe krismat e pushkëve lajmruan që kufoma e tij kishte zbritur në varr , dhe tok me atë , edhe Shqiperia e lirë për disa shekuj.8Pas vdekjes së Skenderbeut perandorisë otomane ju deshen mbi 10 vite luftë e perpjekje per të mposhtur  qëndresën heroike të shqiptareve që luftonin me emrin dhe frymzimin  e veprave të prijesit tyre legjendar-Skenderbe..  Fryma heroike , që kishte perhapur Skenderbeu , si gjysëmperendi i vjetersisë  , rronte e gjallë në zemrat e Shqiptarëve  vite pasi fluturoi në qiell  shpirti i nderitshëm  i kryetrimit. Valle vajzash  shqiptare , si vallkyrat e legjendave gjermanike, mblidheshin me rregull  çdo tetë ditë mbi kështjellat ku kishte mbretërua Skenderbeu , dhe midis buçitjes dhe oshtimës të betejave  këndonin himne lavdruese për kryetrimin e vdekur të kombit, dhe i luteshin si një shenjti  që t’i  shpetonte nga armiku i tërbuar dhe t’u falte fitoren flamurit dhe armëve kombëtare . Shqiptarët të ndezuar nga këto këngë trimërore, e shikonin me sy hijen e Skenderbeut  kaluar në krye të tyre dhe luftonin si luanë me forcë të përsëritur…9. Qendresa dhe fama arbënore e Skenderbeut  kishte qenë aq e madhe (shpesh edhe me trajta hyjnore) , sa ushtarët dhe oficerët turq kur pushtuan Lezhën (me 1478) hapen varrin e Skenderbeut dhe eshtrat e tij i merrnin si hajmali… Ndersa sipas në një gojdhënë që ka ardhur deri në ditet tona thuhet se kur e hapen varrin , turqit e kishin gjetur zemren e Skenderbeut duke rrahur dhe gufuar gjakë të nxehtë. Këtë zemer e kishin futur në nje kuti të praruar dhe ja kishin derguar Sulltanit i cili e ruante me roje në një nga sallonet më të bukura të pallatit tij. Sulltani në një të premte në krye të çdo viti  hapte kutin dhe me një heshtë e therte  zemren e Skenderbeut ,e cila gufonte gjithnjë gjak të nxehtë… Ketë sulltani e bënte se besonte  se me ba me harrua pa ja ngul heshten atë ditë Skenderbeu ngjallej , e atëherë mjerë turqit…10.

“GRIMCA”, NGA VEPRA E LAVDIA E SKENDERBEUT, MEMORIZUAR NDËR SHEKUJ…

Vepra dhe lavdia e Skenderbeut është e memorzuar perjetsisht në trashigimin heroike e historike të Shqiptareve , por edhe në rreth 1000 vellime të botuara në 72 vende të botes dhe në mbi 22 gjuhë  kryesore…11. Disa nga këto vepra (më të hershmet), të shkruara janë ato të Marin Barletit , Dhimiter Frangut , “anonimit” Tivarasi (që është në fakt imzot Pal Engjelli ,i cili ka qënë edhe kryediplomati i Skenderbeut) , Frang  Bardhi , Rinaldit , Prifti Biemni, Zhak  de Lavardin etjerë etjerë më të vonshëm deri në ditët tona.  Për të vijuar me korespondencen e Skenderbeut me Papet Bashkohore: Eugjeni  IV , Nikolla  V , Kaliksti III, Piu II,  Pali II, si dhe republikat apo mbretëritë e atyre kohëve si ato te Venedikut, Siçilisë, Napolit, Xhenoas, Firences ( ku nga frika e turqëve ndonjera ja kishte edhe me hile Skenderbeut..) etj.. Ndonjëra prej tyre Gjergj Kastriotin e quante jo vetem aleat potencial , por edhe “Babë”, pa llogaritur levdatat e dekoratat e  Selisë së Shenjtë, ku në drejtimin e Papa Kaliksti III  e shpallte Gjergj Kastriotin “Atlet të Krishtit”… Jehona e veprës së Gjergj Kastriotit vazhdoi jo vetem si një  kujtim i lavdishem i një epoke të kaluar , por mbi të gjitha si një frymzim në mbrojtje të Europës e qytetrimit të saj, shekull pas shekulli… Me këtë rast mendova të  cilësoj vetem një pjesë të vogël  nga jehona e veprave të Skenderbesut ndër shekuj…: Në Librin e lutjeve të mbretërshes  të Anglisë, Elizabet, të bërë publike me 17 janar 1559, (në një ditë të pervjetorit të vdekjes) shkruante : 17 janar, si sot vdiq  princi i mirë Skenderbe , Mbreti i Epirit, shfarues i turqeve…  Në vitin 1597 fisniku francez Zhak  de Lavardin, shkroi një biografi brilante të Skenderbeut .(të bazuar në historinë e  M. Barletit..).  Në shekullin XVII anglezi ,William Temple , burr shteti e analist politik i kohës  do të shkruente : Gjergj Kastrioti …si dhe Huniadi, nënmbret i Hungarise janë dy gjenerala  ngadhnjimtarë  dhe burra me karakter të lartë  që luftuan sa qënë gjallë  si kampion të Krishterimit… Ndërsa filozofi francez Volteri në vitin 1754 do të thoshte: Sikur perandorët e Bizantit të kishin qënë si Skenderbeu , Perandoria  Romake e lindjes  nuk do të ishte zhdukur kurr… Një gjeneral me fame botror i shekullit  XVIII (kanadezi Wolf)  në vitin 1756  shkruante se : Skenderbeu  u a kalon të gjithë prijësve  ushtarak të lashtë dhe modernë, si udheheqes  i një armate  të vogël difensive.. Albanologu dhe historiani u shquar, Milan Shuflaj,  do të shkruante për Skenderbeun : “Qysh në gjallje, Gjergj Kastriotin, Europa  Perendimore  e stolisi me legjenda. Bestynia per fuqinë e tij demoniake, tek armiqtë turq sprapsi menjëherë besimin në kismet.  Imagjinata e popujve ballkanikë të shtypur nga të pabesët filloi të krijonte  nga ai heroin e këngëve  të tyre dhe të tregimeve të ënderruara… Nën Skenderbeun bërthama të shumta shtetërore u shkrinë në një shtet të vertet. Pas renies së Konstandinopojës , Serbisë dhe Bosnjës, ky qe shteti i fundit më i madh i krishter i Ballkanit  etjerë…12. Është me vlera të veçohen edhe tre historianet Osman ; Idriz Bitlisi , Kemal Pasha  dhe Ibn Kemal e ndonjë tjetër të cilët me gjithë urrejtjen për Skenderbeun , se nuk vazhdoi ti sherbejnë Perandorisë osmane ata e pershkruajnë me nota realiste këtë gjeni të artit  ushtarak të shekullit XV , që duhet ti falet në përjetësi edhe Europa Perendimore…

NË MBYLLJE:  PËRSE VDEKJE E “PAVDEKSHME”, AJO E SKENDERBEUT EDHE SOT ?

Një vdekje sado  e rëndë pasi kalojnë vite e jo më shekuj  harrohet , pra “vdesë‘‘ si vdekje. Mirpo me vdekjen e Gjergj Kastriotit Skenderbe  edhe pse kanë kaluar  mbi pesë-shekuj e gjysëm , ajo vdekje nuk është harruar , apo siç e quajta unë në titullin e kesaj kujtese të vogël , ajo vdekje është e “pavdekshme“, veçanarisht për  shqiptarët që kanë rrenjë e trung Iliro-Arbnore-Shqiptar…

Vendosja e turqëve në Ballkan  çeli një fazë të  në historinë europiane . Kufijtë e Orientit u shtrinë përmes kontinentit  në vend që të ndaleshin në grykat e Bosforit dhe Dardaneleve si në kohën e Romës e Bizantit. U krijua një kontrast i vajtueshëm në mes të Europës përendimore dhe Europës “otomane“. Ndërsa në botën kristiane  filloi rilindja e arteve , letërsisë dhe shkencës , dhe u vunë themelet e qytetrimit  të sotshëm, në Ballkanin e sunduem prej Osmanllive pllakosi dekadenca  dhe u zhduken deri mbeturinat e qytetrimeve të mëparshme . Prandaj mund të themi me të drejtë se vendi i ynë u kthye  perseri në errësirën e mesjetës..13. Këtë errësirë mjerisht ende nuk kemi mundur ta largojmë  plotësisht as sot nga trojet tona, për  t’a  zevendesuar me dritën e vertet të qytetrimit Europerendimore  të cilës i përkasim që në agimin e jetës. Dritë për të cilën luftoi sa qe gjallë  heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbe. Gjergj Kastrioti siç thotë një autor e veprimtar i shquar shqiptar;  ishte  i shenjtë si Shën Luizi  , diplomat si Talleyrandi dhe trim si Aleksandri i Madh …14. Mjerisht edhe sot, jo rrallë, edhe shqiptar (sigurisht të till janë vetëm në emër…), e anatemojnë e mohojnë Gjergj Kastriotin Skenderbe dhe veprën e tij, duke besuar e glorifikuar   Sulltanet pushtues turko-osman , e deri “sulltanët” e ri , që kerkojnë në mos të na kthejnë në kohrat otomane, të pakten të na ngadalsojnë  rrugën tonë europiane, të cilën na e ka lënë amanet  Gjergj Kastrioti –Skenderbe…

REFERENCAT:

1.Gennaro Francione. Skenderbeu një hero  modern ,fq.194 , Tiranë 2006.

 2.Fan  Noli, Historia e Skenderbeut ,fq.19 ,Tiranë 2015.

3.At Marin Sirdani , Skanderbegu  mbas gojëdhanash , fq.21 ,botime franceskane , Shkodër 2008.

4.At Marin Sirdani ,po aty , fq.21-22.

5.Dhimiter Frangu ,Veprat e lavdishme të SKENDERBEUT, fq.99-105 ,Arberia 2005.

6.Dhimiter  Frangu , po aty , fq.247. 

7.At Marin Sirdani , po aty , fq.79-86 .

8.Fan  Noli , po aty ,fq.112 .

9.Fan  Noli, po aty , fq.113.

10.At Marin Sirdani ,po aty ,fq.97.. 

11.Gennaro Francione ,po aty ,fq.194.

12.Milan  Suflaj ,Histori e shqiptarëve të Veriut… fq.36-37 ,Prishtinë 2009.

13.Tajar  Zavalani,Historia e Shqipnisë , fq.136 , Botues Phoenix , 1998.

14.Fan Noli ,po aty  ,f.122.