Në emër të kujt askrifice po flisni z. Basha? Ju mohuat demokratët, u transformuat në palaço!

0
523

Nga Alba KEPI

Sakrifica më e dhimbshme e demokratëve është se të besuam opozitëm në 8 vite e në dorëzimin e sigurt të tre mandatave të një pushteti monopartiak.

Dorëzove parlamentin, deputetët, ligjet, votën e çdo demokrati, që të mban ulur në atë kolltuk!

Dorëzove sakrificën, zemërimin mospajtimin, kundërshtinë e çdo demokratike ndaj një sistemi patronazhist që i përgjonte dhe fëmijët e mitur!

Dorëzove historine tone!

Dorëzove fushatën e zgjedhjeve elektorale të 25 prillit, e heshtur, e mefshët, kompromise e rezultatit të paracaktuar! Në kufijtë e pabesueshmërisë politike e intelektuale ajo që prisnim nga kjo fushatë e me atë çka t’i prodhove.

Dorëzove sakrificën jo vetëm të demokratëve por dhe të çdo shqiptari pa interes politik, që priste një ndryshim në këtë sistem gjithnjë e më mafioz e i heshtur në kodet e veprimit me popullit!

Dorëzove votën e diasporës e të gjithë shqiptarëve emigrantë që përtje Europës e oqeanit prisnin që Shqipëria të rigjente arsyen e një regjimi demokratik, pa arrogancë, ghënjeshtra, mashtrimi e korrupsion.

Je bashkëfajtor i të gjitha akuzave që sot cuditërisht hedh me kaq agresivite kundër qeverisë!

Ngjan më shumë me mllerfin e një personi të lënë vetëm mes oqeanit të diplomacisë e gjolit të oborrit të kasolles prej kashte.

Si mund të të besojmë pas tradhëtisë së çadrës, fushatës, paralmentit, ligjeve anti demokratike që ja vendose mbi prehër monopushtetit të mafias politike e ekonomike që ka mbledh në një grusht sistemin e informacionit publik, ekonominë e pasuritë e kombit.

Akuzon për lojëra personale e politike kur loja më tragjike qe e juaja që luajti me sakrificën tonë, me energjinë, historimë e me amanetet e familjeve tona!

Ju retorizuat sot mbi të vërtetat para atij Parlamenti që kolltukun e more nga kjo sakrificë e demokraëve, po kush eshte vërteta juaj?

Çfarë i keni dhënë ju Partisë Demokratike, çfarë sakrifice keni bërë ju për Partinë Demorkatike?

Një gjumë letargjik me haraç sakrificën tonë!

Lista deputetësh me tarafe personale!

E turpshme emrat pa asnjë kontribut partiak në listat e deputetëve, në këshillin e madhe e në komitetet drejtuese të Partisë gjatë këtyre viteve.

Ju flisni për vizion?

Ju që dhatë dorëheqjen e sot po kërkoni telekamerat? Ju vazhdoni të minoni partinë duke bërë lojën e qelbur të carjes, e shfryrjes nga frustimi egoist se të kanë lënë vetëm!

Ju flisni për çmime të larta në treg, në tregun që e favorizuat ju me mefshtësinë e aksionit opozitar pa vizion e qorr!

“Kur s’ke zgjidhje ofrohu popullit cirk”, deklaruat sot para gazetarëve.

Cirk vërtetë pamë e jetuam nga drejtimi mosdrejtues i opozitës në këto 8 vite.

Pjesa më argëtuese e cirkut është kur në tendë shfaqet kllouni, e ju sot si dikur në një tendë plot me sakrificë demokratësh, u transformuat në PALAÇO!