Muzeu Etnografik i Malësisë, Vepër monumentale autoktonie e Shtjefen Ivezajt.(Foto..)

0
1138

Lekaj Tuz:
Promovohet monografia e Ndue Bacajt, me titull; Muzeu Etnografik i Malësisë,
Vepër monumentale autoktonie e Shtjefen Ivezajt.
Nga Korespondetni i Albdreamsit.net në Malësi.
Siç ishte paralajmruar prej ditësh , me datën 05 gusht (2021), në mjedisin e jashtëm
të Muzeut Etnografik të Malësisë, promovohet monografia me titull; Muzeu
Etnografik i Malësisë, Vepër monumentale autoktonie e Shtjefen Ivezajt.
Monografia ka për autor publicistin dhe historianin e njohur malësor z.Ndue
Bacaj. Kjo monografi, është e para e ketij lloji, që i kushtohet ketij muzeu, krijuesit
dhe pronarit patriot Shtjefen Ivezaj me bashkëshorten e tij Gjyste Ivezaj.
Organizmi i ketij promovimi ka për autor Shoqatën kulturore Arsistike Gruda me
kryetar z.Marash Kalaj, si dhe z. Ndrekë Gjolaj- Kryetari i Shoqates Atdhetare "
Malesia e Madhe " në Michigan, ku kjo shoqatë është edhe sponsorizuesi i botimit
të kësaj monografie. Në promovimin e kesaj monografie do të merrnin pjesë
dhjetra malësor e intelektual, ku në këtë mjedis “dominonte” edhe veshja
kombëtare e trevës së Malësisë. Shoqata kulturore artistike “Gruda”e kishte
mënduar mirë  mbarëvajtjen e këtij evenimenti promovues, pikrisht këtu  në 
mjedisin e jashtëm të shtëpisë Muze në Lekaj -Tuz . Mbas përshendetjes së
mirëserardhjes në Tuz  nga të zotët e shtepisë, me në krye kryetarin e Shoqatës
kulturore artistike-Gruda- z.Marash Kalaj, mendimet rreth Libirit (monografisë) të
Ndue Bacaj-t i kanë dhënë bukur e me profesionalizëm, Dr. Rrok Gjolaj , i cili në
fjalen e tij vuri në dukje vlerat kulturore dhe trashigiminë etnografike të muzeut ,
të pershkruara mjeshtrisht në monografi nga autorit Ndue Bacaj, i cili i pëshkruan
në sinkron me eksponatet dhe matrialet etnografike, që ka të ekspozuara muzeu i
krijuar e mirmbajtur nga z.Shtjefen Ivezaj me bashkëshorten, të cilet kanë
sakrifikuar për këtë muze e vlerat e tij shtëpinë e vetme të tyre. Madje z.Gjolaj ka
theksuar se monografia me përshkrimin që u bënë eksponateve dhe matrialeve
etnografike, na kujton, (veçanarisht të rinjëve), ato vlera jetese e mbijetese me të
cilat të parët tonë, në trojet e veta etnike shqiptare, percuallën motet e shekujt nga
Ilirët e moçëm te shqiptarët e sotëm. Këtë e vertetojnë edhe disa emra eksponatesh,
almisesh etjerë që kanë mbetur të pa ndryshuar që nga ilirishtja. Ndersa profesori i
historisë z. Mark Junçaj , ka evidentuar rëndësinë e këtij libri kushtuar Muzeut dhe
pronarve të tij. Z. Junçaj ka analizuar hollesisht vlerat historike që percjellë
monografia dhe pershkrimi i disa eksponateve dhe matrialeve etnografike, të cilat
z.Shtjefen Ivezaj i ka ekspozuar në ambientet e muzeut. Më tej z.Junçaj e vijoj
fjalen e tij rreth rendësisë të kësaj monografie, duke kumtuar se ky libër i pari i
këtij lloji që i kushtohet muzeut dhe dhe krijuesit të tij , ka vlera jo vetëm se është i
pari, por se vetë libri ka vlera njohje e studimi , si per historianë profesionist e
intelektual , por edhe për njerëz të thjeshtë , qe duan të mesojnë rreth muzeut dhe
vlerave të historisë së autoktonisë, të trojeve shqiptare të Malësisë e më gjërë, si
dhe të historisë të jetës të paraardhësve të tyre. Libri ka një gjuhë të thjeshtë e të
kuptueshme, dhe lexohen me kënaqësi nga të gjitha “nivelet”e shoqërisë. Nderkaq
redaktori dhe autor i parathenies së librit  poeti  Marash Gilaj , duke pershendetur
pjesmarrësit e ketij evenimenti, tregoi edhe risitë dhe “emocionet” që kishte
perjetuar gjatë redaktimit gjuhësor e letrar të kesaj monografie, të cilat i ka shpreh
mrekullisht edhe në parathënien e kesaj monografie. Një pershendetje të veçant
bëri edhe z..Sytki Ndrecaj, nënkryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, i cili ka
vlersuar  faktin se një botim i tillë , më shumë se i bëhët nderë Shtjefnit dhe
muzeut , i bëhët nderë , vlersim , por edhe ftesë kujtëdo tjetër me gjak Shqiptari që
të kontribojnë për të   mbrojtur muzeun etnografik të Malësisë, këtë pasuri
monumentale autoktonie shqiptare në trojet e veta, ndonse historia fatkeqe keto
troje i ka lënë jashtë kufijëve politik (por jo historik) të Shqipërisë. Aktivitetin
promovues e pershendeti edhe z.Shtjefen Ivezaj, i cili falnderoi autorin e
monografisë, si dhe organizatorët e ketij promovimi. Gjithashtu z.Shtjefen bëri
thirrje për strukturat shteterore e shoqërore që të ndihmojë në ruajtjen këtyre
vlerave muzeale kombetare, të mbledhura, sistemuara e ruajtura me kujdes në
muzeun e Malësisë. Në fund të promovimit, pershendeti edhe autori i monografisë
z.Ndue Bacaj, i cili perveç pershendetjes të pranishmëve dhe atyre që folen rreth
librit të tij, ai ka falnderuar me “emër” të gjithë ata që e kanë bërë të mundur
botimin dhe promovimin e këtij libri. Aktiviteti promovues ka vijuar me këngë e
valle folklorike nga Shoqeria Kulturore Artistike Gruda. Grupi folklorik i shoqatës
”Gruda” kishte harmonizuar  mjaft bukur tradicionalisht dhe artistikisht, edhe
“përshëndetjet” muzikore, veçanarisht atë nga lahutari 84 vjeçar Gjokë Kalaj e
deri tek Valon Gjolaj, një voglush që edhe pse ka lindur e rritur në Amerikë,
“duket” se së bashku me familjen ka ardhur enkas këtu për të “treguar” se është ;
Djal Grude e nip Hoti / gjaku i tij , gjak Kastrioti.
Por edhe  grupi i valleve etj. me performimin e tyre i dhanë hijeshinë dhe freskinë
këtij eventi promovues në Lekaj të Tuzit. Evenimenti i promovimit u mbyllë me
një koktej të sponsorizuar nga z.Ndrekë Gjolaj.
Lekaj-Tuz me 05 gusht 2021