Ligji vlen për të gjithë dhe është mbi të gjithë!

0
305
Agim Vuniqi
Jovanka Broz, bashkëshortja e presidentit jugosllav Tito jetoi deri në fund të jetës së saj në një banesë dy dhomëshe, duke marrë pensionin që i takonte sipas ligjit, ndërsa familja Rugova jeton në kështjellën presidenciale, edhepse gruaja e presidentit të ndjerë merr pensionin (presidencial). Fundja a ishte paramenduar që ajo të jet kështjellë presidenciale, apo trashëgimi mbretërore? Askush mbi ligjin është fabulë “Lisa ne boten e çudirave” të cilën e konsumojnë kalamajt. Kush thotë që angazhimi në politikë nuk është biznes profitabil???
Çështjet e shtruara janë parimore dhe ligjore; sepse ajo kështjellë presidenciale në Velani është bartë si trashegimi pronësore në gocën e president-it, vlera e deklaruar e pronës, sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës ishte 1.5 milione euro. Sipas cilit ligj? Pra çështja që shtrohet është “e drejtë“ deri në momentin sa ishte gjallë presidenti, sepse me ligjin në fuqi duhet të deklarohet çdo pasuri e pafituar, duke përfshirë edhe dhuratat, sepse Kosova nuk është monarki. Çështja është çfarë statusi pronësorë ka ajo kështjellë? Kështjella iu ka dhuruar presidentit Ibrahim Rugova, jo qytetarit Ibrahim Rugova. Sipas këtij presedani arsyetohet pasuria e pafituar e Hashim Thaçit, e Ramush Haradinajt dhe të tjerëve persona publik me arsyetimin bizar ia ka dhuruar populli! Ligji vlen për të gjithë dhe është mbi të gjithë!