‘Lamtumira e turpit e Bashës me demokratët!’

0
328

Nga Paulin Marku

Nisur nga pozicionet politike që kam patur pas vitit 2013 në Partinë Demokratike si drejtues Dege dhe Anëtar i Këshillit Kombëtar deklaroj me ndërgjegje dhe bindjen time personale se:

1. Lul Basha nuk është deputet i Partisë Demokratike, për të cilën kam punuar, sherbyer, protestuar, zhvilluar takime apo fushata elektorale, por thjesht një deputet antiopozitar dhe vasal i z.Rama.

2. Nuk e kisha menduar asnjëherë në jetën time se në selinë ku kam zhvilluar mbledhje, takime, bashkëbisedime do më vijë dita që të helmatisem me gaz lotsjellës dhe helmues, së bashku me miqtë, kolegët, drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike.

3. Pluralizmi është në rrezikun me të madh të kohës pas 30-viteve, pasi nuk kemi vetëm një qeverisje të kriminalizuar e të korruptuar, por kemi edhe një grup pengmarrësish, të blerë e të shitur këmbë e kokë të qeverisja aktuale, me në krye duelin Basha-Bardhi dhe grupin që e mbështesin.

4. Unë personalisht e kam njohur nga afër dhe e dija që në biologjinë e tij ka mashtrimin dhe gënjeshtrën, por nuk e kisha besuar se ai është edhe dhunues, i rrezikshëm, killer i ftohtë për demokratët më shumë se Rama.

5. Demokratëve në gjithë Shqipërinë u ke borxh gjithë jetën, jo vetëm shitjen e zgjedhjeve, por atë që me dorën tënde prej një vrastari të ftohtë u shkaktove me 8-Janar te selia e tyre.

6. Personalisht ndjehem mjaft i zhgënjyer që kam punuar afër teje në këto vite, një kohë nga më negativet në karrierën time personale, por edhe një zhgënjim për ata që vazhdojnë të mbështesin akoma dhe nuk të njohin natyrën e ftohtë të një njeriu që ka në gjak vetëm paranë e pisët.

7. Lotët, gjaku, torturat që kaluan demokratët me mendjen djallëzore tënden në bashkëpunim me Ramën, do jenë mallkimi më i keq në jetën tënde, jo vetëm politike por edhe personale si individ.

8. Selia e blinduar e demokratëve dhe marrja në mbrojtje nga policia, nuk mund të jenë krenaria dhe shpëtimi nga urrejtja e pakufishme që u keni shkaktuar demokratëve si dyshe e dyshimtë Basha-Bardhi.

9. Demokratët do të organizohen, në struktura në çdo qelizë të Partisë Demokratike, me të rejat dhe të rinjtë, nënat dhe motrat e vendosura, për të ndërtuar një parti me vlera, dinjitet, moral dhe konkurruese me dyshen Rama-Basha.

10. Papjekuria politike e juaja nuk besoja se do shkonte deri në dhunën ndaj demokratëve me qëllimin e vetëm të përfitimeve tuaja personale dhe një grup individësh, pa vote dhe moral para demokratëve.

Këta nuk janë trafikantë, kriminel, të korruptuar por intelektualë dhe demokratë të ndershëm.

Koha për reflektim është shumë vonë ,por realiteti do tregojë të drejtën!

*Ish-kryetar i PD-së në Lezhë