Lamtumira e Met Golemit…

0
858
I paqte, i sjellshem, i ditur e i lexuar…pasionant unikal , elokuent…mik i rralle …produktiv…nje kampion i madh i boksit te cilit rregjimi bastard komunist i rezervoi deri edhe Burgun…
Qytetar model i Tirones sone…goje embel…shume i respektueshem…5 vjet Kampion i Shqiperise por edhe 5 vjet ne Burg pse festoi fitoren e Kasius Kleit [ Mohamed Aliut] …
Shkrimtar, publicist, analist, gazetar e komentator brilant i llojit krejt te vecante per sportin burreror te boksit…
Nje lloj Ismet Bellove ne mikrofon per futbollin e nje lloj Vangjel Shundi ne lojerat me dore …ky ishte e mbeti Met Golemi miku im i mire e i shtrenjte i cili u nda sot nga jeta ne moshen 85 vjecare…
Nje kampion i madh i boksit shqiptar ne fillim e në mes vitet 50…ku shkelqeu ne ring bashke me emrat e medhenj te Met Kryeziut, R.Dishnices, Hysen Sharres, Ali Kastratit, Ramiz Rekes, Todi Jankut, Dhori Gernjotit, Selim Bardhetit etj…e ku 5 here do te ishte Kampion i Shqiperise…
Ne mes vitet 70 ( saktësisht në 1978 ) do te perfundonte pas hekurave me akuzen banale te agjitacion-propagandes …sepse kish folur ne ambjentet e shoqerise se tij per nje sport te ndaluar nga Partia sic ishte boksi…sepse kish perkrahur shfaqjet e huaja borgjezo rrevizioniste e kish komentuar mes shokesh e miqsh te tij fitoret e medha ne ringun boteror te Gjigandit te boksit Kasius Kleit alias Mohamed Aliut te famshem e me keq akoma kish blere nje Torte per te festuar me shoket e vet Titullin Kampion i Botes te boksierit ne fjale…
Pas viteve 90 e njoha fare mire e nga afer te mirin Met Golemi dhe per vite me radhe e kam mirepritur bashkepunimin e afert me te ne Tv Klan , Koha tv…në gazeten Koha Jone, Sport Ekspres, Dita Informacion…etj…
E vleresoja shume sinqeritetin , dijen e kulturen e tij sikurse edhe elokuencen , figurat krahasuese gjate komenteve te tija brilante…por edhe menyren se si ai e tregonte aq qarte e sakte historine e sportit te persekutuar shqiptar te boksit…dhe me pelqente shume respekti qe tregonte kurdohere per kundershtaret me te cilet ishte ndeshur ku kishte fituar por edhe ishte mundur prej tyre…
Ishte shume qytetar…por edhe i civilizuar Met Golemi …si pak kush ne ate Shqiperine tone te gjore ku miresia po zhduket frikshem dita -dites.,..
Kur isha per here te fundit ne Shqiperi e ne Tirane 4 vjet me pare desha ta takoja e ju luta te Birit qe ti conte fjale te pinim nje kafe se bashku aty tek Bar-Kafe Bakalli por …i biri me tha se ishte pa qejf e nuk mundej dot ndaj dhe me conte te falat e perqafimet e tija te sinqerta…
Ma perqafo Baben fort nga une …ja lashe si amanet te Birit te tij….dhe sot mu mbushen syte me lot kur ne faqen e tij te fb pashe e lexova njoftimin e dhimbshem…per largimin nga kjo bote te Ahmet Golemit te madh…
Nuk largoheshe dot nga asnje lloj bisede me te kur ai niste e rrefente aq bukur jetet sportive te idhujve te tij e kampioneve te medhenj te boksit boteror…M.Ali, Fraser, Foreman, R.Marciano, Chavez, Louis, R.Robinson, Lisston, Sh.Leonard, Benvenuti, Tyson ..vellezerve Klitchko…etj etj…
Lamtumire Kampion i madh …lamtumire njeriu e qytetari i mrekullueshem i Tirones sone…publicisti e komentatori unikal e brilant…miku im i mire e i cmuar…
Ngushellime te sinqerta familjes …
U prehsh ne Paqe e te qofte Dheu i lehte…
A.R.DOSTI