LAGJIA LIRIA SHKODER

0
151

Lagjia Liria ne qytetin e Shkodres, vijon te jete lagjia me pa perkrahje, edhe pse me te nis hyrja e nje qyteti te permendur per historine dhe kulturen e hershme. E pjese e kesaj historie jane edhe komuniteti egjiptian, te paret e te cileve u pozicionuan rreze kalase Rozafa. Por ndryshe nga pjesa tjeter e qytetit, ata u izoluan apo veteizoluan ne kete lagje, dhe faktori qe ndikoi me shume ishte mospranimi i tyre nga shumica per shkak te ngjyres, e shprehur ndryshe u etiketuan si “magjype”. Pavaresisht rrjedhes se koherave, perpjekjeve per tu intiegruar ne fabrika, per te frekuentuar shkollat me femijet e tjere te qytetit, etj, u perfolen apo u treguan me “gisht”, per shkak te ngjyres. Te trajtuar gjithmone si shtresa me e varfer e popullates qe shtrin doren per lemoshe, ne emisionin “+355 Atdheu” te Albdreams Media Detroit, Michigan USA, ky komunitet do te vije ne nje kendveshtrim tjeter. Permes kontrasteve te medha do te paraqitet vete jeta e kesaj lagje permes detajeve si: para pak kohesh nje vajze e kesaj lagje u martua me nje djale te qytetit, me te cilin u njohen ne universitet si infermiere te ardhshem, nje zoteri i cili jetonte i vetem paguante nje zonje nga qyteti qe t’i sherbente e t’i bente punet e shtepise, nje biblioteke, nje poete apo nje kengetare, nje berber qe fiton mjaftueshem dhe jeton ne mireqenie, por edhe nje grua vete i 12-te qe jetojne ne nje dhome. Pra jeta me kontrastet e saj permes deshmive te vete banoreve, te cilet do te ndajne jeten e tyre , te verteten e tyre me gjithe teleshikuesit e Albdreams Media. Reportazhi synon te sensibilizoje jo vetem strukturat e pushtetit qendror dhe atij lokal mbi te drejtat e ketyre banoreve per tu trajtuar si gjithe pjesa tjeter e qytetit, por mbi te gjitha kerkon te sensibilizoje shoqerine shqiptare, e cila ende nuk eshte cliruar nga mendesia raciste ndaj komunitetit egjiptian. Ata kursesi nuk jane banore te rinje, por jetojne prej me shume se prej 150 vitesh ne tokat e te pareve te tyre. Na ndiqni se shpejti ne Albdreams Media, ne emisionin “+355 Atdheu”.

BURIMI : https://www.facebook.com/albdreams.televizion.21