KUVENDI I LEZHES ,“INSTITUCIONI” KU BESA E BURRAVE , BASHKOI SHQIPTARËT NË FE DHE ATDHE , DHE HOLLI THEMELET E NJË SHTETI UNIK SHQIPTARË…

0
305

Nga Ndue Bacaj

Pikturë që i kushtohet Kuvendit të Lezhës

578 Vite më parë, me 2 mars të vitit 1444 zhvillohet  Kuvendi i Lezhes. Në këtë kuvend të parët tanë , Arbërit, lidhën Besen, besen e Zotit e burrave (shqiptar) në mes njeri – tjetrit , dhe ketë besë ja “dorzuan” prijesit legjendar Gjergj Kastriotit –Skenderbe..  Kuvendi nuk ishte “thjeshtë” një bashkim burrash , për të lidhur besen e për të luftuar së bashku kunder armikut turko-osman , i cili u kishte pushtuar trojet, burgos lirinë, dhunua besimin dhe u rrezikonte ekzistencën.  Në këtë kuvend  për herë të parë Gjergj Kastrioti Skendërbe kishte arritur të bëjë bashkimin në  një kuvend të gjithë prijësat , princët dhe principatat shqiptare, bashkimi dhe Beslidhja e këtij Kuvendi bëri të mundur themelimin e një shteti unik e etnik Arbënor-Shqiptar. Vlen të kujtohet se  mbas  humbjes së koalicionit ndërballkanik në betejen e Fush-Kosoves në vitin 1389, (kundër invazioneve turko-osmane), vetëm nga trojet Arbnore  kishin dhënë jetën rreth 4000 luftetar trima me në krye  prijesin Teodor  Muzaka. Mbas këtij viti fatëzi trojet shqiptare “dalngadal” ishin pushtuar e coptuar nga ushtritë turke. Gjatë pushtimit turqit kishin vrarë  e prerë prijësit e njohur shqiptarë , kishin grabitur, shpronsuar e tjetersuar prona e pasuri , si dhe  kishin marrë pengje njerëzore të familjeve e fiseve themel të Arberisë. Njëra nga familjet më të goditura ashpërsisht nga pushtuesi turk , kishte qenë edhe familja e Gjon Kastriotit , të cilit perveç të zezave të tjera  i kishin marrë peng edhe djalin e vogël Gjergjin.. Vitet kaluan dhe atëhere kur perandoria aziatike  turke-osmane kishte shpresuar më shumë se kurrë, se Arberisë ja kishte mbytur shpirtin Arbënor-kristian , dhe pinjollin e familjes së lavdishme të Kastrioteve -Gjergjin e kishte “transformuar” (“me alkimin e saj” të shkollimit , titujve e gradave ushtarake) në një shpatë të “çelnikt” të Islamit , kishte ardhur ora e së vertetes. Siç dihet kjo orë kishte “trokitur me 3 nentor 1443 në betejen e Nishit (të Kosoves), kur Gjergj Kastriotin e kishte thirrur gjaku i të pareve… Me 28 nentor (1443) në Krujen e bekuar kishte valëvitur të lirë , e drejt qiellit flamurin Arbënor , atë flamur që kemi edhe sot. Gëzimi dhe sukseset e Shqiptareve nuk kishin të treguar , por edhe tërbimi i Sulltan Muratit nuk njihte kufi… Ndaj për të perballuar këto kohë të veshtira  prijesi legjendare i Arberisë Gjergj Kastrioti  e kishte kuptuar se Arbërit do ti ndihmonte , perveç fuqisë tyre, Zotit edhe bashkimi… Ndaj u bëri thirrje të gjithë princërve e prijësve që me daten 2 mars 1444 , të mblidheshin në një kuvend bese e bashkimi, ku si vend ishte zgjedhur Lezha (ndonse nën pretektoratin e Venedikut që “dridhej”..), ndersa si “seli” kuvendi do të kishte  Katedralen e Shenkollit.. Sipas shkrimeve të asaje kohe e më vonë , në Kuvendin e Lezhës kishin marrë pjesë perfaqesues të të gjitha principatave dhe krahinave shqiptare , ku më të shquarit ishin:  Gjergj Kastrioti  , Gjergj Araniti  , Andrea Topia me dy djemt e tij , Kominin dhe Muzakën dhe nipin e tij Tanushin , Gjergj Stres Balsha (nipi i Skenderbeut nga motra Jella) , Nikoll Dukagjini , Pal Dukagjini , Gjin  Muzaka , Teodor Muzaka (i riu) dhe disa pjestarë të kësaj familje , Lekë  Zaharia , Pjeter  Spani  , Lekë Dushmani  etjerë , por edhe perfaqesues të Venedikut , dhe  Stefan (Gojçini) Cernojeviç  (me dy djemt e tij Gjergjin e Gjonin), që perfaqesonte “berthamen” e Malit Zi (të mëvonshem). Kuvendi i  Lezhes mori disa vendime historike , si : Formimin e “Lidhjes  Shqiptare “ (ndonjë historian e quan lidhja e popujve shqiptarë ), ku per ta ruajtur këtë lidhje burrat e kuvendit dhanë BESEN ,ndaj kjo lidhje njihet edhe si BESLIDHJA e Lezhes. Në kuvendin e Lezhes u krijua një aleancë e madhe politike e ushtarake , në krye  të ciles u zgjodh Gjergj Kastrioti , që “emrohet”edhe  komandanti  suprem i  ushtrisë mbrojtese të Arberisë. Në kuvend u krijua arka e finances , ku secili kontribuonte sipas nje kuote të miratuar.. Gjithashtu ishte urdhëruar rikthimi i të gjithë arbërve (që kishin “perqafuar” besimin islam të pushtuesit..) në besimin kristian… Per të gjitha vendimet e Kuvendit të Lezhes që u miratuan , kuvendarët u betuan me dorë në Ungjill.. Kisha kartedrale e Shenkollit ishte dëshmitrarja dhe “garantja” para Zotit per respektimin e kësaj  beslidhje , që me  programin e bashkimit dhe veprimit të të gjitha principatave shqiptare, kuvendi i  2 marsit 1444 krijojë per herë parë të berthamen e një shteti të bashkuar Arbër-Shqiptar.. Në këtë shtet që do të “konsolidohej” nën udheheqjen e të madhit Skenderbe bënte pjesë (në mesin e shek.XV) edhe Dardania (Kosova)… Kuvendi i Lezhes dhe programi i saj kishin një jehonë të madhe kombetare dhe nderkombetare. Mbas  kësaj beslidhje  u shenuan edhe fitoret e para të rendësishme të betejave luftarake kundër ushtrive osmane… Nga këto suksese  lavdiplotë mendova të kujtoj ndër të parat  beteja, (fill pas Beslidhjes së Lezhës) të fituar nga ushtria trime arbënore e udhëhequr  nga Gjergj Kastrioti, në fushen e Torviollit (Dibër) me 29 qershor 1444. Gjergj Kastrioti  me ushtrinë e tij do ta shpartallonte   plotësisht  ushtrinë  turke-osmane  të  përbërë nga 25.000 ushtarë e oficerë të udhehequr nga Ali Pasha, një ndër komandantet më të shquar osaman… Ali Pasha kishte lënë në fushen e betejes  më shumë se gjysmen e ushtrisë së tij… Cilësoj  se si Gjrgj Kastrioti -Skenderbeu dhe Ali Pasha ishin të “vlersuar”si ndër komandantë më të zotët të perandorisë , ndaj  Marin Barleti, shkruan se u ndeshen luanët me luanë…Theksojmë se në ushtrinë “Skenderbegëjane” shquhen mjaft luftetarë trima nga “Malesia” , ku dallojnë edhe emrat dy kapidanëve “malësor” Nikollë Berisha dhe  Gjergj Kuka… Fitoret e ushtrisë së Arberisë të bashkuar nuk rreshten per më shumë se një çerek shekulli , ndaj fama e lavdia e komandantit legjendarë Gjergj Kastrioti mori dhenat e botes , madje  shpesh fama e tij merrte trajta hyjnore ,që me siguri i kishte pasur , pasi pa një shpirtë me një bekim të tillë do të kishte qenë e pamundur t’i bëhej ballë  ushtrisë të stermadhe të perandorisë turke-osmane , e cila  po të mos ishte ndalur në trojet arbënore , ajo do të kishte marshuar mbi Europen kristiane që dridhej shpesh nga frika… Gjithsesi Kuvendi i Lezhës  sot i perket historisë , por asaj historie me të cilen duhet të krenohemi në përjetësi ,sepse rreth gjashtë shekuj më parë , kemi qenë ndër të parët në Europë që kemi ditur të bashkojmë të gjitha forcat dhe trojet tona , dhe të krijojmë berthamen e një shteti unik , ku vetëm kështu të bashkuar kemi fituar…Ndaj ky është mesazhi kryesorë që nuk duhet ta harrojmë  as sot as mot…

BIBLIOGRAFI :

1.Gennaro Francione ,”Skenderbeu një hero Modern” ,fq30-31 , 189-190.

2.Dhimiter  Frangu , “Veprat e lavdishme  të Skenderbeut “ ,fq47 ,51-54 ,189.

3.Tajar  Zavalani ,” Histori e Shqiperisë”, fq.120-121.

4.At  Marin Sirdani , “Skanderbegu  mbas gojdhanave” ,fq.21-22 , 87-88.

Frang  Bardhi  ,”Skenderbeu”…

6.Serge  Metais ,”Histori e shqiptareve nga Iliret deri te pavaresia e Koseoves “,fq.244.

7.Edwin  Jacques ,”SHQIPTARET…” ,fq.204-205.

8.Marin  Barleti  ,”Historia e Skenderbeut…”

9.Virgjil  Kule , Gjergj Kastrioti Skënderbeu  -Kryqtari i fundit , fq.55-56.

10.Zhan  Klod Faveirial , “Historia më e vjeter e Shqiperisë” ,fq.283.

11.Fan S. Noli ,Histori e Skenderbeut ,fq.34-35.

Datë 02 mars 2022