Kujtesë për malësorët e pushkatuar 80 vite më parë nga ushtria mbretërore jugosllave.

0
574

Me 27 gusht 2021, në Bozhaj të Hotit , taman te gropa e gelqeres ku u pushkatuan (e disa edhe u groposen) para pak më shumë se 80 viteve (6-18 prill te vitit 1941), u organizua një kujtesë në nderim të këtyre martirëve të pushkatuar pa drejtësisht e mizorisht nga ushtria Jugosllave (apo me konkretisht ajo serbo-malazeze). Takimi ishte iniciua e organizua nga veprimtari i shquar malësor- shqiptar me banim në Michigan-USA , prof Lukë Junçaj, së bashku me historianin e ri e me prespektive z. Mark Junçaj (prof. i historisë në gjimnazin e Tuzit). Pjesmarres të kësaj kujtese ishin familjarë apo trashigimtarë të të pushkatuarve etj. Gjithashtu ishte pjesemarrës në këtë kujtesë edhe kryatri i Shoqatës Atdhetare Malesia e Madhe në Michigan- USA. Pas moderatores Kristjana Junçaj që hapi e moderoj këtë kujtesë, fjalen e mori prof. Lukë Junçaj, i cili foli mbi këtë krim makaber të ushtrisë jugosllave , jo vetem të pa ndëshkuar, por edhe gati të “harruar” tash 80 vite. Pas prof. Lukës historiani Mark Junçaj mbajti një kumtese interesante me të cilen përshkroi historikisht dhe realisht pushkatimin e pa faj të mbi 32 malesoreve nga ushtria jugosllave , me të vetmin “faj” se ishin shqiptar në trojet e tyre etnike. Pas z. Mark pershendeti publicisti Ndue Bacaj, si nipi i të pushkatuarit Malotë Nikollë Baci -Curanaj. Këtë kujtesë e pershendeti edhe z.Zef Gjoka ,nipi i të pushkatuarit Marash Uci-Dedvukaj. Kujtesa u mbyllë me premtimin për ndertimin e një memoriali me emrat e të pushkatuarve. Vlenë të shënohet se biznesmeni Mirash Gjoka (edhe ky nipi i Marash Ucit Dedvukaj), premtoi një sponsorizim prej 5000 dollaresh për ndertimin e memoriali….
Nga korespondenti i Albdreams.net në Malësi
Foto te huazuara nga MALESIA.ORG