Kreu i SHISH: Në Shqipëri veprojnë shërbimet sekrete të huaja, duan destabilitet

0
391

Shërbimi Informativ ka ngritur alarmin për praninë e aktivitetit të shërbimeve të huaja në vend. Gjatë paraqitjes së raportit vjetor para Komisionit për Sigurinë Parlamentare, kreu i SHISH Helidon Bendo deklaroi se veprimtaria e kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride. Bendo theksoi se në rajon ka tentativa në pengimin e procesit të integrimit.

Shqipëria rrezikohet nga shërbimet e vendeve jo, mike. Ky ka qenë alarmi i ngritur nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, i cili gjatë paraqitjes së raportit vjetor para Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare deklaroi se veprimtaria e shteteve apo dhe shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride.

Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre. Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, që përfshijnë propagandën, dezinformimin, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/ operacione influence informative dhe psikologjike.Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, Bendo theksoi se në rajon po tentohet të bllokohen proceset integruese TELEGRAF.AL