Kosova do të jet më parë në Nato, se të njihet nga Serbia

0
794

Nga Beqir Sina
Kongresmeni Ritchie Torres: SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropë se Kosova, dhe Kosova, nuk ka mik më të madh në botë se SHBA-të
E shpallur e pavarur 14 vjet më parë, Kosova deri tani është njohur nga 117 shtete nga 192 që janë anëtare në OKB . Gati më shumë se gjysma prej tyre e kanë njohur në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008. Nga vendet që konsiderohet nga ana diplomatike, si “leva” që bën njohjet përfundimtare (2/3) është pikërisht Serbia.
Ndërkohë, që nga vendet e Bashkimit Evropian, Kosova, nuk e ka njohjen e Greqisë, Rumanisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.
Por, mosnjohjet, në një mënyrë ose tjetër, duket se e pengojnë Kosovën – nisur nga lëvizja e lirë deri te pranimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare, siç ishte rasti më i fundit në UNESKO dhe INTERPOL.
Mirëpo, jo vetëm Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk ka asnjë gjasë ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por as edhe një udhëheqës serb nuk “guxon” të thyej “konceptin” e nacionalizmin e Serbisë, e të njohë pavarësinë e Kosovës.
Mbasi, siç dihet Serbia, vazhdon edhe me Kushtetutë ta konsiderojë si pjesë të veten, duke mos lënë me këtë rast as Bosnje dhe Hercegovina, e cila është në problem të brendeshem me Republikën Serbska, të Milorad Dodik, të njohë Kosovën.
Dodik, i njohur si “qeni i Serbisë” i cili, është duke heshtur deri tani – shkak është problemi i madh Rusi -SHBA/Nato me Ukrainën, mbas gjithë asaj zhurme të madhe, që bëri ai para dy muajve për shpalljen e pavarësisë së Republikës Serbëska, duket se është në “pritje”…..
Ndërkohë, që Serbia (Aleksandër Vuçiç,) do të vazhdojë të forcojë ushtrinë e saj nga Rusia, në pritje të një konflikt që gjithmonë ka gjasa se mund të përshkallëzohet, më e pakta “diplomatikisht”, së fundmi midis Rusi -SHBA/Nato me Ukrainën.
Nga 14 vjet pavarësi, dhe më shumë se 10 vjet bisedime në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, lëvizjeve diplomatike , të Brukselit the Washingtonit, në “trekëndëshin” Bruksel, Beograd e Prishtinë, ShBA, kan vazhduar të “punojnë” vetem me fushën diplomatike, së bashku me Brüksel’in – pa arritur deri tani ndonjë qëllim konkret.

Ndërsa, Beogradi, (Preisdenti Vuçiç,) duke u nisur nga diplomacia “kërko sa më shumë, dhe mer të paktën atë që ke qëllim” duket se tani, me ri-zgjedhjen e tij në Prill, dhe më 14 Dhjetor(2021) kur ajo hapi me katër kapitujt e rinj – duke e ndezur “dritën jeshile” për në BE-në, po e realizon qëllimin e tij, madje edhe ti bind serbët.

Kurse, Kosova në 12 vjet pavarësi në lidhje me lëvizjet diplomatike , të Brukselit dhe Washingtonit, (ShBA), ” as që ka humbur, dhe, as ka ka fituar! madje, ajo mund të quhet me gjuhën diplamatike se është në “status quo”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të ketë presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën, duke theksuar se po përballen me presione për t’a njohur Kosovën – “ekziston rreziku që Kosova të pranohet në NATO” pohon ai.

Vuçiqi e bëri këtë deklerat tash mbasi “dëgjoi” se çfarë i thanë atijë, i dërguari amerikan, Gabriel Escobar dhe diplomati i BE, Mirosllav Lajçak. Pra, ai ka maar një mesazh shumë të qartë: “BE dhe SHBA punojnë krahë për krah për t’i dhënë fund zgjidhjes së mundshme të problemit mes Serbisë dhe Kosovës”.

“Kemi gjithnjë e më shumë të dërguar nga Escobar(SHBA) e deri tek Stuart(Britania e Madhe). Të gjithë po dërgojnë të dërguar, por nuk duan që Rusia të ndërhyjë në negociatat me Kosovën. Megjithatë, mos harroni se unë refuzova njohjen e ndërsjellë në mes të Uashingtonit(17 Shtator 2020), edhe pse amerikanët ishin mikpritës të ndershëm. Ishte gjëja më e vështirë atje, të refuzosh njohjen në mes të SHBA. Ne kemi pasur presion edhe në Bruksel për të lejuar hyrjen e Kosovës në OKB. Vetëm të dimë se me çfarë presionesh po përballemi për ta njohur Kosovën”, ka thënë Vuçiq për Tanjug TV.

Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, siç tha ai, do të bëhej presion shtesë mbi vendet e Evropës, që ta njohin atë si shtet të pavarur.

“Kjo do ta vendoste vendin tonë në një pozitë shumë të keqe,” shtoi Vuçiq.

“Të gjithë po përpiqen ta detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën. Pres që dikush të mendojë ta përfshijë Kosovën në NATO dhe kështu të detyrojë këto katër shtete të BE-së që ta njohin pavarësinë dhe në këtë mënyrë të na detyrojnë ta pranojmë atë “, tha, Vuçiq duke theksuar se Serbia nuk do ta pranojë kurrë, edhe nëse ndodh”.

Mirëpo, ndërsa, Department i Shtetit ka qenë historikisht i ndarë në shumë qëndrime në konfliketet dhe problemet ndërkombëtare mes Senatit dhe Kongresit, përfshirë, jo pak herë edhe Kosovën, që prej vendimit të administratës së Presidentit Klinton, për bombardimet ndaj Serbisë, dhe deri te njohja e pavarësisë së Kosovës, duket se tani Senati dhe Kongresi, mendojnë edhe kërkojnë që të rritet presioni ndaj Serbisë.

E cila për Washingtonin mendohet se luan politikën “me dy karrike”, një në Moskeë dhe një Bruksel& Uashington.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-së, Bob Menendez, që është një mik i shqiptarëve, kritikoi Escobarin për presionin që po i bëhet Kosovës me Asociacionin.

“Ju po i bëni presion Kosovës që të implementoj një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur disa pa përputhshmëri të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 për këtë asociacion. Unë mendoj se kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të bëjmë edhe një tjetër Republika Srpska, dhe nuk duhet assesi të dëmtojmë sovranitetin e Kosovës… Përkundrazi presioni duhet të jetë mbi Serbinë që të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës” thotë Menedes që është Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-së.

Kurse, kongresmeni Ritchie Torres, në fjalën e tij, duke uruar festën e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndër të tjera tha se SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropë se Kosova, dhe Kosova, nuk ka mik më të madh në botë se SHBA-të.

“Pse të mos kemi përdorimin më të madh të Jo-së, ne po jetojmë në një kohë sfiduese kur udhëheqja e Amerikës në botë është nën rrethim nën kërcënimin e Rusisë, dhe aleatëve të saj me Serbinë, Kinën, Iranin, dhe kështu për mua, është më urgjente se kurrë më parë, se ne i mbështesim pa kushte miqtë tanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miq si Kosova në Evropën Juglindore, dhe Kosova nuk duhet të ketë mik më të madh në botë se Shtetet e Bashkuara,” tha Kongresmeni Ritchie Torres.

Duke shtuar, se “Kështu që unë dua t’ju siguroj se kolegët e mi dhe unë në Kongres, qëndrojmë fort me njerëzit më afërt të SHBA, ndërsa ju(Kosova) kërkoni njohje universale nga komuniteti ndërkombëtar, dhe nëse kërkoni anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ju qëndroni të vendosur në mbrojtjen e sovranitetit dhe barazisë së Kosovës, Kosova, duhet të ketë të njëjtën njohje në të njëjtin aspekt që çdo shtet tjetër i pavarur e merr si periudhë të mirëqenë”.