Kolonizimi i Veriut të Kosovës, marrëveshje e fshehtë Thaçi -Rama -Vuçiq!

0
698

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Projekti ka filluar me ndërtim qysh në vitin 2015, në një sipërfaqes prej 20 hektarësh gjerësi gjeografike e gjithë lagjes, kurse në sipërfaqe të ngushtë prej 15 hektarësh janë në përfundim ndërtimi 300 njësive banesore në kuadër të vendbanimit “Lugina e Diellit”. Qeveria Kurti e ka gjetur këtë projekt si akt të kryer dhe tani patate e nxehtë që i ka mbetur në dorë e qe duhet të sfidohet me të. Ky fakt flet mjaftueshëm për planin e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit që ishte akorduar për opsionin e shkëmbimit të territoreve ndarjes së Kosovës, që si argument do të përdorej edhe përbërja etnike e popullsisë̈, që në këtë rast i bije shumica serbe e popullzuar dhe me projekt të mirë menduar.

Tani për qeveritë e kaluara që e qeverisën këtë vend deri më tani, kemi shumë vërejtje në punët e tyre, sepse qartë po shihen shumë mangësi dhe gabime që i kanë shkaktuar këtij vendi, e sidomos komunave veriore të Kosovës, prandaj nga qeverisja e tanishme duhet një kohë e gjatë të punohet që ti evitojnë ato gabime të tyre, dhe ndoshta jo vetëm kjo qeveri por edhe qeveritë në ardhje, prandaj nëse i analizojmë punët e atyre qeverisjeve të mëparshme shihet qartë që kanë punuar dhe janë interesua vetëm për tu pasuruar, për interesa të tyre personale.                                                    Asnjë nga ato qeverisje nuk është dëshmuar se kanë qenë të interesuara për sovranitetin e plotë dhe integritetin e territorit të Kosovës si interes i madhor shtetëror, edhe pse ata udhëheqës të atyre kohërave rrihnin gjoks para elektoratit parazgjedhor se Veriu i Kosovës është i pandashëm. Mirëpo secili prej tyre posa vinin në pushtet e bënin të kundërtën, dhe as që e vizitonin ndonjëherë atë pjesë, edhe pse andej bëheshin kontrabandime të ndryshme kriminale si pjesë të pakontrolluara të një territori, e që kjo dukuri për këtë territor edhe sot vërehet se po vazhdon dhe nuk kontrollohet në tërësi, si pasojë e së kaluarës së pa interesuar nga institucionet tona të shtetit. Në atë territor jashtë kontrollit të plotë të shtetit të Kosovës janë forcuar dhe po zhvillohen rrjete te fuqishme të kondrabandimit të llojllojshëm nga grupe të ndryshme të krimit nga Serbia, e që kanë lidhje me ta edhe grupe kriminale nga Kosova, e besa edhe ish pushtetar të ndryshëm që janë përfolur në të kaluarën. Kjo situatë është kështu sepse shumë pushtetarëve në qeverisjet e kaluara iu interesonte vetëm si me pas “tallin” e tyre në ato biznese të jashtëligjshme, të pakontrolluara nga shteti, se për atë pjesë të veriut as nuk u interesohej askush, prandaj Serbia, me politikat e veta arriti që të ketë ndikim te politikanët kosovar të asaj kohe dhe me kërcënime që iu bënte dhe premtimet e herëpashershme që ju bënin atyre, ata i dinë shkaqet e atyre kërcënimeve, ata arritën qëllimin e tyre.                                  Në këtë projekt të mbrapsht kundër Kosovës në favor të Serbisë ishte me tërë qenien e tij edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, edhe politikanë e atyre kohërave që u pajtuan që pjesën e Veriut të ja japin Serbisë, si kusht për njohje reciproke, dhe duke e pas pëlqimin e udhëheqësve kosovar të atyre kohërave. Serbia nisi të ndërtoj nëpër territorin e veriut të Kosovës ndërtesa disakatëshe me qindra banesa për tua bërë me dije serbëve se ajo pjesë është e tyre sepse mos të ishte ashtu nuk do i bënin gjithë ato investime në ato përmasa të mëdha, prandaj këta politikanët e atyre pushteteve që ishin aso kohe , deri në shkurtin e këtij viti, me pasivitetin e tyre dhe kurrë pa i kontrolluar e kurrë pa e pasur ndikimin e qeverisjes në atë pjesë, lejuan të ndërtohen në heshtje ato ndërtime, pra nga të tri qeveritë̈ e kaluara të shtetit të Kosovës, koalicionet PDK- AKR me minoritetet, LDK -PDK- dhe e fundit PDK-AAK, duke mos provuar të reagojnë dhe ta ndalojnë asnjëherë projektin serb për kolonizimin e Veriut të Kosovës, rajonit të Mitrovicës së Veriut.

Ky projekt i kolonizimit të veriut me serb ardhacak nga territore të ndryshme të Serbisë dhe ish republikave të tjera, e emëruar si “Lugina e Diellit”, është një projekt i cili po bashkë financohet nga shteti i Serbisë̈ dhe Kisha Ortodokse Serbe, e që është në përfundim të ndërtimit, gati për tu mbushur me banor serb të komunitetit. Qeveria Kurti tani duhet të bëjë çmos dhe të kërkoj përgjegjësi politike dhe ligjore nga ish qeveritarët e kaluar të cilët kanë dështuar plotësisht në parandalimin e ndërtimit të projektit të tillë i cili është menduar dhe dizajnuar nga Serbia me qëllim të krijimit të parakushteve faktike për ndarje duke e shtrirë atje pushtetin e plotë të Serbisë, në këtë pjesë të territorit të Kosovës, dhe për ta nxjerr atë në tavolinë të bisedimeve si akt të kryer, aktin e ndarjes, që është qëllimi kryesor i Serbisë̈ edhe me formulën e deklarimeve për kompromis. Detyre e kësaj Qeverisje mbetet qe gjithsesi te beje aktivitete te shpeshta si i ka hije një qeverie në pushtet, që ti vizitoj ato komuna si pjesë të Kosovës, dhe ta bëjë mbikëqyrjen e komunave për punën që janë kah e bëjnë në ato pjesë të veriut, sepse pa një përafrim dhe mbikëqyrje të atyre komunave nuk ka integrim dhe sigurim të tërësisë territoriale. Qytetarëve të veriut duhet të ju ofrohen institucionet e shtetit dhe të ju tregojnë se edhe ato komuna janë pjesë e pa ndashme e Kosovës dhe për punët e tyre duhet të ju japin llogari institucioneve të Kosovës.