KOLE PALI NACAJ

0
3876
( 16/8/1924 –  10/01/1967 )
      Nga Zef Nacaj
Ishin ditet e para te fillim vitit 1967, dite te dimrit te njoftun te Vermoshit, kur ne lagjen aty afer semuret rande nje gru, konkretisht Gjyste Vushaj. Per sherbimin mjeksor as qe bahej fjale ne ate kohe jo ma ne Vermosh apo Tamare si  kryeqednra e zones por as ne Koplik nuk kishte sherbime per te ju ardhe ne ndihme njerezve te smure qe luftonin per jeten. Te mbledhun te gjithe bashke burrat e shpise si dhe te lagjes mendojne e vendosin qe ta ngarkojne mbi supe te semuren dhe ta cojne drejt Shkodres ku transporti me makine ishte i mundeshem vetem Hani i Hotit-Shkoder. E gjith pjesa tjeter duhej ba ne kambe. Per te transportu nje trup te tille ne barelle e ne kushtet e rrugeve kambesore te mbushuna me bore, ishte nje torture e vertete. Duheshin shume veta per tu ndrru e perballu lodhjen. Sigurisht qe ne raste te tilla ishte vullnetarizmi, deshira me ndihmu kush te mundete per me shpetu nje jete. Ne kete aksion nuk kishte si me mungu i palodhuni e kudogjetuni Kole Pali bashke me te vllajin Rrokun dhe nipin e tyne Gjergj Ndrekun!
      Pasi percjellin te semuren dhe e vejne ne makine per Shkoder, me te shkojne familjaret ndersa pjesa tjeter e grupit percjelles merr rugen e kthimit per ne shpi. Kthimi dihej qe ishte i rrezikshem ne kushtet e asaj bore te madhe dhe qe vazhdonte te binte pa pushim. Diheshin pikat e vendet e rrezikeshme, vende nder te cilat grupi ecte duke kriju distanca ne mes njeni tjetrit. Grupit i bashkohen edhe udhetare te tjere, nder ta edhe Dode Gjon Baba. Kalojne disa nga vendet e mundeshme por kure vijne tek sheu i kuq ne shkalla te Gropes, nata kishte shtri pushtetin e saje dhe drita e vetme ishte bardhesia e bores. Ishin te lodhun tej mase dhe te paushqyem. Ne ate kohe as qe bahej fjale per klube apo restaurante. Menyre e vetme me rigjeneru forcat ishte me u ndale ne ndonje shpi dhe me hanger dicka, gja qe mikpritja malesore nuk ka mungu asnjehere ne ato ane.
        Ne kalimin e vendit te rrezikut vazhdojne ecjen drejt Gropave te Selces e pikerisht ne sheun e kuq kure grupi me ecjen e tij ishte shtri ne te gjithe pjesen e rrezikut shperthen rrufeshem Orteku i bores  dhe ne te gjithe gjanesine e tij merr edhe dy a tre tjere por ata munden ti shpetonin thonjeve te tij. Asgja nuk u  muar vesh nga zhurma e furfullina e bores vetem se nuk vonoji te binte ne sy  se Kolen e kishte marre me vehte. Njerezit ma te afert te tij Rroku e Gjergji mesyjne poshte drejt lumit e kerkimit. Kerkim po me cka?? Pa mjete, pa forca fizike por te lodhun e rraskapitun. Ata ngulin kame qe do te kerkojme e nuk levizim prej ketu. I mencmi Dod Gjoni ju kujton se thellesia e ujit e perziem me bore ne kete nate te ftofte mundet me marre edhe jete  te tjera. Para kesaj logjike ata zmbrapsen e shkojne tek Vucajt ne Fund te Shkalles. Hane pak buke qe me marre forca, marrin veglat dhe pas disa oreve vazhdojne kerkimet, atehere kure edhe oret e dites se neserme po afronin dhe alarmi u dha ne te gjith krahinen u arrit te gjendej trupi i tij i pa jete. Ky ishte fundi tragjik i Kole Palit me daten 10 Janar 1967.
       Jemi plot 54 vjet mbrapa dhe i gjith ekipi shoqerues dhe udhtare te tjere ne ate udhetim jane ne amshim. Shume te dhana i ruej ne kujtesen time sepse ne ate kohe une isha 16 vjec dhe tragjedia e ndodhun tronditi jo vetem mahallen tone por te gjith krahinen. Kola ishte ne moshen ma te mire plot 43 vjec e po lente mbrapa nje vajze Mrine dhe tre djem: Zeka, Luigji e Lumi. Ndersa fmija i madh ishte vajza 15 vjece ma i vogli Lumi ishte nji vjet,ndersa Luigji 4 vjec. Per te gjithe ata qe e kane jetu ate vdekje te rande mbetet ne kujtesen e tyne si nje ngjarje e tmerrshme te ju merret baba atyne fmijve prush dhe grues se tij Lules qe ishin nje cift model, vetem me e jetu ate dhimbje ishte e rande, imagjino si vinte ajo per familjen e tij..
      Iku ky njeri i mire e puntore. Askush nuk kishte pase keq prej tij por gjithmone te mira perconte ne kushrini e kojshite e vet. Asgja nuk u shkru per te, atehere e deri ne ditet e sotme. E pra ai dha jeten per te shpetuar jete. A nuk asht ky nje hero?
Per mahallen e Mernacajve mbetet nje figure e nderume dhe e dashtun me te gjithe treguesit e nje njeriut ideal. Nipat e tij ketu ne New york me kerkuen qe ta perjetesoja gjyshin e tyne ne nje portret qe po e paraqesim ketu dhe une nuk kisha se si te mos shkruaja dicka per kete figure te nderueme te mahalles e te katundit e krejt zones. U mundova ti therras kujteses time te atyne viteve te rinise dhe bazu ne nje foto te vjeter e risolla Kole Palin e mire por ne nje forme tjeter: Ne art.Shpresoj ,ne asht ndokush i asaj kohe qe te me konfirmojne sadopak ngjashmerine.Do te ishte sadisfaksion per mu.
       Jeta e tij iku ne lulen e rinise.Ajo nuk u kthy ma por pema e familjes se tij u rrit per bukuri. Sot numrohen 21 nipa e mbesa dhe 30 sternipe e stermesa ose te marra se bashku plot 55 vete. Pra jeta e tij u kthy ne lulezim brezash dhe  shofin vetem perparimin dita dites. Nga e gjith pema e familjes mbetet peng Simoni (Djali i Zekes) qe ne moshen 19 vjecare u aksidentu ne greqi. Ai sic e diftojne te gjithe ishte djali ma i mire ne shkolle jete e shoqeri dhe eshte ndier shume ikja e tij..
      PAK HISTORI
      Pal Marku ( Baba i Koles) pati toke e pasuni i vendosun ne pllajen afer Sheut te Gjameve. Ne strategjine e tyne malesoret gjithmone kane levize duke u shtri me tokat e tyne gjithkund bregut te detit qysh ne Gorre, Breg te Mades, ne Breg te maces, Shnjin e Velipoje e ne ultesirat e tjera sic ishin Mali  Kolaj, Mali i Gjymtit dhe i Jushit. Megjithate  pese djemt e tije Ndreku, Frani, Marku e Kola dhe Rroku nuk e paten kete mundesi pasi regjimi i ri qe zaptoi Shqipnine aso kohe pengoi levizjen e lire te njerezve ane e mbane vendit. Ne keto kushte psunia e toka  e Palit u nda ne mes pese vllezerve gja qe dukej se ishte e pamjaftueshme per sigurimin e te ardhurave te nevojshme per perspektiven e famiiljeve te tyne. Ne keto kushte ata ndertuen pese shtepi dhe vazhduen jeten duke shfrytezu te gjitha resurset e mundeshme me punen e tyne te ndershme. Ky grup shtepijash formoj nje si minilagje qe thirrej mullisaj na zhargonin vendas sepse familja e Ndrekut e vendosun afer ujit posedonte gjithmone mullimnin me uje . Nje objekt aq te  dashtun e nevojshem e qe trashegohet ne vazhdimesi nga Marash Ndreku e te bijt e tij. Keta te fundit po ruejne e konservojne kete tradite duke e ba token e babes qe te lulezoje dita dites .
       Une kam pase fatin me i njofte e me ndeje me te gjithe keta vllazen. Baba jem, Prendash Zefi, ishte kusheri i dyte me “Te bijt e Palit” ky ishte emertimi i tim eti kure ishte fjala per kete vllazni. Baba ishte ma i madh ne moshe dhe si ma i vjetri i mahalles te gjithe i bindeshin e ja ndigjojshin fjalen. Mardhanjet me te gjithe keta kusherinj ishin gjithmone te mira, te ngrohta dhe shpesh i baheshin krah babes ne punet e veshtiresite e tij te jeteses.
    PUNET E MIRA MBESIN
      Ndersa kerkoja plotesimin e ketij shkrimi me dokumente per te kene sa ma i sakte , detyrimisht do ti drejtohesha dokumteve te gjendjes civile te asaj kohe. Pa e pa ala firmen njofta shkrimin e bukur e te vecante dhe shume te sakte qe punonjesi i gjendjes civile ne Tamare i ndjeri Nike Bunjaj kishte lane. Dokumete te plotesueme me perpikmenine ma te madhe, me nje shkrim te qarte sic ai e kishte zakon. Puna e mire mbetet. Ajo na  detyron qe ta kujtojme qofte edhe ne nje shkrim si ky.
    KUJTIME PER KOLEN
          Sa do te kisha deshire qe te sillnja ma shume kujtime rreth Kol Palit. Kure hedh veshtrimin mrapa ne vite verej se asnji ma nuk jeton nga grupi qe shoqeroji Gjysten e smure. Kujtimet mbeten vetem ato qe kane mbete ne kujtesen time te nje te riu 16 vjecar dhe kjo pas ma shume se nje gjysem shekulli. Athere une kam deshiren te sjell nja dy tre gjana te vogla qe kane mbete vrullshem ne kujtesen time. Nje here u ndodha rastesisht ne oborrin e shkolles, ku  nje mesues shkodrane perdori dhune ndaj djalit te madh te Koles. Ra ne sy per keq ajo sjellje e mesuesit dhe djali iku tuj kja tek shpia e tije dhe i diftoji Koles. Une tu e njofte Kolen, mendova se dicka e keqe mund te ndodhte dhe prita aty. Kure erdhi Kola me pushken ne krah e me djalin per doret. Mesuesit gati i ra te fiket nga frika. Kola ju drejtu kshtu: Ti i tha je per me mesu fmijt, nderkohe lutjet :Me fal te mesuesit kishin filluar e Kola vazhdoi:Me i rrah i rrahi vete ne se kane nevoje, kete qe ke ba sot  mos e perserit ma se pushke hekurit te vras! Ra qetesia e kjo u ba nje mesim i mire edhe per mesuesin.
        Nje here tjeter isha rreth moshes 11 vjec. Nga deshira e madhe qe kisha per skite shpesh do te sherbente edhe drita e hanes per te shiju zbritjet ne pistat e improvizume qe na favorizonte natyra e vendit simpatik te Vermoshit. Baba shpesh me hiqte vrejtjen se mund te ftohesha dhe nje dite pasi u ba nervoz me mu qe nuk zbatova urdhnin e tij me shku mrene, mori nje thuper dhe u nis ne drejtimin tem. E mora me mend se do te ndeshkohesha prej tij, gja qe  nuk e perdorte ndonjehere ndaj meje por e ndjeja se ja kisha ba borxh. Ne ato kushte  pashe nje here rreth meje kure me shkuen syte tek Kola qe po vinte rruges dhe vrapova shpejt e i  thashe: me pshto se don me me rrah Baba!  Kola me te qeshun me qiti doren rreth qafes me afroji sikure donte te me thoshte:Mos ki frike.ju drejtu babes: Sot duhet me ma fale mu se me ka ra ne bese e ma nuk ka me e ba kete gabim qe ka ba sot. Ne ato caste Kola mu duk se  ishte shpetimtari im.
       Mbaj mend plot raste te tjera qe ai vinte me punu pune te ndryshme qe i kerkonte baba dhe kujtoj se ishte shpirti i pandalun deri ne mbarimin e punes qe kishin ne plan. Punetor i palodhun, i pa fjale, i sjellshem ne familje e shoqeri si ai. Ky ishte Kole Pali.
 Tek shof sot kater  nipat e tij, djemt e Luigjit : Leonardin, Aleksin, Vladimirin e Albertin, te cilet me sjelljet e perparimin e tyne ketu ne New York them se une e shof andren e Koles te plotesueme ma se miri.
      Djem punetore,me biznese  shpija e pune te ndershme kane kriju jetesen per bukuri .Ngado me vijne fjale te mira nga miqte e mij kure marrin vesh se jane kusherinj me mu.  Sot ne New York asht edhe Lumi me gjith familjen e tij si dhe dy djemt e Zekes.Me kusherinj te tille si keta djem e baba e gjyshi i tyne une ndihem gjithmone i nderuem si pjese e mahalles se Mernacajve