Këshilli Bashkiak i Shkodrës miraton me 26 vota buxhetin për 2023- in

0
321

Nga Shkodraweb.com: Me 26 vota pro dhe 1 kundër, Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratoi buxhetin e vitit 2023 dhe planin buxhetor afatmesëm 2023- 2025.

Më herët, në një fjalë të shkurtër në nisje të seancës, kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka vënë theksin tek investimet e munguara nga qeveria shqiptare, teksa ka kujtuar se në 7 vite janë dërguar për financim 42 projekte dhe janë miratuar vetëm 4 prej tyre.

Në total, buxheti i Bashkisë Shkodër për vitin 2023 do të jetë 3.2 miliardë lekë, nga të cilat 876 milion do të sigurohet nga të ardhurat e veta vendore. Pjesa tjetër sigurohen nga grantet e huaja me vlerë rreth 40 milion lekë, pjesa e mbetur nga burimet qendrore dhe për të përfunduar me rreth 10 milion lekë trashëgimi me destinacion.

FJALA E KRYETARIT TË BASHKISË SHKODËR BARDH SPAHIA

Bashkia Shkoder me ndarjen e re territoriale vijon te jete kryeqendra e Veriut te Shqiperise, si nje qender administrative dhe funksionale e zhvillimit te ketij Rajoni.

Me nje shtrirje territoriale nga Alpet e Shqiperise ne Bregdetin Adriatik sfida kryesore e Bashkise Shkoder mbetet ofrimi i sherbimeve publike ndaj komunitetit sidomos sa i perket investimeve ne infrastrukture rrugore, arsimore, mjedisore dhe te cilesise se jeteses.

Duke marre parasysh shtrirjen e madhe territoriale ka qene e veshtire mbulimi me investime sidomos sa i perket infrstruktures rrugore, ku mungesa e realizimit te projekteve strategjike, te cilat nuk mund te realizohen me fondet e qeverisjes vendore, kane bere qe te kemi nje izolim jo vetem te Shkodres, por te te gjithe rajonit te veriut sa i perket ketyre investimeve.

Shkodra me territorin qe perfaqeson duhet te kete nje rol te vecante ne infrastrukturen rrugore duke marre parasysh qe eshte territori qe lidh Shqiperine me Europen permes 2 doganave kryesore (Hani i Hotit, Muriqan), si dhe nje nga zonat me numrin me te larte te turisteve qe vizitojne atraksionet e shumta natyrore qe kane nevoje per akses infrastrukturor.

Rikonstruksioni i RRUGES TIRANE – SHKODER si aksi kryesore qe do te kishte nje impakt themelor ne permiresimin e aksesit duke i dhene zhvillim te qenesishem te gjithe rajonit, ka vite qe kerkohet per tu realizuar. Nderkohe ne vit pas viti, duke marre parasysh rritjen e fluksit te trafikut, jemi deshmitar te nje situate teresisht kaotike ku nje rruge prej 100 km qe lidh te gjithe shqiperine me Europen, por edhe aks kryesor qe kalon prane te gjithe bregdetit te adriatikut mbetet ne nje situate te degraduar.

Rikonstruksioni i UNAZES SE ALPEVE – nje tjeter rruge qe do te jepte zhvillim per te gjithe zonen e Dukagjinit, ka mbetur akoma pa asnje zhvillim duke lene ne harrese nje zone te tere, zhvillimi i se ciles do te ndikonte ne nxitjen e aksesit dhe turizmit ne nje nga zonat me te bukura te shqiperise.
Shkodra me 3 lumej qe e rrethojne vijon te kete urat nderlidhese te viteve 90 apo me te vjetra, duke bere qe trafiku ne kalimin e ketyre urave te jete perher e me i renduar. Keto ura jane lidhja kryesore e qytetit ne hyrje dhe dalje dhe investimet per rikualifikimin e tyre jane investime qe duhet te merren persiper nga Qeveria.

Me nje numer prej 58 shkollash ne territor – gjate ketyre viteve ka munguar cdo investim i qeneseishem ne infrastrukturen arsimore duke lene totalisht ne dore te bashkise keto investime, te cilat per buxhetin e bashkise jane shume te medha – permend ketu rikualifikimin e shkolles “Kole Idromeno” shkolle me mbi 400 nxenes dhe me nje vlere te kerkuar investimi prej rreth 100 milion lekesh te rinj. Apo edhe shkolla te tjera te cilat jane aplikuar per tu investuar ne Ministrine e Arsimit dhe nuk jane realizuar duke bere qe bashkia te marre persiper keto investime me fondet e saj te cilat normalisht jane te pamjaftueshme.

Duke qene rajoni qe kontribuon me shumE ne te gjithe territorin e shqiperise sa i perket prodhimit te energjise, territori dhe mbrojtja e kesaj zone sa i perket demeve te shkaktuara nga hidrocentralet duhet te kishte pasur nje vemendje me te madhe. Nderkohe nuk eshte realizuar asnje investim per mbrojtjen e zonave qe vit pas viti permbyten. Aplikimi me i fundit i refuzuar ka te beje me rikualifikimin e te gjithe sistemit kullues te zones se nenshkodres qe do te kishte nje rol te rendesishem ne reduktimin e pasojave te permbytjeve.

Rikualifikimet urbane te lagjeve apo blloqeve te pallateve, pse jo duke integruar edhe teknologjite e reja dhe risite sa i perket eficiences energjitike kane munguar ne keto vite. Pervec rikonstruksionit te bllokut te pallateve xhabije nuk ka asnje investim ne rikualifikim te blloqeve te pallatave apo ketyre lagjeve qe kane nje numer te larte banoresh, impakti i te cilave do te ndikonte direkt ne cilesine e jeteses se banoreve.

Mjedisi nje tjeter funksion i rendesishem eshte lene ne harrese pa pasur anje mbeshtetje per ripyllezimet apo rehabilitimin e kurores se gjelber te qytetit.

Te gjitha keto investimeve kerkojne nje angazhim financiar shume te madh, te cilin bashkia shkoder nuk ka mundesi ta realizoje me fondet nga taksat dhe tarifat qe mbledh ne territor. Zhvillimi Rajonal eshte nje kompentence e qeverise qendrore dhe permes instrumenteve te saj duhet te ndikoje ne kohezionin dhe zhvillimin e balancuar midis rajoneve te shqiperise, permes investimeve ne infrastrukture dhe realizimit te projekteve strategjike. Prandaj eshte me shum rendesi mbeshtetje nga ana e qeverise per realizim te ketyre investimeve strategjike qe perkthehen ne investime jo vetem per Shkodren por per te gjithe rajonin e veriut duke dhene sherbimin e munguar per nje popullsi e cila paguan taksa kundrejt qeverisjes dhe nuk merr asnje sherbim nga ajo.

Bashkia Shkoder nga 2015-2022 ka aplikuar ne te gjitha programet e investimeve te shpallura nga Qeveria me nje numer prej 42 projektesh ne fushat e infrastruktures, Arsimit, Shendetesise, Mjedisit, Emergjencave Civile etj. me nje vlere prej rreth 24 milion Euro duke fituar vetem ne 4 projekte te tilla. Shkodra keshtu ka marre nga Qeveria qendrore 7 here me pak fonde se sa Korca dhe Elbasani, 10 here me pak se durresi dhe 5 here me pak se Vlora dhe e gjitha kjo nuk mund ti atribuohet mungeses se kapaciteteve por nje qasjeje diskriminuese per nje territor te tere.

BURIMI : shkodraweb.com