Jam malok, jam tropojan!

0
813

Nga Mal Berisha/

Genta Bunga! Unë jam malok! Tropojan! E kam edhe emnin të tillë! Eja më hiq…pensionin dhe m’i gris librat dhe punët që kam bërë! Po ta kishe ti në dorë edhe këtë do ta kishe bërë!

Por ne malokët as që duam të besojmë se jetojmë në mes monstrash të tilla si ju! Neve ju kemi në familje dhe ju duam. Sepse Shqipërinë nuk e shohim të ndarë si të tillë! Por si një komb, një familje, një besë, një flamur.

Po ta kishte thënë këtë një gjykatës në Amerikë për një njeri me ngjyrë, apo Zoti na ruajtë për ndonjë person të komunitetit…sot do ta kishte lënë detyrën!

Nuk e the për ata! E the për Elizabetën, tropojanen.

Për këtë prit lëvdata nga arkitektët e Vetingut. Sepse parimet e këtij të fundit, tani i ka marrë vesh edhe maloku më vetingash.

Në fakt na tregove “një sekret” që e dimë të gjithë se pseudo-vetingu bëhet i bazuar i tëri mbi baza politike dhe krahinore. Pra, ti bëre detyrën që të kanë ngarkuar.

Raciste! Dorëhiqu!!! Ose priti lëvdatat, titujt dhe paratë nga ata që të vunë aty pikërisht se i sigurove se do të bënje një punë të tillë anti- kombëtare. Sepse nuk ka vepër më anti-kombëtare sesa përçarja dhe diskriminimi. Këto do t’i kesh me shumicë e bashkë me to edhe damkën e përçarëses krahinore anti-kombëtare për llogari të bosëve tuaj anti-shqiptarë!

Edhe pse jam shqiptari më krenar për përkatësine time kombëtare, me vjen turp që edhe ti ke pasaportë shqiptare si e imja në xhep!

Të marroftë Zoti!

GAZETA STANDART