HISTORI “RRUGËTIMI” I FAMILJES “VLORA” DHE ISMAIL VLORËS NGA PERANDORIA TURKE-OSMANE TE SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË..!

0
1117

NGA NDUE BACAJ
HYRJE:
Për të përkujtuar sadopak me pendën time pëvjetorin e 109-të të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, (28 nëntor 1912-28 nentor 2021), mendova që perveç shkrimeve të tjera me histori patriotike e glorifikuese të shpallësit e shpallësve të pavarësisë, të shkruaj edhe “diçka” nga historia e “rrugëtimit” të familjes “Vlora” dhe birit të saj Ismail Vlora nga perandoria Turke-Osmane te pavaresia e Shqipërisë. Si çdo histori “rrugëtimi” e familjeve të mëdha shqiptare , edhe te familja “Vlora” dhe Ismail Vlora ka jo pak dritë e hije nën perandorinë pushtuese turke-osmane të cilës i sherbyen dhe per këtë u shperblyen me grada e ofiqe, por edhe u persekutuen sa herë ngritën krye në mbrojtje të të drejtave të Shqipërisë e Shqiptarëve… Akti i shpalljes së pavarësisë nga Ismail Vlora me shokët e tij të shqiptarisë, kryesimi i Qeverisë dhe themelimi i shtetit të parë të pavarur shqiptar pas rreth 450 robëri Turke-Osmane, tregon se drita e patriotizmit të Familjes Vlora e veçanarisht e Ismail Vlorës , dominon dukshëm mbi hijet e sherbimit ndaj perandorisë turke-osmane….
FAMILJA “VLORA” NËN PERANDORINË TURKE-OSMANE.
Si themelues i kësaj familje, njihet Sinan Pashë Vlora, (1455 – 1505). Më 1481, ai ishte admiral i Madh dhe Kapedan i deteve, ish-Vezir i Madh i Perandorisë Osmane. Sipas Ismail Qemalit (Mahmudit), familja “Vlora”, falë prejardhjes së lashtë dhe karakterit të veçantë gjeografik të vendit ku kishte influencë e pushtet, ka ushtruar në të gjitha kohërat një ndikim shumë të madh në punët dhe fatin e Shqipërisë. Për mëse katër shekuj familja jonë ka gëzuar respekt të lartë nga Perandoria Osmane, ndonëse herë pas here edhe ka vuajtur së tepërmi nga mbrapshtitë, tirania dhe tekat e sundimtarëve absolut osmanë”.1. Familja “Vlora” ishte ndër shekuj një nga familjet më besnike të perandorisë Turke-Osmane , e për rrjellojë edhe ndër më të pasurat dhe më të shperblyerat me grada, tituj e ofiqe turko-osmane. Sarajet e Vlorajve ishin të njohura jo vetem në Vlorë , por edhe sarajet e Vlorajve të lagjes Pera të Stambollit e më gjërë.. Hierarkia e familjes Vlora në sherbim të shtetit turko-osman është shumë e hershme (siç shkruam më sipër), por në këtë portret pa “censurë”, mendova të cilësoi një “sherbim” të madh “konkret” të familjes “Vlora” të vitit 1571, kur në betejen (detare) antiosmane të ushtrive kristiane në Lepanto shquhen si luftëtar të mëdhenjë Osman , Kara Sinan Ahmet Pashe Vlora dhe Ali bej Vlora. I pari shperblehet nga perandoria turke-osman me ofiqin e qeveritarit sanxhakbej i Vlorës, ndërsa i dyti me titullin “bej”që sillte nderime e pasuri…2. Gjithsesi vite e shekuj kaluan dhe familja “Vlora” u rritë me pasuri e ofiqe të shtetit Osman , gjë që kishte sjellur edhe smiren e shtetareve e pushtetareve të tjerë (lokal e qendror) Osman , ndaj në vitin 1820 gjyshit të Ismail Vlores i presin kryet me akuzen e një rebeluesi , që në fakt ky ishte “thjeshtë” kurbani i radhes i “smirës” turko-osmane , për të bërë zap hierarket dhe familjet e medha që kishin “lulëzuar” në prehrin e Stambollit. Pas kësaj edhe babai i Ismailit, (Mahmudi), u persekutua , duke e internuar e shpronsuar , gjë që zgjati për pak vite ,dhe pas kësaj ju rikthyen privilegjet dhe pjesa më e madhe e pasurisë..3.
HISTORI NGA JETËSHKRIMI I ISMAIL MAHMUD VLORËS !
Ismail Vlora lindi në vitin 1844 në familjen “VLORA”, me baba Mahmudin (nga Vlora) dhe nënë Hedijen nga Gjirokastra. Ismail Qemali fillimisht u diplomua në gjimnazin Zosimea në Janinë dhe më pa u arsimua në Paris për Shkenca Juridike dhe Ekonomike. Me këtë edukim ai ishte një nga më të arsimuarit në administratën turke të asaj kohe. Ismail Qemali njihej dhe si një poliglot, një armë që atij i shërbente në të gjithë aktivitetin e tij politik për çështjen shqiptare. Ai njihte shkëlqyer gjuhën shqipe, osmanishten, turqishten e re, greqishten e vjetër, latinishten, italishten dhe frëngjishten.4. Karieren e tij Ismail Mahmud Vlora (në hierarkinë e lartë të perandorisë turke-osmane), e filloi kryetar i komisionit të Danubit e pastaj guvernator i Varnes… Ndërsa në vitin 1877, kariera osmane e tij kishte një tëposhte të vogël, por pas pak koheve Ismaili u rehabilitua , dhe perandoria osmane i beson detyra të rendesishme në Gallipoli , gadishulli strategjik buzë Dardaneleve. Ndersa në vitet 1891-1892 Ismail Vlora bëhet guvernator i pergjithshëm në Bejrut.. Per hirë të vertetes vlen të kujtohet se edhe në vitin 1900 kishte një tjeter “krisje” në karieren e Ismailit , ku deri sa u “qetësua” situata ky ishte strehuar në ambasaden angleze në Bosfor… Por me gjithë këto “krisje” veprimtaria e Ismail Mahmud Vlorës në favor të shtetit Osman, kishte qënë gjithnjë e vlersuar dhe shperblyer nga perandoria dhe sulltanet e saj. Për të vertetuar ketë po kujtoj se vetëm në arkivin e familjes “VLORA” në Itali ruhen gjashtë fermane të firmosura nga Sulltani Abdyl Hamiti II ,gjatë viteve 1885-1900 , ku për Ismail bej Vloren shkruhet me konsideraten më të lartë per kryerjen e detyrave që ja kishte ngarkuar shteti Osman. Madje në keto fermane qartësohet se perveç titullit bej të trashiguar , i jepej edhe titulli “QEMAL”, që do të thotë (në osmanisht..) i shkleqyer , shkelqësi apo i ndritur , titull që më pas i zevendeson emrin e babes ,duke e “quajtur “ jo më Ismail Mahmud bej Vlora , por Ismail Qemal bej Vlora… Nga kjo familje e madhe dallohet per një kariere të pasur në favor të perandorisë Osmane edhe djali i xhaxhait të Ismailit , Mehmet Ferit Pash Vlora , i cili kishte qënë kryetar i senatit Osman , si dhe vezir i madh i perandorisë turke-osmane në vitet 1903-1908.. Gjithashtu Syrja bej Vlora që ishte i njohur e respektuar në Stambollë per inteligjencen , pasurinë dhe sherbimet ndaj perandorisë, edhe ky ishte djali i xhaxhait të Ismailit… Zgjedhjet e vitit 1908 e bënë Ismail Vloren kreun e një grupi deputetesh shqiptar në parlamentin Osman. Ai u bë kundershtar i xhonturqeve dhe kjo i krijojë mundësi që me 13 prill 1909 Ismail bej të bëhet figura kryesore e politikes turke . Kjo ndodhi pasi repartet e ushtrisë në Stambollë u rebeluan kundër turqeve të rinjë, të cilet u larguan perkohësisht… Në këtë kohë Ismail Vlora u zgjodh perkohësisht Kryetar i Kuvendit Turko-Osman. Gjatë ditëve që mbajti këtë post Ismail Vlora u takua në një atmosferë të perzemert me sulltanin Abdyl Hamiti II.. Kur xhonturqit (“turqit e rinjë”) e rikthyen situaten në favorin e tyre Ismail Vlora mbeti thjesht deputet i Vlores…Kur në trojet e Malesisë së Madhe e më gjërë krisi pushka e kryengritësve kundër turko-osman (1911) , Ismail Vlora nuk bëri shurdhin , por i dëgjoi këto krisma , duke ardhur të takohej me udhëheqësit malësor të kësaj kryengritje Dedë Gjon Lulin. Edhe në Kuvendin e Greçës (10-23 qershr 1911) , Ismail Qemali në pamundësi për të marrë pjesë vet, ngarkon si perfaqësues të tij Sali Hoxhë Hidrin nga Elbasani… Ismail Vlora për takimet e tija me udhëheqësit e kryengritjes antiotomane (1911), shkruan: “Në verën e vitit 1911 shkova në Cetinë për t’u takuar me krerët e Malësisë, të cilët ishin strehuar në Mal të Zi…Dëshiroj t’i shpreh mirnjohjen time Kral Nikollës, i cili më ndihmoi që të kryej këtë detyrë duke më pritur miqësisht dhe njerëzisht”.5. Ndërsa për kryengritësit malësorë Ismail Qemali do të thoshte: “Trima malësorë-shqiptarë që i zbardhen faqen Shqipërisë për gjithë jetën”.6. Ismail Qemali duke u mbeshtetur në memorandumin autonomist të Greçes 23 qershor 1911, nga fundi i ketij viti i kërkon parlamentit turk që në Shqiperi të bëhen reforma dhe shqiptarët të kenë një autonomi substanciale nën kujdesin e “Portes së Lartë”… Ismail Vlora tashma duke parë fundin e perandorisë turko-osmane , shprehte pa mendyshje dhimbjen e tij të madhe per shkaterrimin e pashmangeshem të perandorisë për të cilen kishte punuar pa lekundje per ruajtjen e saj…7. Me këtë rast po vëmë në dukje se Stambolli edhe pse në krizë ende kishte besim te “biri” i saj i shkelqyer (Qemal) , ndaj në vitin 1912 veziri i Madh Qamil Pasha i propozonte Ismail Vlores postin e kryetarit të Keshillit të Shtetit Osman. Për këtë post të ofruar Ismail Vlora thoshte se do ta kisha pranuar me deshirë , por tani është vonë…8. Ndërsa në intervisten tjeter të dhënë po gazetes austriake “Neue Freie Presse” me daten 11 nentor 1912 do të deklaronte se shqiptarët vazhduan ta duan Turqinë , dhe nuk ju bashkuan shteteve ballkanike kur mësuan atë që po ndodhte , pasi shpresonin se Gazi Muhtari (ish veziri i madh) dhe Qemal Pasha do të ndiqnin një kurs të ri në Shqiperi…9. Po kjo gazetë (Neue Freie Presse), qe ishte thuajse qeveritare (Austrohungareze) me daten 14 nentor 1912 shkruante se… fuqitë europiane kanë perqafuar pikpamjen e shprehur me forcë nga Austro-Hungaria dhe të mbeshtetur nga Italia e Gjermania, se Shqiperisë duhet ti jepet PAVARESI, ndaj shqiptarët të inkurajohen të shpallin jo autonomine , por pavaresinë…10. Vlen të theksohet se gjatë këtyre ditëve protagonist i mbeshtetjes të shqiptareve për pavaresi kishte qenë ministri i jashtem i Austro-Hungarise , konti Leopold Berchtld .. Në një takim të Ismail Vlores me kontin Berchtold , kur po diskutohej shpallja e pavaresisë së Shqiperisë , Ismaili Qemali i thotë (me diplomaci) Berchtoldit ; mirse flamurin e kam , por nuk kam shtizen ku ta naltoj , dhe flamurin pa shtize e merr çdo erë që frynë . Atëherë Berchtoldi i pergjigjet , per shtizen e flamurit shqiptar keni bajoneten Austriake..11. Meqense Ismail Vlora nuk e zotronte gjermanishten, dhe duke qënë se kryesonte lëvizjen patriotike shqiptare për pavarësi, kur kishte shkuar në Vjenë për me ba bisedime në ministrinë e jashtme , thirren një përkthyes. Përkthyesi më i mirë që Austria çmonte asokohe ishte Pater Anton Harapi, (studimet në filozofi e teologji i kishte krye në Austri), dhe kështu Pater Antoni mori pjesë në bisedimet ndërmjet Austrisë edhe delegacionit shqiptar të kryesuem prej Ismail Vlorës. Jo vetëm kaq, por ai e shoqëroi delegacionin shqiptar në nisje për në Durrës prej limanit të Triestës.12. Ismail Vlora pas ketij takimi (që nuk kishte qënë i pari) me ministrin e njëres nga perandoritë më të fuqishme të Europes së kohës , thotë se ndërroj perfundimisht mendje se Shqiperia duhej të shpallte pavaresinë dhe jo autonominë, siç e kishte menduar kur ishte nisur nga Stambolli per të ardhur në Vjenë… Me datën 18 nëntor 1912 (pas takimit me ministrin e jashtem të Austro-Hungarisë) , sapo doli nga takimi ku kishte marrë garancinë e njohjes së shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë nisi per në Shqiperi një telegram (të publikuar nga Lef Nosi), me fjalet : “ E ardhmja e Shqipnisë asht sigurue…”. Sic shihet telegrami eshte shkruar në gegnisht , gjë që tregon se është bërë nga Luigj Gurakuqi apo… , që e shoqëronin Ismail Vloren ne takimet nëpër Europë e veçanarisht në ato me Vjenen zyrtare..(Siç dihet Ismail Vlora ishte zgjedhur në krye të kesaj axhende shqiptarie në respekt të komunitetit musliman që perbente shumicën e popullsisë së Shqiperisë). Është pikrisht Austro-Hungaria që Ismail Vlores së bashku me 14 veprimtar të tjer, të çeshtjes shqiptare u vë në dispozicion një nga anijet më të mira të Llojdit “Austriak”… Mbasi për historinë e këtij udhtimi është shkruar shumë , po kujtoj vetëm se rrethanat historike penguan shpalljen e pavaresisë se Shqiperisë nga Durresi dhe favorizuan shpalljen e pavaresisë me 28 nentor 1912 nga Vlora pesemijë- banorëshe.. Kur u shpall pavaresia nuk kishte asnjë km2 Shqiperi pa pushtues (sllavo-serb ,grek e turq,..). Edhe në vendin ku u shpall pavaresia gjindeshin reparte ushtarake turke. Zona që mund të quhej se “shijojë” shpalljen e pavaresisë nuk i kalonte pesëmijë km2 dhe ishte në sehirllekun e ushtrisë së falimentuar turke … Megjithë këtë, akti i shpalljes së pavarësië bënte fjalë për të gjitha trevat shqiptare. Në këtë akt hynte Kosova, një pjesë e Maqedonisë, Çamëria dhe pjesa që u shkëput më vonë nga Mali i Zi…13. Në këto kushte të veshtira u formua edhe qeveria shqiptare (e pavaresisë) me kryetar Ismail Vlorën dhe N/Kryetar Dom Nikollë Kaçorrin… Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kur Dedë Gjon Lulit iu dha mundësia të shkoi në Vlorë, e të takoi shpallësit e pavarësisë, Ismail Qemali pas takimit do të deklaronte se: “Dedë Gjon Luli është pushkë e ngrehur për Shqipërinë”.14. Ismail Vlora qëndroi si kryeminister i Shqiperisë deri me 22 janar 1914, (12 muaj e 56 ditë), kur dha dorheqjen… Shkaqet e dorheqjes ishin me shumë hije e pak lavdi… Ismail Qemal Vlora u akuzua si i implikuar në tentativen që xhonturqit ndermoren për të vendosur princin turk , Ahmet Izet Pasha në fronin e Shqiperisë. Për këtë gjë ishte paditur nga kushriri i tij Syrja bej Vlora në Komisionin Nderkombetar të Kontrollit , që kryesohej nga officer hollandez… Me 7 janar oficeri xhonturk me origjinë shqiptare Beqir Grebeneja , i cili kishte marrë persiper realizimin e vendosjes së princit turk në fronin e Shqiperisë , sapo mbërriti në Vlorë u arrestua nga oficerët hollandez të KNK-së , ndërsa ushtarët dhe oficerët që ndodheshin në anije nuk u lejuan të zbrisnin…Në gjyq oficerët turq dekleruan se kishin ardhur në Shqipëri me miratimin e kryetarit të qeverisë së perkohshme , per të mbështetur kandidaturen e Ahmet Izet Pashes për fronin shqiptar të princit. Pra marshalli (Beqir Grebeneja N.B.) sipas këtyre oficerve turq kishte vepruar në marreveshje të plotë me Ismail Qemal Vloren…15. Ndërsa vet Beqir Grebenes ju gjeten 35 telegrame të cilat pasi u zberthyen dhe vlersuan nga Komisioni Nderkombetar i Kontrollit , u vertetua se Ismail Vlora ishte implikuar plotësisht… Shkelqesia e këtij beu (Ismail Vlorës) do të shkonte në Europë dhe do të bisedonte me Ahmet Izet Pashen në një qytet të vogel….(të panjohur) dhe do të lajmronte datën e nisjes .. Por siç kuptohet, kur ata u binden se naltësia e tij Princ Vidi do të vinte patjeter në fronin e princit shqiptar , është hequr dorë nga ky takim dhe është filluar nga veprimtaria…16. Edhe konsulli bullgar në Vlore , Pavllovi informonte ministrinë e tij të jashtme , se Ismail Vlora është kompromentuar sonte , ndaj i ka paraqitur KNK-së dorheqjen e cila është pranuar..17. Edhe “historiani” Arben Puto e pranon disi këtë variant të implikimit të Ismail Vlores, kur shkruan se KNK-ja gjeti në komplotin e Beqir Grebenes një pretekst me anë të cilit e detyruan Ismail Vloren të japë dorheqjen..18. -Ismail Qemali u akuzua edhe se ai ideoi pas pavarësisë ndarjen e Shqipërisë në kantone, një model si Zvicra. Por sipas njerëzve që e hodhën këtë akuzë, kjo do të bënte që fqinjët ta kishin më të lehtë ndarjen dhe copëtimin e Shqipërisë.19. Ismail Mahmud Vlora , që ne ende e “njohim” me “titullin” QEMAL (i shkelqyer) që i ka zevendesuar edhe emrin e babës Mahmud, titull që ia kishte dhënë perandoria turke-osmane si shtetar model që i sherbeu per rreth 45 vite… Ismail Qemali pas largimit nga Shqipëria e kalonte kohën duke u marrë ma shumë se me çdo gjë me intervista nëpër medie të shkruara europiane…Vlen të shënohet se Ismail Qemal Vlora edhe pse kishte vite që e kishte lënë qeverisjen e Shqipërisë, komuniteti i fuqishëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe “VATRA”, e kishin caktuar për të perfaqësuar ata dhe Shqiperinë në Konferencen e Paqes në Paris. Patrioti 75 vjeçar u nis me vendosmeri të “parashtronte në Konferencë kerkesat dhe të drejtat e Shqiperisë”, por Gjatë rrugës, në Peruxhia -Itali, ai pësoi një hemoragji dhe vdiq më 24 janar 1919…20.
ISMAIL VLORA DHE FAMILJA E TIJ…!
Ismail Qemali u martua dy herë dhe në të dy rastet me shtetase greke. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, me të cilën nuk pati fëmijë, pasi vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën. Ndërsa për herë të dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku grek…. Nga martesa e dytë Ismail Vlora pati nëntë fëmijë, tre vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie. Ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qamil Bej…Qamil bej Vlora (1895-1950) ishte djali dhe fëmija i fundit i Ismail Qemalit. Qamili ishte i vetmi djalë i Ismail Vlorës që nuk u largua nga Shqipëria. Edhe pse nuk u mor me politikë më 1946, pasi nuk pranoi bashkëpunimin me regjimin komunist, u arrestua me pretekstin “armë mbajtje pa leje”, pasi iu gjet një revolver, më shumë antik sesa funksional. Në burg u sëmurë nga turbekulozi dhe vdiq në moshën 55-vjeçare…21. Megjithë këtë akti patriotik i shpalljes së pavarësisë nga Ismail Vlora (me shokët e tij të shqiptarisë), kryesimi i Qeverisë dhe themelimi i shtetit të parë të pavarur shqiptar pas rreth 450 viteve robëri Turke-Osmane, janë vepra patriotike të pavdekshme të Ismail Vlorës…

REFERENCAT:
1.https://telegraf.al/dosier/familja-vlora-afro-350-vjet-ka-qeverisur-vloren/28 Nëntor, 2014.
2.Darling Vlora ; Ismail Qemal Vlora , para-ardhesit dhe pasardhesit ,Tirane 13997.
3.Darling Vlora, Ismail Qemal Vlora , para-ardhesit dhe pasardhesit ,Tirane 1997.
4.https://www.kultplus.com/trashegimia/50-fakte-qe-nuk-dinit-nga-jeta-e-ismail-qemalit/-02 shtator, 2017.
5.Gjergj Nikprelaj, Kryengritja e Malësisë e vitit 1911, fq.185-187, Gjonlekaj Plublishing Co. New York 2004.
6.Koli Xoxe, “Ismail Qemali”, fq.201, Tiranë 1983.
7.Interviste e dhene gazetes , ” Neue Freie Presse”,date 8 nentor 1912 nga I. Vlora.
8.Interviste e dhene nga I. Vlora ne “The Christian Science Monitor “ te dates 18 mars 1916.
9.Neue Freie Presse” me daten 11 nentor 1912.
10.Neue Freie Presse e datës 14 nentor 1912.
11.At Zef Pllumi , Rrno vetëm për me tregue fq.410, sh,b.”55”, Tiranë 2006.
12.At Zef Pllumi, Histori kurrë e shkrueme, fq.517, sh.b.”55”, Tiranë 2006.
13.https://www.kultplus.com/trashegimia/50-fakte-qe-nuk-dinit-nga-jeta-e-ismail-qemalit/-02 shtator, 2017.
14.Pandi Rrumbullaku , Dedë Gjon Luli, pushkë e ngrehur për Shqipërinë, gaz. Luftëtari, dt.25 shtator 1980.
15.Eqerem bej Vlora ,Kujtime 1885-1925, fq.356, botim i shtepisë se librit e komunikimit ,Tiranë 2003.
16.AQSH ,Fondi 56 viti 1914 ,dos.30 ,f.24 ,leter e Syrja bej Vlores derguar djemve të tij..
17.Dok. Bullgare. AIH,A-IV-271 f.23..
18.Arben Puto ,Pavaresia shqiptare në tryezat e diplomacies 1912-1914, fq.219-220 ,Tirane 2007.
19.https://www.kultplus.com/trashegimia/50-fakte-qe-nuk-dinit-nga-jeta-e-ismail-qemalit/-02 shtator, 2017.
20.Gazeta Dielli, nr.5, date 25 nëntor 1988.
21.https://www.kultplus.com/trashegimia/50-fakte-qe-nuk-dinit-nga-jeta-e-ismail-qemalit/-02 shtator, 2017.