“Heqja e barrierave mes tre shteteve” – Rama, Vuçiq dhe Zaev takim në Shkup më 29 korrik

0
272

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç zhvilluan ditën e sotme një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik ku u diskutuan hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal, si një proces jetësor për progresin e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën evropiane.

 

Raportohet se të tre udhëheqësit diskutuan për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me synimin për të hequr pengesat në lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve e në rajon dhe kjo të fillohet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur në të gjithë rajonin.

Ata ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por gjithashtu që Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq, pasi rajoni është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin ndajnë vlerat e përbashkëta Evropiane bashkëpunimi.

Ata ranë dakord të takohen në Shkup në 29 korrik për të shqyrtuar përparimin në zbatimin e iniciativave dhe projekteve ekzistuese dhe për të nënshkruar marrëveshje shtesë midis tre vendeve në lidhje me zbatimin e angazhimeve të Procesit të Berlinit, si dhe bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të fatkeqësitë natyrore, lehtësimet për tregtinë, eksportin dhe importin, shkruan Alsat M.

Në nëntor 2020 Vuçiq dhe Rama nënshkruan një marrëveshje që u mundësoi qytetarëve të Serbisë dhe Shqipërisë të hynin në territorin e dy vendeve me një kartë identiteti.

Gjatë të njëjtit takim, udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan një memorandum për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë.

Sipas memorandumit, të tre vendet do të ndanin informacion mbi pandeminë dhe për të udhëtuar në këto shtete nuk do të kërkohet tampon.