Harry dhe Meghan duan të marrin pjesë në jubileun e mbretëreshës ..

0
868

Mbretëresha do të festoj jubileun e saj të Platinumit vitin e ardhshëm (70 vjet si monark!), Harry dhe Meghan padyshim duan të marrin pjesë! Por mesa duket kërkesa për t’u përfshirë në këtë ngjarje historike familjare po shkakton një “dhimbje koke” për Pallatin Buckingham.

Një person i brendshëm i ka thënë”The Sun” se Harry dëshiron të jetë në cermoni. Tashmë është duke shkaktuar një dhimbje koke dhe do të jetë shumë e vështirë dhe ka pyetje se: Ku do të pozicionohen nëse shfaqen ata? Në cilat ngjarje mund të marrin pjesë?

Po me pjesën tjetër të familjes si do të sillen?

Sidoqoftë, ekziston gjithashtu shqetësimi se prania e çiftit mund të lërë në hije momentin e madh të Mbretëreshës Elizabeth II.

“A do t’i vendosim në ballkonin e Pallatit Buckingham?” Tha burimi. “Kjo është një festë për 70 vitet e shërbimit të Mbretëreshës ndaj kombit dhe nuk duhet të lihet në hije. Tani ka kaq shumë pyetje se çfarë të bëjmë me Harry dhe Meghan.

Sido që të jetë, Pallati ka edhe një vit për ta kuptuar si si do te veprohet deri sa ngjarja të mbahet me 2-5 qershor 2022.

RUSH DRAGU