Hapni sytë shqiptare se po ua shpërlajnë trurin me gënjeshtra media globaliste e rregjimit Biden

0
404

Nënë Tereza, përfaqësonte më të mirën tek të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj, se është e mrekullueshme, të shohësh katolikët në mbarë botën, që i bëjnë Asaj kaq shumë nderime.”- Donald J. Trump, President i 45-të i SHBA-së

Klajd Kapinova 

Hapni sytë shqiptare se po ua shpërlajnë trurin me gënjeshtra media globaliste e rregjimit Biden.

Për lexuesit shqiptarë të mediave elektronike dhe në rrjetet sociale rregjimin e Joe Biden dhe administratën e tij skandaloze nuk e njeh populli amerikanë. Mos degjoni dhe influenconi nga mediat propagandistike globaliste në Shqipëri (To Channel, Tv Klan, Vizion Plus etj., RTVSH), Kosovë (Tv Klan Kosova, TV21 etj.) apo CNN, EuroNews, BBC etj., dhe gazetat The New York Times, Washington Post, Daily News, Los Angelos Times, Boston News, etj.,  sepse ju gënjejnë dhe mashtrojnë ditën për diell.

Ju rikujtojmë, se këto media globaliste u shkaterruan zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020 në Amerikë, duke nxjerrë fitues me manipulime, vjedhje dhe masakër votash pensionistin e pavetëdijshëm O-Biden 3, që jetonte i fshehur nga turpi në katin e nëndheshëm të shtëpisë së tij, duke mbajtur maskë të madhe të zezë 24/7…

Këtë gjë po e bëjnë komunistët amerikanë të Bidenit dhe Sorosit kudo në të gjithë shtetet e tjera të botës, me qëllimin djallëzor, që të shkatërrojnë politikanët konservatorë dhe antikomunistë kudo në botë. Ata nuk e kanë hallin tek dr. Berisha, por tek nami i keq që kanë në Amerikë “demokratët” dhe administrata skandaloze e paligjshme Biden dhe për t’i hedh një sy popullit amerikanë, krijojnë show të turpshme dhe antishqiptare me viktima si kjo e personalitetit politik shqiptar dr. Sali Berishës.

Senatorët, kongresmenët, presidentët republikanë amerikanë si patriotë të atdhedashurisë America First, nuk e bëjnë këtë punë tw turpshme anti-demokratike.

Edhe radio Zëri i Amerikës ju gënjen ju dhe për vitet 2016-2020 ka trathtuar parimet për të cilën ajo u themelua nga pionierët e saj. Për 4 vjet turpërisht VOA ka qenë dhe është si papagall i gënjeshtrave kundër Presidentit Donald J. Trump dhe administrates atdhedashëse të tij, sepse “redaksia” e radios Zërit të Amerikës seksioni I gjuhës shqipe me qendër në Washingotn D.C., si agjenci e turpshme propagandistike, është e mbushur me bijtë e bijat e ish komunistëve të kohës së diktatorit otoman anti-shqiptar Enver Hoxha, alias Dullës…

Ata tregojnë përralla tek Top Channel-i juaj atje në Tiranë, në emër të informimit Fake News… Ish Presidenti dhe ish Kryeministri shqiptar dr. Sali Berisha, është i mirëpritur në SHBA nga populli amerikanë dhe mos degjoni gënjeshtrat e administratës socialkomuniste amerikane e Joe Biden, sepse ai është i jashteligjshëm dhe familja e tij është e korruptuar prej shumë kohësh. Vetë kjo administrtatë është PERSONA NON GRATA, për miliona e miliona amerikanë.

Biden këtu akuzohet nga senatorët dhe kongresmenët republikanë amerikanë, se i ka DUART e lyer ME GJAKUN e 13 ushtarëve amerikanë (dhe 15 ushtarëve të tjerë të plagosur shumë rëndë) dhe 200 afganëve të pafajshëm, që u vranë dy javë më parë në Kabul.

Së shpejti del në qarkullim libri im: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (New York, 2021), ku aty mund të lexoni se kush është Partia SocialKomuniste “Demokratike” Amerikane, pse ajo krijoi dhe drejtoi Klu Klus Klanin (KKK) etj., deri në ditët tona, mbëshgtetur në enciklopeditë, librat dhe në një literaturë të pasur historike dhe bashkohore të autorëve të shquar ameirkanë dhe nga mediat bashkohore të ditëve tona.

Media në Shqipni dhe Kosovë, janë të sponsorizuar nga bilioneri komunist George Soros, armiku më i madh i popullit amerikan dhe njerëzimit sot. Vendlindja e tij Hungaria e ka shpallur persona non grata, kurse ju verbërisht vazhdoni t’i besoni si lypsare për disa lëmosha apo kacille…

“Demokratët” në SHBA, janë si socialkomunistët në Shqipëri dhe vazhdimisht fshehen mbas emrit fallco “demokrat” dhe përdorin gjerësisht cdo 4 vjet në garën presidenciale, dhe për vendet në Senat (100 vende) dhe Dhomën e Përfaqsuesve në Kongres (435 vende) kartën e racizmit dhe disktriminimit të dikurshën, që vetë linderit kryesor demokrat amerikanë të KKK, kanë zbatuar tesh 220 vjet me radhë, që nga shekulli XVII, kur u themelua kjo parti…

Presidenti republikan Abharam Lincon, ka qenë ai që i dha liri dhe hoqi prangat e skllavërisë dhe racizmit në SHBA. Joe Biden, gjatë një debate televiziv me Presidentin republikan Donald J. Trump i tha atij, se Presidenti Abrahim Lincon, ka qenë Presidenti më racist në të gjithë historinë e presidentëve amerikanë… Biden gënjeu dhe fyu rëndë familjen e pasardhësit të Presidentit republikan Lincon…

Ata po shkatërrojnë sot Amerikën dhe janë fatkeqsia jonë e madhe. Populli amerikan njeh vetëm Presidentin Donald J. Trump, sepse ai është President ynë real dhe kurrsesi njeriu i përgjumur Fake Sleepy Joseph Biden Jr.

Demokratët në SHBA, më përpara dhe sot po përdorin dy standarte, mbasi ndryshe thonë (premtojnë) dhe ndryshe veprojnë. Ata të mbështetur nga Big Tech dhe media e majtë globaliste Fake News, kanë vendosur në SHBA çensurën, mohojnë lirinë e fjalës dhe shprehjes, nuk duan të luftojnë korrupsionin, por e mbulojnë atë sepse e dijnë se shumë demokratë këtu janë të korruptuar nga media, që është bërë palë me manipulimin dhe mohimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, që janë të sanksionuar në amendamentetet e Kushtetutës Amerikane.

Gjatë vitëve 2019-2020, asnjë lider demokratë, senatorë, kongresmenë, governatorë, dhe kryetar bashkie si dhe funksionar të tjerë zyrtarë të Partisë Demokratike Amerikane, nuk kanë kritikuar protestat e dhunshme, djegiet e flamurit amerikan, djegiet e bisneseve të gjithë njerëzve me ngjyrë, të bardhë, spanjolë etj., rrëzimin e monumenteve të historisë amerikane, ku janë vrarë dhe plagosur me qindra policë në të gjithë vendin nga protestuesit e dhunshëm radikalë marksistë.”, shkruan studiuesi dhe publicisti shqiptaro amerikanë Tomë Mrijaj.

Departamenti i Drejtësisë, Prokurori i Përgjishëm i SHBA-së dhe FBI po heshtin edhe pse kanë në duart e tyre laptopin e Hunter Biden, djalit të ish zv/Presidentit të SHBA-së Joe Biden, që brenda ka foto, e-mail dhe gjëra të tjera skandaloze.

Djali i tij Hunter Biden ka në proçess investigimi 4 (katër) çeshtje kriminale, që po hetohen nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë dhe media globaliste hesht dhe ju mashtron juve për gjoja korrupsionin në Shqipëri apo Kosovë.