Gjykata Speciale

0
952
Ata që nxitën votimin e Gjykatës Speciale u mashtruan, sepse shpresuan se të tjerëve do ua lenë në dorë këmbët e arushës…!
Sa herë që degjoj marrinë e njejtë: – po t’mos votohej Gjykata Speciale nga Kuvendi i Kosovës do të bëhej më keq, sepse Gjykatën do ta themelonte KS i OKB-së gjë që nuk qëndron, ishte mashtrim. KS i OKB-së nuk do të mund të formonte Gjykatë Ndërkombëtare për shtetet te cilat nuk jane anëtare të OKB-së, por mashtrimi ndodhi, sepse ata që nxitën votimin menduan se nuk do të gjykohen, duke shpresuar se të tjerëve po ua lenë në dorë këmbët e arushës.
Agim Vuniqi
Kosova sa herë që reflekton paqe, atakohet më së shumti nga Serbia. Si duket Serbia e cila ka investuar shumë në prishjen e imazhit të Kosovës, ka tronditur opinionin evropian përmes Dick Marty-t, për të zhvendosur lajmet e mira për zgjedhje të qeta, që vinin nga Kosova , dhe për një pjesëmarrje të konsiderushme të serbëve në to. A është ky skenar shumanshëm i qëllimshëm, apo vetëm një parapërgatitje për të shfajësuar KE-në dhe diplomatët evropianë për dështimet e njëpasnjëshme në Kosovë mbetet të shihet, por edhe simulimi për kinse ndërtimin e institucioneve të qëndrusheme shtetërore ishte vetëm dëshirë, a nuk ishte kështu paraljmërimi i bujshëm për formimin e agjensisë së intelegjencës, e cila as që përmendet në krahasim me SHIK-un e paraluftës, që e tregonte fuqinë verpuese përmes Kadri Veselit, i cili mundohej ta bindëte opinionin se ka “blerë” informacione shumë të rëndësishme nga DB-ja serbe, bile ai së paku duhet ta dinte sa e ka rrjetin e fuqishëm të informatorëve DB-ja në Kosovë, Serbia, duke realizuar këmbimin e informatave edhe përmes bizneseve profitabile me shqiptaro-kosovarët me kollare. Duhet pranuar që ky montim i përrallës ballkanike, nga gazetarët avanturierë është shumë i dëmshëm për Kosovën, edhe për faktin se “legjenda për Drakullën” nga Transilvania (Rumani)  tentohej të bartej në Kosovë dhe në Shqipëri. Ky skandal që u lansua në “The Guardian” po merr premisa trishtuese, ngase si lajm senzacional po bartet në tërë shtypin botëror, dhe është shumë vështirë të demantohet me një reagim qeveritar. Lexuesi i painformuar mund edhe t’u besoj shkarravinave gazetareske, por ai kur lidhet me një gjykim të paqartë që po mbahet në “Den Hag” (Holandë) kundër një grupi politikanësh të korruptuar po bënë edhe shtrembërimin e fakteve dhe të mitit Translevinian duke i dhënë nuancë shqiptare. Vet fakti që shqiptarët u shliruan nga dogma komuniste, dhe premtimi disavjeçar se tash e tutje do të udhëtohet pa viza, apo lajmi për zgjedhjet e matura dhe të ekuilibruara në Kosovë, të cilat i fitoi koalicioni referendumian i LVV-së si duket ka shqetësuar shumë Serbinë dhe diplomatët e paguar për të krijuar skandale të njëpasnjëshme si ai “non-papers” me harta të reviduara të ngjyrave etnike të Ballkanit është e rastësishme edhe vendi nga lansohen shigjetat, nga Beogradi dhe Moska  Medeomos duhet përmendur edhe faktin se diaspora serbe e ndihmuar nga shteti serb ka bërë propagandë të vazhdueshme kundër Kosovës, jo vetëm përmes botimeve të shumta propagandistike, e financuar me miliona dollarë, por edhe në regrutimin e kuadrove të infiltruar “djathtistët ekstrem” me disponim kundër të huajve, për shkak të politikave të mëhershme liberale të qendrave evropiane, tash shumë më radikale. Nuk mund të hedhen poshtë edhe të dhënat me të cilat ka disponuar z. Marthy nga evidencat e shumta të “azilkëkuesve” shqiptarë, të cilët kanë mundur të implikohen pa vetëdije në rrjetën e marimangës, duke krijuar ngjarje imagjinative për të rregulluar statusin për qëndrim në Evropë dhe SHBA. A nuk u shprehë dukshëm, një valë e re e ikjes masive jashtë vendit, apo joshja për një jetë më të mirë ua ka hapur rrugën edhe shumë avoketërve vendorë, për të shfrytëzuar tragjedinë shqiptare për pasurim. Patjetër duhet përmendur edhe faktin se biznesmenët e emigracionit kosovarë kanë hyrë në aranzhmane të ndryshme profitabile duke ndihmuar pa vetëdije Serbinë në kohën kur ajo i ishte ekspozuar presionit ndërkombëtarë për njohjen e Kosovës. Nuk ishin të rastësishme as takimet e nëntokës shqiptare të biznesit me politikanët serb… A kujtoni se institucionet evropiane brenda BE-së kanë ndejur duarkryq dhe nuk kanë përcjellur aktivitetin e emigracionit shqiptarë, që nga qelizat e para të ndërtimit, pastaj mendoni se nuk disponojnë me dosje të “majme” për aktivitetin politiko-patriotik, të qeveriatërve të sotëm, azilkërkues të deridjeshëm në Zvicer. Aty u zhvilluan të gjitha grupacionet politike, u tubuan shumë mjete financare në fondet “humanitare” popullore. Përveq kontributit të gjithanshëm të qytetarëve kosovarë për të ndërtuar shtetin zviceran me djersë, nuk mbet pa u zgjëruar as rrjeti i narko-mafisë shqiptare, i dilerëve të shumtë, por edhe i shumë të këqijave dhe të mirave tjera që bart çdo “emigrant “azilkëkrues. Aty u tubuan vrasësit dhe viktimat, janë të panumërta shënimet dhe dosjet që janë përcjellur përmes intervistave të panumërta të aq shumë qytetarë nga ish-Jugosllavia, i cili shtet u shkatrrua përnjëherë nga zullumi, hilet, dhe politika shfarosëse e “gospodarëve” të krimit, të njohur për verimtari diversive dhe terroriste të mëhershme, ndërkombëtare, që nga formimi i “Dorës së zezë”, e cila sfidoj sigurinë botërore, duke shkaktuar Luftën e Parë Botërore, me aktin terrorist të atentatit mbi perandorin austro-hungarez Franc Ferdinandin.
Njeriu nuk mund të hesht para një denoncimi të paturpshëm të Dick Marty-t, aq më tepër kur ai mundohet që “të vërtetën” e tij t’ua shes evropianëve, ngase nuk është pa pasoja konstatimi se “një rrjet i krimit të organizuar është angazhuar në trafikun e paligjshëm, duke përfshirë edhe trafikimin e organeve të brendëshme, në raport thuhet se ishte i kontrolluar nga “grupi i Drenicës.” Grupi përfshinte të gjitha figurat e shquara të guerilës të shqiptare të Kosovës.
Raporti përshkruante se Grupi i Drenicës kishte evoluar nga një njësi guerile në një grup të “ndërmarrësve penal” të përfshirë në ndalime të paligjshëme, në torturimin dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë dhe njerëz të tjerë të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet jugosllave dhe kundërshtarët politik në Shqipëri gjatë shkallëzimit të konfliktit në 1998 dhe 1999. Krejt ky arsenal akuzash lakohej shumë shpesh në shtypin ditor të Kosovës, në mënyrë të përgjithësuar, duke drejtuar gishtin tregues në drejtim të SHIK-ut vend e pavend, nuk lënë pa përmenduar tëra këto marifete me radhë edhe nga ulëset e Kuvendit, duke ia adresuar opinonit CD-të, që më vonë tronditën opinionin me intervistën në qendër të Prishtinës të dëshmitarit kryesor Nazim Bllacës, i cili vet kishte pranuar shumë krime, a nuk u përmend se ai ka lëvizur lirshëm në relacionin Beograd – Prishtinë(!?), një figurë e “rëndësishme” e SHIK-ut; as sot nuk dihet kush ishin akterë të njëmendë të tij, nuk dihet struktura organizative, zyrtarët, financimi… e shumë gjëra të tjera të cila u “ruajtën” me besnikëri nga opinioni, jo që mbetëm eksiq me aq, por u tha se secila parti disponon me nga një shërbim sekret, e tash kur u ndërtua shteti mbetëm pa hiq.
Ish kryeministri e presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte emëruar si “bosi” i grupit të Drenicës. Por ai kishte hyrë “borxh’ në ngritjen e tij për të pasur miratimin e siguruar politik dhe diplomatik nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore, si partner i preferuar në projektin e jashëtm të politikës së tyre në Kosovë.”Raporti përmend se inteligjenca shqiptare dhe zyrtarët e ushtrisë kanë marrë pjesë në marrjen në pyetje të njerëzve të ndaluar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri; cka është pritur të bënin ata kur Serbia zbatonte projektin famëkeq të “tokës së djegur”.
Autoritetet shqiptare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me hetimet e BE-së për krimet e luftës dhe abuzime të tjera të cilat dyshohet se u zhvilluan në Shqipëri, ngase Shqipëria nuk ishte pjesë e konfliktit, pse pra pretendohej që ajo të implikohet qëllimshëm (të përmendet) në një luftë shfarosëse të ushtrisë dhe paramilitarëve serb kundër civilëve shqiptarë dhe mbrojtësve të pragut të derës, që me një emërues të tillë të përbashkët i quante luftarët e lirisë, shtypi amerikan.
Kohët e fundit po vërehet edhe një tendencë agresive kundër institucioneve demokratike të Kosovës për të zhvleftësuar angazhimin e përditshëm të qeverisë Kurti, në emër të opozitarizmit-shtetrrënues, brenda, por edhe të degradimit “pa vetëdije” të politikës së jashtme të shtetit të Kosovës nga shoqatat atdhetare, duke nëpërkëmbur rolin e ambasadave dhe konsulatave. Rasti më i freskët ishte letra e Gani Shehut, e publikuar në:
 https://www.google.com/amp/s/www.euronews.com/amp/2021/03/26/kosovo-s-eu-backed-war-crimes-court-has-full-us-backing?fbclid=IwAR2RmpsAREk_8o7Dz3LZS_lLWBYUGcbrF2iaiczA8_EtwLW97yHti0hMSe8 
– një ish anëtar i Batalionit Atlantik, i shqiptarëve të diasporës së Kosovës, që u kthyen në Kosovë në 1999 për të luftuar pushtimin serb – i cili i shkroi  Bidenit më 24 Mars, 2021, duke bërë thirrje që Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale, të lëvizur nga shtëpia e saj aktuale në Hagë për t’u zhvendosur në Kosovë. Ai pretendoi se gjykata, e cila akuzoi Thaçin dhe katër komandantë të tjerë të lartë për krime lufte në nëntor 2020, po përdoret nga kombet evropiane për të minuar marrëdhëniet e Kosovës me SH.B.A. Ai gjithashtu kujtoi Biden se ai dikur i referohej Thaçit si “George Washington i Kosovës” dhe argumentoi se ai nuk duhet të përballej me gjyqin në Hagë.

 

Departamenti i Shtetit tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar “kanë besimin e plotë të qeverisë amerikane” një ditë pasi që një shoqatë e ish-luftëtarëve të UÇK-së që jetonin në SH.B.A. i shkroi Presidentit Joe Biden duke i kërkuar atij të tërhiqte mbështetjen e tij.