23 November 2024

Gjarpri po shpurdh ende n’bari

Relevante

Zigmund Frojdi me 6 libra në shqip – rreth 1200 faqe përkthim nga vepra e plotë e tij

Arben Çokaj Pas një pune disa mujore, arritëm në fund të përkthimit...

FJALË ME RASTIN E MARRJES SË TITULLIT “QYTETAR NDERI” NGA BASHKIA MALËSI E MADHE

Arben Çokaj Pas Rexhep Qoses e Gjekë Marinaj (kandidat për çmim Nobel...

Bujar Kaloshi – 28 vjet pas vrasjes/ Krimi ende i pandëshkuar, apeli vazhdon për bashkëvuajtësit!

Nga Beqir SINA Kurr nuk vdes e nënshtrohet ai shpirti i përvuajtur...

NGA LEZHA NE VERMOSH ME RUSH DRAGUN!

Shënime udhëtimi Pjetër Jaku Udhëtimi nisi që të shtunën, me 13 Korrik 2024,...

“Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!” – Atë Benardin Llupi o.f.m. (1886-1946)

“Klerik i shquar katolik. Ai kishte kryer studimet për Teologji dhe Farmaci....

Shpërndaj

Siç shkruante Max Weber mbi «Byrokratizimin – Privilegjet», duke përdorur një koncept, për t`a përshkruar një grupim apo një parti politike si p.sh. sot PDK-në si opozitë parlamentare e cila ende karakterizohet me «eksperimente» të shumëfishëta si një «Establishment» dhe si « fuqi, forcë elitare» e dikurshme ose tani si «klasë në shërbim të popullit».

Përpjekjet e vonuara apo të skaduara si karakteristikë e një shoqërie moderne, për të rimarrë serish në vazhdimësi politikën në dorë dhe për t`a kontrolluar atë mëtej edhe pas periudhës 20 vjeçare të qeverisjes së saj me të keqe në historinë tonë të pasluftës gjoja për një transformim në proces, fshehur në emër të mbrojtjes të asaj, çka kishte shkatërruar për ato vite të tëra, tani po kërkon gjetjen e rrugës dhe vendimeve në mënyrën e vet duke angazhuar grupe deputetesh, individesh për t`a rrëzuar Qeverinë, shkatërruar parlamentin duke ofenduar e dhunuar rendë deputetet, ministrat e sidomos kryeministrin dhe ministren e Punëve të Jashtme, Zonjën Donika Gërvalla, pa kurrfarë arsye, vetëm e vetëm se po e flet të vërtetën në Parlament dhe jashtë tij për korrupsionin partiak, mashtrimet on group që ish-qeverisja shtetërore e solli shtetin në prag të falimentimit.

Por, jo vetëm kjo, por edhe ndryshimin e kufinjeve me Malin e Zi dhe humbjen e 8.270 hektareve të Rugovës kreshnike dhe sjellë në rrezik të madh edhe humbjen e Mitrovicës Veriore me më pasuritë minerare më të mëdhat në Europë.

dhe politikani austriak Leo Freundlich (1878-1948) kishte thënë: « Një gjë u është e qartë Serbëve, se armiku më i madh i tyre është e vërteta. Ajo rrezikon ekzistencën e tyre». E njëjta thënie duhet t`ua tërheq vërejtjen serioze edhe opozitës sonë parlamentare e sidomos PDK-së të cilet farë nuk e pranojnë të vërteten mbi të kaluarën qeverisëse më të shëmtuar 20 vjeçare.

Politika dhe shoqëria janë binë e konflikteve sociale prej dy grupeve të medha të interesave, prej të cilave njëra i mbron privilegjet e saj, ndersa tjetra kërkon në përgjithësi drejtësi në të gjitha lëmitë dhe të drejtat qytetare të shtetit. Ata që përpjekën t`i mbrojnë privilegjet, dhe janë më pak të interesuar të kërkojnë gjërat gjoja abstrakte për ata, si të drejtat qytetare shtetërore sipas Kushtetutës.

Andaj, kjo politikë amatere kokëforte ka një rritje grupesh homogjene prej pseudo-profesionistëve të përhershëm të avansuar në vendet përkatëse; si politikanë, nënpunës, këshilltarë, lobistë të akredituar me numër të madh (b)analistesh televiziv e mediatik, me gazetarë, me asistentë e profesorë univerzitarë. Kjo llojë politike destruktive antikombëtare vazhdoi me ritëm më të madh pas vetëkrijimit nga Parlamenti ynë, të Gjykatës speciale dhe arrestimeve të liderëve më të lartë shtetërore, si Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin e të tjerë dhe pritjet tjera të arrestimeve të proklamuara nga vetë gjykata për krime dhe vrasje të renda brenda shqiptaresh.

Kësaj i shtojmë edhe humbjet e mëdha në zgjedhjet e 14. Shkurtit 2021, ku lidershipet e reja opozitare nuk dorëzohen kurrsesi si pranojnë humbjet e tyre në zgjedhje dhe që atëherë, në çdo seancë të Parlamentit apo të komisioneve të tij, kundërshtojnë vend e pavend duke u çjerrë, sharë e ofenduar punën e deputetëve të pozitës, por edhe më lartë, të kryetares së shtetit, kryeministrit dhe ministrave të qeverisë.

Rasti me eklatant ndodhi në seancën e djeshme të Kuvendit me 06.05.2021 kundër zonjës shumë të nderuar dhe ministres së Jashtme Donika Gërvallës, vajzës së heroit dhe patriotit të madh shqiptar Isuf Gërvallës, i cili para shumë vitesh u vra nga forcat e sigurimit serbo-jugosllav të ndihmuar edhe nga eksponentët shqiptarë si dorë e zgjatur e armikut tonë shekullor.

Kundër Donikës u sulet e u versulet si të çartur; si kryetari i GP të PDK, Abelard Tahiri, dikur edhe ministër i Drejtësisë duke e ofenduar rëndë në rrolin e racistit, një grua ministre duke iu drejtuar si Donika Schwarz me qëllim se ajo nuk na qenka shqiptare, por gjermane me mbiemër Schwarz. Me këtë racizëm të pastër të tij u mundua t`i vrajë edhe të tjerët për martesa të përziera. Madje tha se Donika qenka përfaqësuese e Vuçiqit në Kosovë. Kur Donika u shpreh së Gjykatën speciale e keni formuar ju PDK-ja vetë e jo Serbia, atëherë Abelardi u çart së nuk është PDK-ja por Serbia. Atëherë, pasi Serbia paska qenë propozuese apo formuese e saj, bie pyetja shumë e Madhe se pse atë favor PDK-ja ia bëri Serbisë duke e votuar në Parlamentin e Kosovës, kuptohet pa LVV-në dhe Hashim Broja duke thënë se «kush nuk e voton Gjykatën speciale është kundër Pavarësisë». Çka ka këtu të paqartë së kush është fajtor!!!

Kjo sjellje tërbuese e Abelardit ështe ofenduese edhe ndaj miqve tanë gjermanë e të tjerë.

Me absurdja e kohës ishte kërkesa këmbëngulëse për dorëheqjen e dhunshme dhe largimin e Donikës nga ministria e Jashtme!!!

Abelard, ti me shokët tu, me Ardian Kastratin, Memli Krasniqin-tre-fërtalëshin islamik, dikur poashtu ish kryetar i GP të partisë tuaj, zotëri Kamishin i cili kur flet do ja kisha hedhur një boks cigarësh ta tymosë në kamish dhe të mos flas derisa t`i tymosë të gjitha cigarët. Në odat shqiptarë kështu veprohej me ata që flisnin shumë e vend e pa vend. Pastaj edhe lideri juaj Enver Hoxhaj, ish minister i Jashtëm, ishit përkrahësit me të mëdhenj të tjetërsimit të territorit të Rugovës kreshnike prej 8270 ha, shitur Malit të Zi nga Hashim Broja duke e humbur sovranitetin e shtetit dhe bërë tradhëtinë më të madhe në historinë tonë të pasluftës. Ju, PDK-istat dhe të gjithë të tjerët deputetë që e ratifikuat delimitimin, në shpinën tuaj përjetë do ta bani barrën më të rëndë njerëzore – një vepër penale për tradhëti. Tani me Isa Mustafën dhe langojt e tij në dialogun më Sërbinë më siguri do të përpiqeni që Veriut të Kosovës t`ua jepni distriktin autonom ose të drejtat ekzekutive mbi komunat Serbe më pasuritë më të mëdha minerare. Ajo se çka flisni dhe deklaroheni në Parlament janë broçkulla tuaja të trashëguara nga lideri i juaj Hashim Broja.

Pra, ju sot nuk e keni fjalën kryesore vendosese në Parlament as në dialog me Serbinë, por e ka Zonja Kryetare Vjosa Osmani e posaçërisht Z. Albin Kurti, kryeministër dhe kreu i Ekzekutivit me të drejtën e plotë kushtetuese për dialog.

Abelard, po veproni me shokët e përmendur më lartë si të tërbuar dhe po duket se jeni infektuar nga ndonjë sëmundje kronike patologjike. Ju këshilloj që mos llomotitni shumë të ministri Vitia për mossigurimin e vaksinave Anti-Covid-19. Ju, së pari duhet t`i merrni vaksinat kundër tërbimit ose mjete qetësuese të cilat gjenden gjithkund në barnatoret tona në Kosovë e pastaj ta akuzoni Vitinë që t`ua jap vaksinat Anti-Covid-19.

Kjo se çka po ndodh në Kuvend është rrebelim i opozitës për t’i ruajtur privilegjet e tyre 20 vjeçare apo vallë është edhe mungesë e edukatës dhe kultures ?! Dihet se çka e bën njeriun të madh. Është përpjekje e mundimshme për të mirën dhe jo lufta për ta pshtjelluar të keqen. Sepse edukimi modern shumë rrallë frymëzohet nga shpresat e medha, dhe e arrin shum rrallë rezultatin e madh. Në të shumtën e rasteve kultura është ideal, të cilin me shumë mund e arrijmë, por jo plotësisht dhe kurrë përfundimisht.

spot_img