GËRVALLA-SCHWARTZ: “Shqipëria dhe Kosova po shqyrtojnë hapjen e një konsullate të përbashkët në Ulqin

0
370

Gjekë Gjonaj

Në kuadër të vizitës së djeshme  bilaterale të Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës Donika Gervalla Shvarc në Mal të Zi, është organizuar edhe një vizitë në Komunën e Ulqinit, ku ka biseduar me kryetarin e komunës, Omer Bajraktari dhe bashkëpunëtorët e tij për promovimin dhe përmirësimin e të drejtat e shqiptarëve.

Donika Gervalla-Švarc, e cila është edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, pas takimit me kryetarin e Komunës së Ulqinit deklaroi se Kosova ndihet përgjegjëse për promovimin dhe forcimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe në vendet e tjera të rajonit. Siç tha ajo, ata besojnë se bashkëpunimi i mirë dhe të drejtat e barabarta të shqiptarëve në vendet ku jetojnë kontribuojnë jo vetëm për komunat ku shqiptarët janë shumicë, por edhe për shtetet, stabilitetin politik dhe ekonomik dhe demokracinë në shtetet ku ata jetojnë.

“Pasi dëgjuam me vëmendje kërkesat e shqiptarëve dhe bisedat e shumta që patëm me përfaqësues të ndryshëm të Malit të Zi, i cili është fqinj mik i Kosovës, anëtar i NATO-s dhe një vend me përcaktim të qartë pro-evropian, besojmë se të gjitha kërkesat e shqiptarëve legjitimë në Mal të Zi mund të zgjidhen së bashku, jo vetëm në raport me Malin e Zi, por edhe me Bashkimin Evropian. Si dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë me shpresë që sa më shumë qytetarë, veçanërisht të rinjtë, të shohin të ardhmen e tyre këtu, e të mos kërkojnë diku tjetër perspektivë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre”, tha Gërvalla Schwartz. Ajo theksoi se me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka biseduar për hapjen e një konsullate të përbashkët në Ulqin.

“Nëse kjo do të jetë një zyrë investimi, një zyrë ekonomike apo një zyrë që ofron bashkëpunim kulturor, arsimor, sportiv, mbetet për t’u parë dhe diskutuar me përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi”, tha Gërvala Schwartz.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, takimin me ministren Gervalla Schwartz dhe delegacionin e ka vlerësuar si shumë konstruktiv dhe të rëndësishëm për Ulqinin dhe qytetarët e tij.