Filmi që po përsëritet në prag të zgjedhjeve, versioni shqiptaro-turk me titra “bakër për alumin”, apo “lira” për “euro”

0
379

Agim Vuniqi

Hajnia dhe korrupsioni galopant në çdo shtresë të shoqërisë është shndërruar në instrument subverziv kundër xhepit të taxapaguesit kosovarë. Ky nuk është vetëm përshkrim i “kreativitetit” të tyre para bartjes së hejbeve nga pushteti, sa është invaziv dhe i pashërueshëm, i përafërt me besatimin e Cosa Nostrës dhe puthjen e ftohtë të krimit. Ja se si është aranzhuar vallja e re e komunarëve të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, të cilët përpiqen të përkthejnë filmin e parë shumë herë më parë, të krimit me titra bakër për alumin, duke plaçkitur xhepin e qytetarëve ashiqare në pikë të ditës. Ja se q’më shkruan një mik imi. Lexo dhe bindu:

Tung Agim !

Si jeni andej pari ?

Këto ditë ka filluar një shpërlarje e madhe e parave me anë të KEDS-it. Kanë për t’ia kaluar atyre të industrisë së ndërtimit, gjatë lëshimit të lejeve të ndërtimit të lëshuara dhe të udhëhequra nga Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu.

Këta të KEDS-it me anë të një firme “të dyshimtë” nga Shqipëria kanë filluar t’i largojnë-dislokojnë orët e rrymës nga shtëpitë tona-dhe po i vendosin nëpër ca kaseta para shtëpive. Dhe të gjitha kabllot nëntoksore po i ndërrojnë. Është kaos i gjithë qyteti kudo, duke filluar nga Arbëria e më poshtë, e njëta gjë po ndodhë edhe në qytete tjera të Kosovës, thuase është një marrëveshje e përbashkët e komunarëve, për të qelepiruar “ca” euro për xhepin e tyre te thellë.

”Po na i marrin kabllot tona të BAKRIT [Cu] të cilat i kemi pasur të instaluara-dhe kanë qenë pronë private e qytetarëve (ata i kanë blerë me parat e tyre), e cila po plaçkitet, pa kompensim dhe në vend të tyre po i vëjnë kabllot e ALUMINIT [Al]

Bakër (Cu) për alumin (Al)

Për më shumë se një gjysmë shekulli, instalimet elektrike të bakrit përdoren në sistemet elektrike banesore dhe komerciale. Shpesh preferohen, në fakt shumë më shumë, se sa instalimet e aluminit për shkak të rezistencës së lartë në tërheqje. Rezistenca në tërheqje e bakrit është afërsisht 40% më e lartë se ajo e aluminit. Me një rezistencë të tillë, më të lartë në tërheqje, instalimet e bakrit ka të ngjarë më paktë prishen sesa instalimet e aluminit. Kjo është e rëndësishme duke marrë parasysh që instalimet elektrike shpesh instalohen duke i tërhequr nëpër porte dhe furnizues. Nëse instalimet elektrike janë të dobëta ose të brishta, ato mund të prishen gjatë instalimit. Instalimet e bakrit kanë një rezistencë të lartë në tërheqje për të mbrojtur nga këputja, si dhe format e tjera të dëmtimit fizik. Instalimet e bakrit gjithashtu kanë një koeficient më të ulët të zgjerimit termik sesa ato të aluminit. Me fjalë të tjera, kabllot e instaluar të bakrit nuk zgjerohen aq shumë sa instalimet e aluminit kur ekspozohen ndaj nxehtësisë. Temperatura e instalimeve elektrike rritet derisa energjia elektrike kalon nëpër të. Instalimet prej alumini kanë një zgjerim termik më të lartë se instalimet prej bakri, duke rezultuar në një zgjerim më të madh, nëse instalimet elektrike zgjerohen shumë, mund të shkaktohen prishje në zonat në të cilat instalimet elektrike janë lidhur ose bashkuar. Ashtu si bakri, alumini është përçues, kështu që është bërë një material i zakonshëm që përdoret në ndërtimin e instalimeve elektrike. Fatkeqësisht, instalimet e aluminit nuk janë aq të forta sa instalimet e bakrit, dhe gjithashtu ka një koeficient më të lartë të zgjerimit termik. Me atë që tha, mund të ketë edhe avantazhe për të përdorur instalimet elektrike të aluminit.

Instalimet e aluminit pothuajse gjithmonë kushtojnë më pak se instalimet e bakrit. Nuk është e pazakontë që instalimet prej alumini të kushtojnë vetëm gjysmën e çmimit të instalimeve të bakrit (tash së fundi, 4.5 ere e deri 6 herë më lirë në bazë të cmimeve në burzën ndërkombëtare të metaleve të ngjyrosura). Për një shtëpi banimi, përdorimi i telave të aluminit në vend të telave të bakrit mund të kursejë ndërtuesit disa qindra dollarë. Për një ndërtesë tregtare, përfitimet e kursimeve të kostove të instalimeve elektrike të aluminit mund të jenë mijëra dollarë.

Në përfundim. Përveç një çmimi më të ulët, instalimet elektrike të aluminit janë disi më të lehta për të punuar përkundruall instalimeve të bakrit. Instalimet e bakrit janë më të forta, kështu që ka më pak të ngjarë të prishen. Instalimet e aluminit, megjithatë, janë më fleksibile, duke e bërë të lehtë punën me të në hapësira të vogla. Ndosht kjo i jep një kuptim më të mirë se si instalimet e bakrit dhe instalimet e aluminit ndryshojnë njëra nga tjetra, por gjithëmonë duke pasur parasysh seksionin tërthorë të kabllove, gjatë instalimeve të reja është vërejtur dallim në diamëtër të përgjysmuar të kabllove të aluminit nga ato të bakrit, që nënkupton se seksioni tërthorë eshtë pothuajse dyfish më i vogël, që ka dallim të madhë në cmim, me kosot më të lirë për investuesin. Përfundimisht mund të konstatohet se qytetari dëmtohet, sepse pa të drejtë po “konfiskohet” pasuria e tij, disa fish, duke iu plackitur kablloja e vjetër e instaluar që investuesi mun ta shetë, duke e shkrirë si mbeturinë, ndërsa në anën tjetër indirekt paguan nga buxheti i mbledhur nga tagerpaguesit.

Sot çmimet e këtyre dy metaleve në berzë-LME vlerësohen :

Cu=9.264 US $

Al=2.435 US $

Pra çmimi i Cu në LME sot është 4 herë e gjysmë më i larte se i Al.

Pra më “konfiskimin” e kabllove të instaluara të bakrit të cilat janë  blerë –si pronë pronë personale e qytetarëvë dyshohet se do të përfitojnë zyrtarët e komunës duke i shitur si lëndëe parë (duke i shkrirë), ndërsa paraqitet si investim vetanak kablli i Al, i cili është 4 herë e gjysmë më i lirë sesa ai Cu .

Dyshohet se në kontratën e shitblerjes nuk është evidentuar ky fakt “dushk për gogla” për të përfituar “ideatorët”, se duhet gjoja me investu.!!!

Krejt kablot nëntoksore po ndërrohen në atë mënyrë nga trafot. Një qytetari vëmendshëm është afruar rastësisht afër shtepis së tij – e ka parë se në momentin e ndaljes së rrymës-është  ndërruar edhe trafostacioni.

Në vënd të paisjes energjetike të prodhuar nga “Rade Konçari” dhe “Energoinvesti” – “alamet” prodhues të njohur në botë është montuan një trafo e prodhuar nga Turqia. Qytetari është afruar me e shiku firmën e prodhimit-deri sa i nxora syzat-më largoi një turk, thotë qytetari prishtinas (i njohur për autorin). Kjo nënkupton që për mirëmbajtje dhe me pjesë rezervë duhet te paisemi nga Turqia.