FIFA jep miratimin, Italia dhe Argjentina do të sfidohen për “Copa Maradona”

0
322

Mungonte miratimi nga ana e FIFA-s, por një ide e tillë (lindi pas penalltisë së fundit të finales së evropiait në Wembley) që përjetëson një figurë legjendare se Diego Armando Maradona nuk mund të hidhej poshtë.

Itali-Argjentinë, përplasja mes fitueses së Evropianit dhe asaj të Copa Americas do të luhet në muajin dhjetor të këtij viti ose në janar 2022, në qytetin e dytë të “Pibe de Oros”, Napoli.

Nuk është për t’u habitur, trofeu në fjalë do të quhet “Copa Maradona”, shkruan “SS”. Itali-Argjentinë do të zinte vendin e Kupës së Konfederatave, e cila, nga viti 1992 deri në vitin 2017 ka vënë përballë të gjithë skuadrat kampione të konfederatave përkatëse, të cilave iu shtuan ekipi pritës dhe kampionët në fuqi të botës, për një total prej 8 skuadrash.

Tani, gjithçka do të zgjidhet në një ndeshje të vetme, e cila, në edicionin e saj të parë, do të kujtojë një ndeshje historike dhe fatkeqe për të kaltrit, përsëri në San Paolo: gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1990. ZERI.INFO