Eric Adams, betohet si kryebashkiak i 110-të i Nju Jorkut

0
328
Nga Beqir SINA – Times Square – NYC
Eric Leroy Adams u betua si kryebashkiaku i 110-të i qytetit të New York-ut të shtunën e parë të vitit 2022 në një ceremoni festive në “Times Square”. Ai e filloi mandatin e tij në një moment kritik për vendin pasi rastet me coronavirus kanë parë rritje rekord.
Eric Adamas është afro-amerikani i dytë që zgjidhet kryetar i bashkisë së Nju Jorku : një ish-oficer policie dhe aktivist kundër racizmit. Ai fitoi lehtësisht në zgjedhjet për kryetarin e ri të metropolit amerikan. Demokrati 61-vjeçar fitoi ndaj kundërshtarit të tij republikan, 67-vjeçarit Curtis Sliwa, sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Zgjedhor i Nju Jorkut.
Adams fitoi 67% të votave, krahasuar me 27% për Curtis Sliwa.
Eric Adams është po ashtu pas Michel Bloomberg – kryetari i ri që u betua si kryebashkiaku i dytë i qytetit të Nju Jorkut, me betim pak pas mesnatës në Times Square, pas festës së rënies së topit të Vitit të Ri.
Ai është kryetari i dytë i zi në historinë e qytetit
Adams tani merr detyrën pas dy mandateve të demokratit progresist Bill de Blasio (majtist klasik , i cili ne detyre i referohej shpesh here Karl Marks), duke shënuar herën e parë në 30 vjet që demokratët shërbyen radhazi njeri pas tjetrit si kryebashkiak i qytetit të New Yorkut.
Ndërsa 15 mijë njujorkez u mblodhën në sheshin e famshëm Times Square – Manhattan NYC, për rënjen e topit, Adams, doli rreth orës 12:06 të Vitit të ri 2022, i rrethuar nga familja dhe stafi i ngusht duke mbajtur në dorën e djatht ngritur lart një portret të nënës së tij të ndjerë, dhe, dorën e majtë, pēllëmbën e vendosi në Biblën e familjes së tij, në leximin e betimit nga gjyqtarja Sylvia Hinds-Radix.
Adams, ishte i veshur me një kostum blu të errët, ishte i rrethuar nga miqtë dhe familja e tij, duke përfshirë djalin e tij Jordan dhe shefin e tij të shtabit Frank Carone.
Menjëherë pas këndimit të betimit, Adams u largua nga skena e festës së Vitit të ri pa mbajtur atë fjalimin tradicional të inagurimit.
Në fillim të javes së fundit të vit që lamë pas në një intervistë për televizionin e qytetit NY1, Adams tha se “zgjodhi festën e rënies së topit në Times Square si sfond për ceremoninë e tij të betimit për të simbolizuar qëllimin e tij për të ri-energjizuar një qytet të goditur nga shpërthimi i koronavirusit për gati dy vjet. “
Ish-kryetari i bashkisë dhe miliarderi Michael Bloomberg u betua gjithashtu në inagurimin në Times Square gjatë festës së rënies së topit të Vitit të Ri në 2002.
Ndërsa tradicionalisht një ceremoni e betimit të kryetarit të bashkisë së New York City zakonisht pasohet nga ceremonia e inaugurimit më vonë gjatë ditës, së parë të vitit të ri, pra çdo 1 Janar.
Adams, deklarojë se një ceremoni të tillë u detyrua të anulojë, të planifikuar në Kings Theatre në Brooklyn për shkak të përhapjes së shpejtë të infektimeve të COVID-19 në të gjithë qytetin, e nxitur nga varianti Omicron .
Kryebashkiakët e kaluar tradicionalisht kanë mbajtur ceremonitë e tyre të inagurimit jashtë nderteses së Bashkisë, në një skenë që ngrihet në shkallët e sheshit para City Hall.
 
Pas një gare të “fortë” paraprake të qershorit kundër 12 kandidatëve demokratë, dihej se Adams e kishte të leht fitore e 3 Nëntorit të kaluar.
Eric Adams, nuk pat fare në “dyshim” fitoren në këto zgjedhje, mbasi ai fitoi lehtësisht zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit ndaj sfiduesit republikan Curtis Sliwa me 67 përqind të votave.
Ndërsa rivalët e tij paraqitën një platformë progresive si një rrugë drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetit, Adams përqafoi një axhendë të qendrës së majtë të fokusuar kryesisht në uljen e krimit.
Gjatë fushatës së tij, Adams përdori vazhdimisht rrënjët e tij të klasës punëtore, duke u rritur disleksik dhe në prag të të pastrehit. Pika e tij e kthesës, siç kujton ai, ishte brutalizimi nga NYPD kur ishte 15 vjeç. Fëmijëria e tij u shoqerua me probleme me policinë, ka thënë ai teksa e detyroi atë kur te rritej të bashkohej me departamentin e policisë, duke u marre edhe gradën kapiten.
Sipas një sondazhi të publikuar një ditë përpara zgjedhjeve paraprake të qershorit të vitit që lamë pas nga Ipsos, krimi mbeti një shqetësim kryesor teksa votuesit u drejtuan drejt qendrave të votimit, me 39% të të anketuarve që thanë se Adams ishte kandidati më i mirë i përshtatshëm për të reduktuar krimin.
 
Eric Adams, 61 vjeç, pason de Blasio, dhe shifet si një demokrat progresiv i perceptuar prej kohësh nga sindikatat e policisë si shumë i rrept ndaj krimit. Adams është tani kryetari i dytë me ngjyrë në historinë 124-vjeçare të qytetit, i pari ka qenë David Dinkins në 1990/94’.
Në moshën 15-vjeçare ai u arrestua nga policia për dhunim të pronës private. Kjo i forcoi edhe më shumë vendosmërinë për t’iu bashkuar policisë, gjë që e bëri në mesin e viteve 1980. Pas 22 vitesh shërbimi në NYPD ai doli në pension.
Në vitin 1995 ai themeloi një organizatë për të luftuar racizmin në polici. Në vitin 2003 ai kandidoi për Senatin e Nju Jorkut dhe dhjetë vite më vonë u zgjodh president i Këshillit të Bruklinit, një pozicion që shënoi fillimin e zgjedhjes së tij në Bashkinë e Nju Jorkut.
Megjithatë, që nga viti 2002, kur Michael R. Bloomberg mori detyrën menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit, një kryebashkiak i ardhshëm nuk është përballur me sfida të tilla të frikshme në qytetin e New York-ut.
Edhe përpara rritjes së fundit të nxitur nga Omicron, ekonomia e qytetit ende po përpiqej të rikuperohej, me shkallën e papunësisë prej 9.4% të qytetit – më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare.
Vrasjet, të shtënat dhe disa kategori të tjera të krimeve të dhunshme u rritën në fillim të pandemisë dhe kanë mbetur më të larta se përpara se virusi të fillonte të përhapej.
Adams kandidoi për kryetar bashkie me një mesazh për sigurinë publike, duke përdorur sfondin e tij të klasës punëtore dhe policore për të përcjellë ndjeshmëri për pjesët e New York-ut që ende po luftojnë me efektet e krimit.
Por detyra e parë e Adams si kryetar bashkie do të jetë të ndihmojë njujorkezët të lundrojnë në variantin Omicron dhe një rritje shqetësuese të rasteve.
Qyteti ka regjistruar mbi 40 mijë raste në ditë ditët e fundit, dhe numri i shtrimeve në spital po rritet. Sistemi i testimit të qytetit, dikur zilia e kombit, ka luftuar për të përmbushur kërkesën dhe linjat e gjata formohen jashtë vendeve të testimit.
Çfarë pritet nga Adams?
Adams hyn në zyrën e krytarit të bashkisë së New Yorkut, një nga qytetet më të mëdha në vend, (8 milion banorë) duke u përballur me një sërë çështjesh të ngutshme, veçanërisht krizën e koronavirusit.
Të enjten, e kaluar Adams prezantoi një plan për të frenuar përhapjen e virusit gjatë dimrit që përfshin kryesisht politikat e de Blasio, duke përfshirë një mandat vaksinash për punëdhënësit privatë.
Adams ka pohuar me vendosmëri se qyteti nuk do të mbyllet, edhe nëse vazhdojnë të rriten numërat e të infektuarve – çka ky ishte edhe një pozicion që e mbajti edhe de Blasio, kohët e fundit të largimitvtë tij.
Dita e tij e parë në detyrë, si kryetar Bashkie për Eric Adams, përfshiu një vizitë të gjitha zyrave në Bashkinë – Coty Hall ku ai do t’i drejtohet qytetit për herë të parë si kryetar bashkie.
Ai gjithashtu do të nënshkruajë disa urdhra ekzekutivë përpara se të shkojë në zonën e 113-të në Queens për të përshëndetur oficerët e policisë së bashku me komisioneren e re të NYPD Keechant Sewell, edhe ajo e para grua në krye të uniformave blu NYPD dhe e oara afrikano amerikane.
“Ri-ngjalljen”, ekonomike edhe sociale të Qytetit, mbasi fund viti që lamë pas tregoje të paktën se kishte filluar të rikthehej ngadalë, pasi virusi shkatërroi ekonominë dhe la më shumë se 35 mijë njujorkezë të vdekur.
Mirëpo, tani që rastet po rriten përsëri, kompanitë në Manhattan kanë nisur planet e ri-kthimit në zyrë dhe shumë shfaqje dhe restorante pritet të hapen masivisht muajin shkurt.
Me shkollat që do të rihapen sot të hënën, Adams duhet të përcaktojë se si t’i mbajë studentët dhe mësuesit të sigurt, duke siguruar që shkollat të mbeten të hapura për mësimin personal.
Ndër të tjera Adams ka këmbëngulur që qyteti nuk mund të mbyllet përsëri dhe duhet të mësojë të jetojë me virusin, dhe ai ka qenë mbështetës i mandateve të de Blasio-s për vaksinat.
Gjithashtu ai ka deklaruas se dëshiron të vazhdojë fokusin e de Blasio-s në reduktimin e pabarazisë, edhe pse ai ka kërkuar të nxisë një marrëdhënie më të mirë me elitat e qytetit.
FOTO ME SHUME NE©Beqir Sina : facebook.com/albdreams.televizion.21