Elisabeta Imeraj, detajet nga mbrojtja e saj në Kolegjin e Apelimit

0
408

Është zhvilluar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Mcn tv ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së saj, ku Imeraj denoncoi futjen e akteve të falsifikuara në dosjen e saj, si kartela e pasurisë.

“Jam hasur gjatë këtij procesi të rivlerësimit, me konkluzione të quajtura opinione apo gjetje, të cilat referojnë burim prove, letra anonime, jam hasur gjatë këtij procesi me cenim të jetesës personale edhe në kushtet kur nuk ishte e nevojshme. Jam hasur gjatë këtij procesi edhe me përballjen e futjes së akteve të falsifikuara në dosje, kartela e pasurisë ku KP bazon një pikë të ankimit, me synimin për të arritur qëllimin dashakeqes, por më lejoni që jo vetëm për respektin karshi vetes time, por mbi të gjitha për respektin karshi fëmijëve dhe familjareve të mi, të paraqes prokuroren Elizabeta Imeraj, nenën Elizabeta Imeraj, motrën apo familjaren Elizabeta Imeraj”, tha drejtuesja e Prokurorisë.

Imeraj vuri në dukje se ishte prokurorja e vetme që mori në gjykim çështjen ‘Shullazi’.

“Ata prokurorë nuk pranuan të marrin çështjen në fjalë pasi ekzistonte një perceptim të cilin po e ilustroj vetëm me një citim e thënë nga një nga prokuroret: “s’kam se përse pres ndonjë tritol tek shtëpia….’’, tha ajo.

Ajo nuk la pa përmendur as paragjykimet për shkak të origjinës së saj nga Tropoja, duke u shprehur se janë përpjekur ta indimidojnë dhe trembin.

“Kam hetuar çështje të ndryshme dhe jam hasur me sulme të ndryshme, duke përfshirë dhe ato politike, ku në periudha të ndryshme kohore për shkak hetimesh janë përpjekur dhe të më intimidojnë për shkak të origjinës time nga Tropoja, janë përpjekur të vendosin sa në një rrymë politike apo në tjetrën, janë përpjekur të më trembin në mënyra të ndryshme, por në fakt ja kam arritur që të jem e pacenueshme dhe jo sepse jam e fortë, apo dhe e pandjeshme, por sepse jam dhe mundohem te zbatoj gjithmonë të drejtën”, deklaroi Imeraj, transmeton mcn tv.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës tha se nuk mund ta konsiderohet sjellje jo etike nga ana e saj, fakti që s’kishte pranuar t’i përgjigjej me “Po” ose “Jo” pyetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar. mcn tv

Nuk njoh dhe nuk di të ketë ndonjë procedurë hetimore penale, civile apo administrative ku dikush në çfarëdolloj pozicioni qoftë, arrin të të imponojë përgjigjen me PO ose JO”.

/DRONI.al/