Edhepse BE-ja ishte prezente tërë kohën në Kosovë përmes Eulexit, Kosova mbet akoma jashtë Evropës!?

0
294

Agim Vuniqi

Politika e jashtme e Kosovës ka hasur në ngecje, jo vetëm për shkak të neglizhencës së MPJ-së por edhe për shkak të mos funksionimit adekuat të Agjensisë kosovare të intelegjencës; tash për tash dihet personi që ka mbajtur peng informacionet për levizjen e parave brenda dhe jashte, Dardan Nuhiu mbante ne fshehtesi transakcionet financiare te njerezve kyç të sistemit, duke krijaur varshmëri të tyre ndaj tij, ketij “kurthi minjesh” nuk mund të ikte as ish kryeministri Hoti.

Vështirësitë janë të ndryshme, disa nga to edhe të pakapërcyeshme, meqë Kosova është pranuar prej afro 120-130 shtetesh, askush nuk e din numrin e saktë të shteteve që e kanë njohur Kosovën. Kaosi ne MPJ filloi me Hashim Thacin, me Skender Hysnin, me Behgjet Pacollin (i cili  kishte futur MPJ- nën sqetullat e “Mabetexit, duke lëvizur nëpër botë në favor të kompanisë së tij familiare me avionin e tij privat, por edhe duke joshur “balot” që hynë në politikë me armë, duke joshur nga jeta filmike në jahtat e Ekrem LLukës dhe dhuratat milionëshe të Devollëve, prandaj deri më tash nuk u kuptua se a janë vu marrëdhënit diplomatike me të gjitha ato shtete, të cilat e njohën Kosovën.

Derisa MPJ është çështje në vete, vonohet në përzgjedhjen e ambasadorëve, procedurat lehen të papërfunduara tërsisht, a duhet të kalojnë fazë- fazë, apo së pari të koordinohen me partnerin në “koalicion”? Ministrja e Punëve të Jashtme shfrytëzon ulësen e të parit të diplomacisë duke iu dhënë zemër shqiptarëve në rajon se ata janë të mbrojtur “fizikisht” nga PDK-ja, nga LDK-ja dhe nga AAK-ja, a bëhet kështu diplomacia publike për të arritur në këthinat e ndërtesës shumëkatëshe të OKB-së, apo këtë e bënë për të treguar lojalitetin partiak, për të qetësuar “oponentët” politikë, apo për të heshtur zërin e çoroditur dhe të çakorduar opozitar, por edhe për t’i përmbushur dëshirat e saj.

Çuditërisht MPJ, ka qenë vend i gafeve të diplomatëve të papërvojë të Kosovës, apo është shndërruar në byro për punësim, nuk është shfrytëzuar institucioni i rekomandimit, por nuk është studjuar as e kaluara e tyre. Nuk është kjo gjëja e vetme, MPJ jep informacione të llojllojshme lidhur me njohjet, pra mungon serioziteti në punë. Sa janë të sakta përmbushjet e kritereve të përcaktuara për t’u stolisë me karrikën e ambasadorit. apo janë të mjaftueshme në krahasim me kriterin e e lojalitetit partiak, apo edhe të lidhjeve miqësore me udhëheqësit vendor veç po shihet. Një gjë duhet të qartësohet se MPJ nuk është agjension për regrutimin e të rinjëve të cilët menjëhërë pas kryerjes së studimeve pa ndonjë përvojë në diplomaci shkelin në shkallët e zyrës së diplomatëve, të cilët do të duhej të ishin me eksperiencë, bile të kenë përvojë politike. Nuk është i mjaftushëm vetëm kriteri i “përkthyesit” , sa janë të rëndësishme miqësitë e ndërtuara më heret. Gabimi qëndron se nuk bëhen asnjëherë kontakte, apo fare pak me grupet lobuese të shiptarëve në perëndim, të cilët janë një potencial i pashterrur jo vetëm i dijes, por edhe i fuqisë votuese atje, shikoni faktin turqit kanë 20 parlamentarë në parlamentin Evropian edhe pse ata nuk janë anëtarë të BE-së. Sa herë ka dërguar misionarët e vet Hoxhaj, si akademik në perëndim për t’u takuar me intelektualë e akademikë, në perëndim, por edhe me veprimtarë, të cilët kanë përvojë për vendosjen e takimeve të niveleve të larta, mungojnë edhe shoqatat e miqësisë, fundja edhe mobilizimi i diasporës dhe shtytja e tyre përmes fuqisë së votës mund të bëjë ndryshime. Derisa shumë shtete kanë zgjedhur këshillat për diasporë, nuk ka pasur ndonjë takim që ka shkuar përmes MPJ-së, e them këtë ngase mërgimtarët shqiptarë kanë ndihmuar diplomatët e Kosovës, kur Kosova nuk ishte në hartën politike të Evropës. Dosido, ambasada dhe ambasadori, kanë detyrat e tyre të përditshme, të zgjidhjes së problemeve të mërgimtarëve, ndonjë takim me zyrtarët në shtetet ku gravitojnë ata, por pa pasur terrenin e përgatitur nga diapora ata janë vetëm një shkumë sapuni në pishinë, asgjë më shumë.

Pas përfshirjes së Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë Shqipërisë e BEH në listën e bardhë të Shengenit, por edhe të përfshirjes së Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në “konfederatën “Ballkani I hapur”, Kosova po humb shkëlqimin. A kishte mbetur e vetmja jashte për shkak të ryshfetit, apo kishte humbur hapin edhe për shkak të mungesës së përparimit në lëminë e sigurisë së dokumenteve sidomos të pasaportave biometrike, Ndodhi skandali i ryshfetit me pasaporta, pastaj korrupsioni i lartë, kontrolli jo i mjaftueshëm i migrimeve ilegale përfshirë edhe “read-misionet” e rendit publik dhe sigurisë, të punëve të jashtme dhe të drejtave themelore.

Sigurisht që vizat nuk do të zhduken vet-vetiu, ngase për këtë duhet kryer detyrat e parashtruara, edhe pse është përfolur shpesh që Kosova ka përkrahje nga Brukseli. Shtrohet pyetja a ka plotësuar Kosova kriteriumet e planit (“roadmap”) për liberalizimin e vizave, thuhet se ato teknike i ka përmbushur, çfarë janë ato politike, pas Marrëveshjes Ahtisaari? A ka pasur ndonjë plan për zbatimin e kritereve, bile edhe kontaktet ishin shumë të rralla me zyrtarët e BE-së në Bruksel. Do të ishte disi e kapshme po të ishte bërë ndonjë planifikim fazor, atëherë opinioni më lehtë do të përcillte përmbushjen e detyrave nga qeveria. Si duket në këtë fazë nuk ka qenë edhe synim i qeverisë përmbushja e obligimeve për t’u bërë kandidatë për liberalizimin e vizave, jo për faktin që Kosovën nuk e kanë pranuar pesë shtete të BE-së, por për faktin se BE-ja, tërë kohën ka zgjedhur metodën “jo pedagogjike” të edukimit, atë të shkopit, e cila është ndaluar edhe me konventa evropiane. meqë përmbushja e kriteriumeve do të duhejj t’i bindëte partnerët por edhe shtetet tjera për pranim më të hovshëm të Kosovës, duke shijuar ëmbëlsinë e karrotës. Kosova në këtë drejtim as që është afër; u pat krijuar imazhi me Kryministrin Haradinaj, pastaj kryeministrin Hoti, si dhe Pacollin dhe Meliza Haradinajn, si minister e jashtme se ka vende që po tregojnë shenja dyshimi për kapacitetet qeverisëse. Se a do të plotësohen kushtet e dy shteteve të BE-së:francës dhe Holandës për liberalizim të vizave as që ka ndonjë parashikim. Por jam shumë I bindur se kryeministri kurti është kryeministri më i përgatitur në rajon, kjo zgjedhje e kosovarëve do të duhej duhet të ishte edhe sukses demokratik I BE-së dhe SHBA-ve.

Atëherë do të duhej të bëheshin edhe licitimet kohore për të ardhmen dhe, sigurisht që do të kalojë goxha një kohë për ndonjë ndryshim cilësor,  me gjithë vullnetin politik të qeverisë, opozita dhe kazani I mediave në kor po përpiqet të minon vullnetin e shprehur politik të qytetarëve të deklaruar më 14 shkurt 2021. Nuk është bërë publike se cilat kritere duhet përmbushur që Kosova të hyjë në mesin e shteteve që do të përfshihen për liberalizim të vizave, pra as që është bërë ndonjëherë pjesë e debatit më serioz, as të ambasadave në ato shtete. Thënë shkurt nuk ka ndonjë bisedë për përcaktimin e përmbushjes së kritereve, përveq atyre që janë përgjithësuese, tjetër është vurja e kontakteve me komesionerët e BE-së për kriteriumet që do të duhej të përmbushte Kosova. Pra u tha së pari duhet të zhvillohen bisedimet teknike para se komisioni evropian të jap rekomandimin që të shkohet në procedurën për të futur Kosovën në listën e bardhe të Shengenit. Dhe u tha gjithashtu pa hyrje në bisedime teknike as që do të ketë ndonjë vendim të BE-së. E çka ndodhi pastaj, edhepse BE-ja ishte prezente tërë kohën në Kosovë përmes Eulexit, Kosova mbet akoma jashtë Evropës!?

Kosova ka filluar që moti me përmbushjen e standardeve, dhe atë para hyrjes në bisedime teknike dhe ato politke, por edhe pas bisedimeve, ua vizatuan liderëvë kosovarë planin-“road map-ën”, të cilët asnjëherë nuk e kundërshtuan, por iu “përmbajtën” rigorozisht, përfundimisht edhe marrëveshja e Ahtisaarit ishte rrugë udhëzimi i evropianëve. Serbia që nga fillimi kishte kundërshtuar të gjitha inciativat e mundshme, ajo përfitoi nga frenimi i proceseve integruese të Ballkanit, deri sa zhvillonte bisedimet teknike, ajo pengonte funkcionalitetin e institucioneve kosovare, aq shumë saqë ndau teknikisht Kosovën, duke ia lënë si zorrë qorre veriun e saj. Liderët kosovarë kishin të veshura vazhdimisht fanelat e vullnetarëve, dhe çdo rekomandim të diplomatëve evropianë përpiqeshin ta mbështetnin. Sigurisht që deri te bisedimet nuk vihet pa treguar vullnetin politik, por edhe puna që është kryerë, nuk ka pasur ndonjë vlerësim të njëmendët pozitiv, por as që është shqyrtuar ndonjëherë pozicioni i Kosovës për liberalizim të vizave, nuk kishte as ndonjë procedurë por as pëlqim i shteteve anëtare për Kosovën, deri sa Serbia po i hap dyert me forcë të Brukselit, pa zbatuar marrëveshjet për të cilat ka marrë obligimet.

E si mund të flitet atëherë për ndonjë kooperim me Këshillin e Evropës, edhe pse EULEX-i kishte ardhur edhe për këtë qëllim, që do të thotë se misioni i Evropës është në Kosovë, ndërsa realisht Kosova po largohet nga BE-ja, e çfarë faji kanë banorët e Kosovës, të cilët po ndëshkohen për shkak të luhatjeve të BE-së, e cila jo që po shpërblen përmbushjen e udhëzimeve të deritanishme, por po shkel përpjekjet e qytetarëve kosovarë, të cilët faktikisht janë ata të cilët ruajtën paqen në Kosovë, por edhe më gjërë. Si duket mësimi që u dhanë zyrtarët e BE-së është krejt i ndryshëm nga ajo çka bënë ata. Shoqëria civile deri më tash inerte, po del me qëndrime dhe kërkesa, atëherë kur çdo gjë po kryhet, a nuk ishin ata më heret të alarmuar për këtë, kur nuk ka pasur ndonjë takim me komisionerët e BE-së, e si do të përfitonte Kosova nga liberalizimi i vizave kur i ndryshojnë kriteriumet, a nuk ishin bisedimet teknike dhe këto politke në nivel të kryeministrave për të arritur këtë qëllim. Qysh heret është kuptuar se njëri ndër kushtet kyçe është edhe çështja e pasaportave biometrike, por askush nuk çante kokën, as ministri i rendit nuk lodhej për këtë, por as drejtësia as që bënte ndonjë përpjekje për azhuritet në këtë drejtim, derisa shpërtheu skandali i panevojshëm diplomatik me kompaninë austriake, duke ia mbyllë derën negociatave, dhe duke shënuar golë në portën e vet, që në gjuhën e sportit thuhet autogol. Pastaj lufta e brendshme e PAN-sllavistëve, plus kazanit të mediave të korruptuara, OJQ-ve të politizuara, të prokurorisë dhe gjykatave me shumë skandale, të gjithë kundër VV-së, po e bënë edhe më të vështirë betejën kundër Serbisë dhe rritjen e bashkëpunimit me shtetet e BE-së që akoma nuk e kanë njohur Kosovën