DY TE BIJTE E FRAN GJOKES E MARASH MARKU

0
1852

Me 13 janar te vitit 1963 ne Malin e Jushit ndodhi nje tragjedi e rande nder dy familjet  kojshi ajo e Fran Gjokes dhe e Mark Prek Lohes. Une kam kene ne moshen 12 vjec dhe e kam perjetu prej ne distance ate dhimbje sepse ne shpine e Kolajve ishte e martume halla jeme File Zefja. Kane kalu plot 59 vjet nga ajo dite por une nuk kam pa asnje shkrim apo nje veprim mediatik per kete ngjarje te dhimbeshme. Aresyeja :Sigurisht do te spiegohet ketu ma poshte ne vijim te shkrimit.

           Per te kene sa ma i sakte me gjithe kronologjine e ngjarjes une ju drejtova djalit te halles Dr.Ndue Koles i cili me rrefeu me saktesine ma te madhe te gjithe periudhen e ngjarjes dhe dhimbjen qe kishte perjetu ne percjelljen ne boten tjeter te dy djemve te axhes njeni 33 vjec e tjetri 35 vjec. Ai athere kishte moshen 11 vjec por kujtesa ne raste te  e ne mosha te tilla mbete ma e paster se tek te rritunit.

          Per te kuptu ma mire per familjet qe bahet fjale po i hedhim nje veshtrim historikut te familjes se Fran Gjokes.Gjoke Kole Luli (baba  Fran e Kole Gjokes) ishte  seliane (Kelmendas) i mahalles se Dedekolajve. Naten e ShnaZefit kthehet te shpia e vet dhe gjen plot miq qe kishin ardhe per naten e festes  Gjoka i qeshun e plot gezim con goten e rakise e ju dejtohet: Mirese keni ardhe miqesi e dashtun. Sonte une kam dy gezime: Kena naten e festes se Shna Zefit dhe sonte kam pagu edhe kistin e fundit te pareve te tokes qe ju kam ble Celepijave.Tash edhe me deke des pa marak se nuk i la djemt borxh.

           Pas plot pese javesh Gjoke Kola vdes dhe pas pak javesh te tjera vdes edhe e shoqja Lula te dy ne moshe te re, pa e fillu ate te pleqnise.Mbesin tre fmij jetima:Frani ma i madhi 13 vjec,  Kola 11 vjec dhe motra e vetme  Katrina 8 vjece.Para kesaj goditje ata vazhdojne te jetojne bashke edhe pasi ata krijojne familjet e tyne.Keshtu Frani martohet me Mri Milen, e motra e Dode Miles prej ishullit te Lezhes.Atyne ju fale Zoti pese djem njani pas tjetrit. Nderkohe Kola ishte martu me hallen teme Filen.

           Nje vit pas lindjes se djalit te peste Mria vdes nga nje semundje e rande tu i lane femijet prush.Ma i madhi Rroku vetem 11 vjec dhe ma i vogli Nikolla nji vjet. Kjo i detyron Franin e Kolen qe te vazhdojne jetesen se bashku. Halla jeme kujdeset per rritjen e tyne dhe ata e thirrshin nane gjithmone. Djemt u rriten e u bana sokola e bashke me ta rreshtohej edhe Toma djali i Koles qe bajshin nje skuader volejbolli,djem te pashem,te urte, te sjellshem ne familje e shoqni si ata.Pas disa vitesh Frani u martu me lena Niken qe  kishte vdeke edhe asaj burri por nane per ata djem mbeti kryesisht halla jeme qe i rriten bashke me Lenen.

                Po pse nuk u fol asnje fjale per aktin e tyne heroik? Pergjigja krejt e thjeshte:Frani,Kola e katrina ishin bash nipat e mbesa e bajraktarit te Lohes Gjoke Nike Lulit i cili ishte pushkatu nga partia komuniste ne pushtet.Mark Prek Lohja , baba i Marashit kishte vllajin e tij llesh Preken ne burg politik 25 vjet. Keto ishin aresyet qe askush nuk foli as edhe nje fjale apo shtypi i kohes nuk shkroji asnii rrjesht. Ne kushtet e sotme kure pluralizmi politik supozohet ti kete sheshu pabarazina te tilla e shof me vend dhe me shume deshire u kujdesa per portretet e tyne dhe po shkruej keto rrjeshta te vertetes historike ashtu sic ka ndodhe.

          Permbytjet e asaj zone qe perfshinte krejt rrazen e malit te jushit ne gjith gjatesine e tij e ne vite te randa inondatash sic ishte ai i vititi 1963 drini,Buna bashkoheshin e permbytnin te gjithe ate fushe. Me ndertimin e hidrocentraleve te Vaudejes e ma vone te Komanit ketyne permbytjeve ju vu fre deri ne nje fare mase, por peseri ne shira te medha e te vazhdueshme permbytjet jane presente. E shofim kete nga thirrjet e opozites kundrejt qeverisjes nga te dy krahet e politikes.Kure kujton ngjarje te tilla mendja te shkon fille tek zhurma e sotme qe bahet per hidrocentralin e Skavices. Dihet qe pa shpenzu dicka nuk fitohet dicka tjeter por asht fakt se vetem ndertimi i atij hidrocentrali do te baje te mundun perfundimisht disiplinimin e ujrave te Drinit e ndalimin e permbytjes se matejshme te fushes se nenShkodres.

         Po le te kthehemi tek objekti i keti shkrimi.Ne ate janar shirat e shumta qe kishin ra e vazhdojshin me ra kishin ba nje permbytje te pergjitheshme te fushes se NenShkodres tu fillu prej Dajcit e deri ne lezhe pothuajse. Nder keto zona,ajo e Malit te Jushit merr ngarkesen ma te madhe ku thellesia e ujit varionte nga 4 deri 8 metra .

           Me 13 Janar 1963 pak pa zbardhe drita Fran Gjoka ndigjon krisma pushkesh dhe merrej me mend se dikush ishte ne rrezik. Cohet nga krevati e del perballe shpijave qe ndodheshin ne kryelivadh.Kure del aty ndigjon thirrje:Ndihme Fran Gjoka se po mbytena dhe prape pushke kushtrimi. Djemt e Franit ishin te vetmit qe me mjetet e tyne primitive kishin ndertu nje sule dhe kjo dihej nga te gjithe ,shtoji kesaj edhe skuadren e djemeve sa nje ekip volejbolli.Thirrjet vijshin nga lagja kryelivadh ku ishte edhe qenra e sektorit te kooperatives Barbullush te asaj kohe.Aty ishin te vendosun edhe rojet e kotecave te misrit dhe zyrat e sektorit.

            Ne kete lagje ishin te vendosuna edhe kater familje ,konkretisht ato te  Zef Gjon Prekut,Ndue Zefit,Mark e Nikoll Milit qe te gjitha rrezikoheshin nga permbytja.Ne mramjen ma pare Pali me lundren e tij kishte shku tek te kater shpijat e ju kiishte thane:Bani mire me ardhe me mu se uji asht tu ju shtu shume. Mirepo ata kishin ndeje me shpresen se uji nuk tash po arrine ne ato nivele sa arriti.
         Pas thirrjeve qe Fran Gjoka ndigjon ne ate nadje heret kthehet urgjent ne shpi dhe i troket Palit ne dere te dhomes e i thote: Cohu  vrap Pal se po myten shoket! Po mrame kam shku te shpiat e tyne dhe ju luta qe te vijshin kndej po nuk me ndigjuen.Ju kam nxjerre qete e punes e bagetine ne rranxa te Bushatit! Mos me zgjate ata marrin lundren tek Vau i Sulit e nisen drejt qendres se sektorit.

                Ne kryelivadh ishin dy shpia njekateshe dhe nje dykateshe ku jetonin dy familje e tjera.Fillimisht kane shku tek shpia e Zef Gjon Prekut se ishin ma ne rrezik ku uji kishte mbulu komplet katin e pare dhe njerezit kishin hype mbi catia. I kane marre nji nga nji ne lunder e i kane nxjerre ne anen e malit tek shpia e Prek Nik Jonuzit qe ishte edhe kusheri i Fran Gjokes. Pas kesaj jane kthy prape ne Kryelivadh per me marre familjet e tjera. Familja e Ndue Zefit ju ka kerku qe me i cu tek kulla e Mark e Nikoll Milit ne katin e dyte. Prej aty jane kthy e shku tek kotecat e kooperatives ku kane gjete rojet te hypun mbi catine e kotecave dhe i kane marre ne lunder e nxjerr ne anen tjeter.Pasi kane kry te gjith keto ndihma e levizje kane marre rrugen per te shku me pushu te shpia e ma vone me pa si po zhvillohet situata e permbytjes.

           Pasi kane hanger buke e kane pushu pak Frani me te pese djemt ju ka thane se duhet prape me dale ne Kryelivadh se uji po shtohet shume dhe ata mund te mbyten.Asht cue ne kame Frani e ka  mendu me u nise. Ne vend djali i madh Rroku i ka thane: Rri ti babe se ke kene edhe ne nadje dhe je lodhe. Po shkojme une me Palin. Kane marre lopatat e jane nise. Rruges kane taku Marash Markun. Nje djale 17 vjec pika e djalit.E kane dvete ku po shkon Marash? Jam nise me ardhe me ju ndihmu ju se e di se ju jeni shpresa e tane ketij vendit.Jo Marash i kane thane. Ti je djale i ri e nuk i dihet ujit e motit. Marashi ka kambengule dhe i vendosun kane shku drejt lundres e prej aty drejt Kryelivadhit.

          Kane shku tek shpiat dh kane fole me ta. Ata kishin vendose me ndeje prape ne katin e dyte.Ne ato kushte kane marre rrugen per tu kthy  .Ne kthim kane pa derrat qe kishin hype mbi mullaret e sanes me gjysen e trupit ne uje.Ju ka ardhe gjynah per kafshet dhe i kane lidhe kamesh e i kane vu ne lunder.Pak pa u erre nata kure kane ardhe tek Livadhi i Shkurtit asht cu nje stuhi e tmerrshme,shirok me mbeshtjellje qe ne gjuhen anglisht quhet tornado. Kjo ere e ka marre lundren e shkepute komplet nga uji.Marashi ka kene ne mesin e Lundres ndersa Rroku e Pali kane kene ne te dy cepat e lundres. Marashi ka ra me te paren ne uje dhe nuk asht pa ma.Thellesia e ujit aty ka kene ma shume se pese metra. Lundra asht kthy permbys dhe Rroku e Pali jane kape neper cepat e lundres e tuj thirre:Ndihme se u mbytem! Ne anen tjeter ishte baba Fran e djemt e tjere.Ndihma kerkohej por me cka? Lunder tjeter nuk kishte.Tashma Fran Gjoka e din mire se cka po ndodhe. Po  i mbyten dy djemt e tij bashke me Marashin kojshi. portretet e te cileve po i paraqesim ketu ma poshte

                            RROK FRAN GJOKA 35 VJEC

Rroku ishte i martuem me Prenden dhe kishin vetem nje vajze Diellen qe ne ate kohe ishte 15 vjece.Diella  ishte e fejume ne Shkoder ne shpine e Mark Lukut.Ate nate Diella e ndiente se baba i dashtun nuk jetonte ma dhe kerkonte me force me hy ne uje e me shku ne drejtim te tij. Bertiste me te madhe : Skam ce du jeten pa baben.Skena qe vetem ata qe i kane jetu munden me i spiegu. Dhimbje e lot pa fund. Rroku kishte linde me 14 Gusht te vitit 1926.

                             PAL FRAN GJOKA 33 VJEC

Pali ishte djali i dyte i Fran Gjokes. E kishte godite Zoti per veti me nje hijeshi malesori  si nje artist i Hollivudit. Ishte i martuem me Dila Niken. E la Dilen me dy fmij nje djale e nje vajze. Djali kishte emnin e Gjyshit Fran dhe ishte  dy vjec e gjyse,ndersa vajza Liza ishte vetem pese muajshe. Pas 8 muajsh Dila doli prej shpise sepse ishte vetem 24 vjece.Mori me vehten Lizen e vogel derisa u ba nji vjet. Asht interesant fakti qe Liza u rrit me Lena Niken (Njerken e babes)dhe kane fjete bashke deri ne moshen madhore te saje. Frani (Fraca i njoftun ne thirrjen ne dashni) asht rrite me perkujdesjen ma te madhe nga Axha Nikolle me Prenen, gruen e tij. Ndersa fmijt e vet flejshin ne dhome tjeter ai kishte privilegjin e dashnine me fjete ne krevatin e tyne. Pali kishte linde me 26 Qershor 1931.

                             MARASH MARKU 17 VJEC

Ishte vetem 17 vjec. Lendoi jashte mase zmerat e prinderve  te vet dhe nuk la histori nga fakti qe nuk kishte kriju ala familjen e tij. E kishte fale Zoti edhe kete king djale me te gjitha veset e mira te nje djali te shpise se mire.Akti i tij do te mbese per brezat nje frymezim e shembull pozitiv ne sherbim te shoqerise.

             Po le te kthehemi ne vazhdimin e ngjarjeve:Ate dite Tome Kola kishte shku tek e motra Cukja qe jetonte ne Kakarriq. Prej ujit te shume qe kishte dale e blloku rrugen e rranxave ishte i detyruem me ece gjithkund malit.Kjo gja e bani qe te vonohej ne kthim. Ne perendim  arrine me ardhe  afer shpise . Kure shef gjithe ate grupim njerezish ne buzen e ujit,mbetet i shtangun dhe  menjehere pyet  cka ka ndodhe burra? Dikush i pergjigjet se Rroku e Pali bashke me Marash Markun kane mbete ne uje dhe nuk dihet gja ma shume. Toma nuk pret por leshohet me shpejtesi ne drejtim te Vaut te Sulit, tuj  mendu se aty po gjen lundren. Aty ka pa qe nuk ishte lundra por i gjith fare e fisi te mbledhun bashke, shqetesuem e ne lot.

        Toma asht ba bashke me Gjergjin e Nikollen dhe jane zhveshe ne mbathje  kanotjere per me hy ne uje. Te shtyme nga halli ne vend ju ka linde ideja me zgjidhe uren e drunit qe ishte mbi kanalin e rranxes se malit. Ura ishte rreth 15 e gjate rreth 2.5 m. e gjane dhe  kishte kamat e nguluna ne toke rreth 2.5 m te gjata. Po me cfare do te vozitej ura? Nuk kishin rrema.Aty afer ndodh nje gru e fisme ,Syka e Dede Pjetrushit .Ju ka thane shkoni te shpia jone se ka gjithfare landesh se jena tuj ndertu shpine dhe kane marre prej aty dy binare me i perdore si rrema. Kane hy me not deri tek ura dhe kane ba zgjidhjen e saje. Nderkohe ndiheshin ala thirrjet per ndihme te Rrokut e Palit. Me uren jane nise  ne drejtim te zanave qe vijshin ndersa nata po erresohej.

Pas pak ka ardhe edhe vllaji tjeter Prela dhe asht sule ne drejtim te ujit. Fran e Kole Gjoka (te dy vllaznit) i jane lute Preles me lot ne sy:Aman ktheju bir. Se kshtu si e ka nise po na myten tane djemt.Mos na leni vetem me kete fmij tvogel.Ishte fjala per Nduen(Noshin si thirrej ai ne koefidencen familjare). Pas shume perpjekjeve ai ju asht binde kerkesave te tyne dhe asht kthy mrapa sepse ne ate kohe treshja Gjergji Rroku e Toma kishin kalu te 100 metrat ne thellesi. 

             Pas ecjes rreth 120 m larg bregut kambet e ures jane ngaterru ne nje ferralakse te padukeshme dhe nuk kane mujte ne asnje menyre me e levize ma uren. Nata ra komplet.Thirrjet per ndihme nuk po ndiheshin ma.Keta te tre kane pa vdekjen me sy dhe ne pamundesi me gjete zgjidhje tjeter kan vendose te lidhen kamesh me uren ne menyre qe te kene mundesi me i gjete lehtesiht te nesermen. Pas rreth gjyse ore kohe kure keta po prisnin vdekjen ju vjen lundra bosh e ndeshet per trupat e tyne. Me ato rremat e sajuem hypin ne lunder e dalin tek shpiat ne kryelivadh.                   

          Kure dalin atje ju vijne ne ndihme shpijaket.Ata kujtojne se jane Rroku e Pali e Marashi por vene re se ata nuk jane. Ju ndezin zjerm e tu ju hedhe batanije kraheve me i pru ne jete. Por Gjergji si ma i forte ju ka thane qe du me dale me ju thirre ne ate ane qe shkoni ne shpi se jena te gjith ketu ne Kryelivadh. Dhe ashtu ka ba. Por Fran Gjoka e ndiente se dy djemt e tij bashke me Marashin nuk ishin ma. I ka thirre Gjergjit: Ma qit Rrokun te ja ndiej zanin. Gjergji i asht pergjigje: Rroku e Pali kane ra me pushu se jane te lodhun.

           Pas pak oreve era e furtuna asht qetesu dhe ka dale Hana. Keta te tre Gjergji Toma e Nikolla bashke me burrat e e shpijave ne kryelivadh kane marre  rrugen e jane kthy ne Mal tek shpijat. Toma asht kthy pak tek shpia e vet qe ishte nja 80 m para shpise se Franit. Kure kane shku te shpia e Fran Gjokes,Frani ju asht drejtu: Po Toma nuk asht me ju?(ka kujtu se asht myte edhe ai) Jo i kane thane u kthy pak te shpia e po vjen se me ne asht!

          Ate nate ne shpine e Fran Gjokes  dhe Mark Prek Lohes u hapen dyert e mortit. Te nesermen u mblodhen plot njerez pothuajse i gjith katuni ishte aty. Te tre gjindeshin nen uje. U njoftu skuadra e shpetimit nga ndermarrja e peshkimit te Shkodres. Pas tre dit kerkimesh i pari qe u gjet ishte Marash Marku. E nderkohe qe atje vazhdonte pritja e njerezve qe vinin per ngushellim , vazhdonte kerkimi per Rrokun e Palin. Ne mes njerezve bie ne sy i shqetesuem edhe operatvi i sigurimit F.M i cili mendonte se ata nuk jane mbyte por jane arratise dhe e shpreh kete me shqetesimin ne ftyren e tij. Tu e pa ne ate situate Gjergj Frani i drejtohet : O F.M.  nuk kane ike vlleznit e mi jo. Mos e kij ate merak.  Jane te mbytun ne uje.E prape mosbesimi ne ftyren e oficerit shihej kjarte.

                       Me daten 17 Janar ne ora 9 te mengjesit asht gjete trupi pa jete i Rrok Franit. Po ate dite para mbylljes se dites u gjet edhe trupi pa jete i Pal Franit. Momenti kure trupi i Palit u vendos perbri vllajit te vet Rrokut a mund te kishte force burrit me duru kete dhimje te madhe. Pas varrimit te Marashit te gjith te afermit e fare e fisi erdhen tek shpia e Fran Gjokes.Me ngushellu e me marre pjese ne ate gjame te rande.                             

                     Me daten 18 Janar u ba ceremonia e varrimit te dy vllezerve nderkohe uji ishte ngri akull.Kujtojme se varrmi bahej tek kisha e ShnaRrokut ne rranxa te Bushatit . Kol Gjoka priu perpara tuj thy akullin qe te bahet e mundun kalimi me lunder. Kure kane dale matane ujit numri i njerezve qe pritshin me marre pjese ne kete varrim ka kene i jashtazakonshem                      

Vajtori popullor Gjon Martin Prela do te shprehej ne vargje:

               Me 13 te parit muj
               tre sokola u mbyten n’uje
               kjene e mira e gjithkuj

     Te kthehemi tek kjo humbje .Tek keta djem heronj qe japin jeten  ne sherbim te shoqerise e te bashkefshatareve te tyne. Si nuk u ndal dikush nga organet e shtetit per ti kujtu a  dekoru per xhestin e tyne human? Ma mire vone se kurre thote populli.  Ata dhane jeten ne lule te rinise lane familjet e tyne.Lane fmij jetima, gra qe dolen nga shpia tuj kriju drama te reja per familjen e Fran Gjokes. Sot kane kalu kjaq vite.Shume nga ata qe e perjetuen ate ngjarje os jane ne moshe madhore ose jane ne jeten e pertejme. Ne shenje respekti per aktin e tyne une shpreha deshiren te sjelle ne drite kete akt  heroik dhe per kete i jam mirnjohes djalit te halles Ndue Koles qe kujtoji ate deri ne detajet ma te imta.

Zef Nacaj
New York 2022