“Deri në 2025 i rruani leshtë Edi Ramës”

0
142

U arrestua për trafik kokaine, mbrojtja në delir e ish-kryekomunarit për Kryeministrin!

Viktor Cervanaku, ish-kryekomunari i Frakullit në Fier, e aktualisht punonjës i Operatori i Sistemit Te Transmetimit, i cili u arrestua për trafik kokaine dje pas operacionit të SPAK, DEA dhe policisë malazeze ku u gjetën thasë me pleh kimik drogë, ishte një mbështetës i flaktë i kryeministrit Edi Rama.

Në profilin e tij në Facebook, ai postonte herë pas herë statuse ku i kthej ashpër opozitës dhe mbronte deri në delir Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Postimin e fundit ai e ka shkruar më 15 nëntor, ku teksa i drejtohet opozitës, ndër të tjera shkruan se “PS është super gjigande”.

Postimi i plotë:

O opozita. Inceneratoret inceneratoret Rama Rama. Pirdhni pirdhni se ne nje vrym i bini gjithe diten dhe naten ju. E ka zgjedhur populli EDI RAMEN JO JU O OPOZITA. Deri ne zgjedhjet e 2025 i rruani leshte Edi Rames ju po shikoni nga 2030 ta po iku xete  Rama se do merzitet pa per ju nuk pierdh Rama fare o Opozita e leshit. Doni ju sdoni e do populli Edi Ramen. Ju flisni si e jeme zeqos ne maje te thanes shikoni endrra naten si dhelpra per koqet e dashit. E ka zgjedhur sovrani dhe do ta zgjedhi prap e prap. JU I KENI HARRUAR VJEDHJET TUAJA GJIGAND.E PO KINI GJETUR POPULLIN SHQIPTAR QE FLISNI NGA BYTHA SE NE NJE VENDE TJETER U KISHIN DJEGUR TE GJELLE. Po vajtet 30 vjet ne pushtet nuk u ngopet me doni o u ngelte ne fyte hajdutlleku. Po boolle skeni me as turp as cipe. As ndere. Ngelet ne tv RamaRama. Irrofshi topet Rames se skeni ca i beni ju Rames se jeni nje grusht more jeziter. Partia Socialiste eshte super GJIGANDE RAMA SUPER GJIGANDE. PUTHUNI ME MILON PER PUSHT TET.  SA TE JETE RAMA GJALLE”, shkruan ai.

Zbulohet emri i biznesmenit që porositi kokainën/ Itinerari  i drogës nga Kolumbia në Shqipëri

Viktor Çervanaku, ish-kryetar i Komunës Frakull e Madhe në Fier, është arrestuar nga Policia,  pasi në banesën e tij u zbulua një laborator kokanë. Bashkë më te janë arrestuar djali i tij me të fejuarën,  Demilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati.

Rasportohet se porositësi i 430 kg kokainë është Zenel Çervanaku, familjar i ish kryekomunarit.

Sipas mediave malazeze 

porositësi është Zenel

Ndërkohë Policia dhe SPAK janë vënë në kërkim të “ekspertit” kolumbian Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

Njoftimi i SPAK

Çervanaku. Ky i fundit ka një kompani të më 19 janar 2022 që merret me tregtimin të plehrave kimike. Ky detaj ndihmon për të kuptuar arsyen se përse sasia e kokainës ishte e fshehur në thasë me plehra kimik.

Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e materialit referues të dërguar më datë 29.07.2022, nga Departamentit i Policisë Kriminale pranë Policisë së Shtetit, ka regjistruar procedimin penal Nr.141 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal” të parashikuar nga nenet 283/a dhe 333/a të Kodit Penal.

Ky procedim është hetuar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në bashkëpunim me autoritetet malazeze, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit, referuar informacioneve që disponoheshin lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me “pleh-organik” artificial, e cila ishte paketuar dhe ngarkuar në një kontejner që do transportohej me anije nga Kolumbia, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinacion tranzit portin Bar/Malin e Zi, për marrës një shtetas nga Shqipëria.

Nga verifikimet e kryera rreth shtetasit shqiptar, rezultoi se në fillim të vitit 2022,  kishte regjistruar një biznes në emër të tij me objekt të aktivitetit, ndër të tjerave edhe “Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë.

Më konkretisht sasia me “pleh-organik”, në muajin maj 2022 pasi ngarkohet në kontejner, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi, dhe ka mbërritur në fillim të korrikut 2022, e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.

Pasi është zhdoganuar ngarkesa me “pleh-organik”, nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri, dhe ditën e djeshme më datë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier.

Për interesa të këtij procedimi penal rezulton se Prokuroria e Posaçme, krahas veprimeve hetimore, ka pranuar kërkesën e autoriteteve malazeze të drejtësisë, duke autorizuar kryerjen e veprimit simuluese atë të “dorëzimit të kontrolluar”, me qëllim dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e grupit të personave që kanë organizuar dhe financuar blerjen e ngarkesës, kanë mundësuar përzierjen, blerjen e sasisë së dyshuar të lëndës narkotike të llojit kokainë në Kolumbi, si dhe kanë mundësuar transportimin e saj deri në Shqipëri.

Me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të “ngarkesës” brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për rruajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me “pleh-organik”, dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi, janë autorizuar nga Gjykata e Posaçme gjitha veprimet mbi aplikimin e mjeteve të kërkimit të provës.

Gjithashtu, nga ana e gjykatës janë pranuar kërkesat për caktimin e masave të sigurimit për 11 persona nën hetim dhe kontrollin e 14 ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Lushnje, Fier).

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri në këto momente 10 masa sigurimi personal, si dhe janë kryer të gjitha kontrollet sipas vendimeve respektive të gjykatës.

Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar provat materiale si më poshtë vijon:

Ø 15,910 Euro;

Ø 3 armë zjarri automatik kallashnikov;

Ø 3 armë zjarri të llojit pistoletë;

Ø 108 copë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm;

Ø 18 aparate telefonash celularë

Ø 5 automjete

Ø 2 laptop

Ø 2 armë gjahu

Ø 20 paleta me rreth 24 TON “pleh artificial”, brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 MILION euro./CNA.al