Deputetja Greta Bardeli: Çdo draft e propozim duhet diskutuar me te gjithë deputetët e PD- pa asnjë përjashtim!

0
263

Te nderuar demokratë të Shkodrës, njerëz që më së pari kam detyrimin T’Ju informoj dhe bashkëqytetarët e mij gjithashtu:

Sot opinioni publik është njohur me një draft platformë nga z.Enkelejd Alibej si dhe një listë të deputetëve që e mbeshtesin këtë propozim. Po ashtu në të njëjtin komunikim janë bërë me dije dhe qëndrimet e një pjese të vogël të grupit që kishin kërkuar që ato të deklaroheshin nga z. Alibej publikisht.

Me këtë rast në respekt të gjithë votuesve të mi dhe në cilësinë e deputetes së Qarkut Shkodër sqaroj qëndrimin tim me këtë çështje:

1. Kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj hartuesve të draftit, dhe çdo propozimi me këtë qellim, të mbështetet ose jo me votë dhe saktësisht me Votim të Fshehtē nga tē gjithë deputetet e PD.

2. Drafti dhe cdo propozim tjeter gjykoj qe duhet diskutuar dhe debatuar ne mbledhjen e gjithe deputeteve te dale nga zgjedhjet e 25 Prillit pa asnje perjashtim duke garantuar transparence te plote!

3.Cdo draft propozim perfshire edhe i sotmi duhet te siguroj pa dallim dhe qendrimet perkatese te cdo deputeti te Partise Demokratike!

I qendroj fort bindjes se te gjithe krahet ne PD ne situaten ku ndodhemi duhet te gjejne kurajen qe permes dialogut te hapur, te gjejne rruget e bashkimit ku e para dhe e vetmja duhet te jete vota dhe gjitheperfshirja e demokrateve!