Çka përmban deklarata e ofruar nga Kurti, të cilën Vuçiq refuzoi ta nënshkruante?(DOKUMENT)

0
576

Nga Gentiana Ahmeti:Pas takimit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur më 19 korrik në Burksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte deklaruar se Serbia nuk kishte pranuar që të nënshkruaj deklaratën e përbashkët për mos-agresion, mos-luftë dhe zgjidhje paqësore të konflikteve.Në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com, shihet se deklarat ishte e ndarë në gjashtë nene “Mos-agresion”, “Respektimi i kufijve, reciprociteti në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave”, “Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeje”, “Mbështetja e ndërsjellë e procesit të integrimit evropian”, dhe “Dispozitat përfundimtare”.“Unë propozova një marrëveshje të shkruar me 6 nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua, pra atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar që të kemi një deklaratë të paqes e kam përgatitur në mënyrë në një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar”, kishte thënë Kurti.

Më poshtë e gjeni dokumentin e ofruar nga pala e Kosvës në raundin e bisedimeve me Serbinë, të zhvilluar dje në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian