Çiklisti 17 vjeçar Mateo Balaj, pjesë e ekipit kombëtar në kampionatin europian, që po zhvillohet në Romë të Italisë.

0
899

AlbDreams     Garën e parë të çiklizmit do e fitonte në moshën 5 vjeçare, atëherë kur ëndrra për tu bërë një sportis as që përfyryrohej. Por me sa shihet, vetëm pak “trajnim” nga gjyshi i tij Gjon Bruçi, do t’i formësonte dëshirën, e cila gjatë rritjes së një fëmije do të ndryshonte formë e trajtë, por jo thelb. Nga shëtitjet e thjeshta me biçikleta, Mateo Balaj do të regjistrohej për herë të parë në ekipin ë “Vllaznisë” me trajner Leonat Kola në moshën 15 vjeçare.

Sukseset e para ishin te shpejta, të cilat e evidentuan edhe në media. Pas një pune të gjatë e të lodhshme, arriti disa here ne garat kombëtare te zinte vendin e parë dhe të dytë në kategorinë kadet dhe junior. Tradita që gjeti në ekipin “Vllaznia”, por edhe talentet e vazhdueshme në përbërjen e ekipit, ndikuan në formimin e tij si sportist, pavaresisht problemeve financiare që e kanë shoqëruar vazhdimisht skuadrën.

Aktualisht, Mateo Balaj ndodhet në kampionatin europian të ciklizmit që po mbahet në Romë, më dt 10-11 shtator 2021. Së bashku me 3 cikliste të tjerë, të kategorive të ndryshme do te përfaqësojnë Shqipërinë, në një sport që mjaft vende të Europës e kanë të zhvilluar, por që besojmë se edhe skuadra shqiptare do të bejë një paraqitje te mirë sportive. Pas këtij kampionati, ekipi shqiptar do të udhëtojë drejt Belgjikës, ku dhe do të mbahet kampionati botëror i ciklizmit.

Mateo Balaj, është lindur më 12 mars 2004 në Shkodër. Origjina e gjyshërve te tij është një miksim mes Kastratit të Malësisë së Madhe dhe Mirditës. Është gjimnazist në shkollën profesionale “Hamdi Bushati”, dega “Hoteleri-Turizëm”. Përgjatë muajit gusht Mateo u stërvit pranë ekipit të njohur italian “Stabbia” në Piza të Italisë. Pritet, që kjo stërvitje intensive, sado e shkurtër në kohë, të ndikojë në arritjen e një rezultati të mirë gjatë kampionateve që do të mbahen gjatë mujit shtator 2021.