Nga Prof. Faton Bislimi
“Kosovarët janë përplot urrejtje ndaj Enver Hoxhës. Është mirë të mbahet mend ky fakt dhe të shfrytëzohet në momente vendimtare të një konflikti të ardhshëm”
Ish-deputeti i LDK-së, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Prof. Faton Bislimi, ka publikuar në faqen e tij të interrnetit një raport analitik me shifër 50X1-HUM, të titulluar “Minoriteti Shqiptar në Jugosllavi,” të datës 7 Janar 1953, të koduar si ‘sekret,’ por që ishte deklasifikuar në Janar 2011.
Ai ka eskluzivitetin e këtij documenti të hulumtuar prej tij gjetur në arkivat e Uashingtonit, ku në një paragraf thuhet :

Nuk ka vlerësim më adekuat që më ka rastisë të lexoj nga burime të huaja kredibile për neve, shqiptarët e Kosovës, sesa ky vlerësim nga CIA. Sakrifica mbinjerëzore, ideali për atdheun, luftimi i paepur ndaj pan-sllavizmit të maskuar si komunizëm janë karakteristikat më themeltare të shqiptarizmës së Kosovës: definimi më rrënqethës i vlerave autentike djathtise, anti-komuniste të popullit të Kosovës!
Nga një kërkesë e imja e aprovuar nga Biblioteka e Kongresit të SHBA-ve për të pasur çasje në dokumentat e deklasifikuara të CIA-s për shqiptarët dhe Kosovën (per nevoja hulumtuese gjatë përgatitjes së librit tim të rradhës) kam pranuar rreth 9000 faqe materiale! Jam jashtëzakonisht i impresionuar me përkushtimin e shtetit amerikan ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti sidomos pas Luftës së Dytë Botërore e këndej.
Besoj se do të kem mundesi që në të ardhmen të paraqes dokumentet origjinale të CIA-s të cilat dëshmojnë se cilët ishin patriotët e vertetë shqiptarë e cilët kishin shitë shpirtin tek komunizmi (pan-sllavizimi)? Cilit taborr i takon Fadil Hoxha e Xhavit Namani? Kush në të vërtetë ishte Xhafer Deva? Cilët ishin kuadrot njëmend atdhetare që kishin ardhë nga Shqipëria në Kosovë si pedagogë e cilët kishin ardhë për t’i shërby komunizmit? Si u tradhëtuan Shaban Polluzha e Prof. Ymer Berisha dhe u vranë? Sa shqiptarë mbaheshin në burgjet e Jugosllavisë pa ndonjë dënim meritor? Si filloi ‘turqizimi’ i shqiptarëve të Kosovës dhe kush i ndihmoi këtij procesi? Cili ishte roli i klerikëve si Mulla Idriz Gjilani e Shtjefan Gjeqovi për kauzën kombëtare dhe luftën anti-sllave?
Ish-deputeti i LDK-së, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Prof. Faton Bislimi, duke iu uruar lexuesve të tij një fundjavë të këndeshme, përfundon se në e shumë pyetje tjera do mund të gjejnë përgjigje adekuate e kredibile në këto dokumenta të CIA-s… Postoi per AlbDreams : Beqir SINA,New York