Berisha: Rama dhe Basha janë të lidhur bashkë në marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit

0
113

Rama dhe Basha janë të lidhur bashkë në marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit, deklaroi sërish sot kreu i PD, Sali Berisha i pyetur nga gazetarët jashtë Parlamentit.

Argumentat:

Çdo kandidat që del, gjoja, është në emër të Edi Ramës.

Kjo është shumë e qartë, ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun numër një të PD-së, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por si njeriu që do marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime, pasi PD është në të drejtën morale dhe kushtetuese për të qenë opozitë e pavarur.
Ju e shihni sot, përfytyroni për një moment, kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, marrëveshje opozitë-pozitë, por jo si formacione politike, por si persona hajdutë.
Klani Rama dhe klani Basha, kjo është e faktuar.

Ai që ishte, se ka njerëz që më thonë pse e thua, se e them për të vërtetën, se ai ishte administrator i Simfonisë, ishte administrator edhe i Ramës, edhe i Bashës.
Mos të kujtojë kush se po bëj akuzë politike, por po them të vërtetën e hidhur.
Ky njeri tha se dha dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo nga Simfonia. Por pas një muaji rezultoi se ishte sërish te të dyja. Pra, kjo ishte pika e mjaltit.
Kjo do ishte e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit.

Ai është një porositës vrasjesh. Ai nuk ka vend në parlament, shko dhe përgjigju dëshmive për vrasje:

Kuzhina e Lindës, apo kuzhina e Surrelit.

Ndaj me këtë ai që foli, sipas dëshmive është një porositës i vrasjeve në Elbasan.

Ai është një porositës vrasjesh. Ai nuk ka vend në parlament, shko dhe përgjigju dëshmive për vrasje. Shpirti i avokatëve kërkon drejtësi, dhe ti je i akuzuar për vrasjen e tij.

Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, nuk mundet një njeri që akuzohet se ka porositur vrasje në Elbasan të marrë fjalën, këtu nxirre jashtë Parlamentit të shkojë në Prokurori. Si të duket ty akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Ose të drejtat e opozitës do të respektohen ose opozita…. Mbylle gojën se po flas unë, shko në Prokurori se je i akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës, mos përdor imunitetin diplomatik. Hera e dytë që akuzohet për porosi vrasje. Me asgjë nuk lahesh akuzën që ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Lartëso prokurorin që ka fshehur përgjimin, por ka edhe kopje.

Ne këtu nuk lëvizim. Ne jemi këtu për rezistencë. Na jep fjalën.

Ose të drejtat tona do të zbatohen këtu…

Mohimi i të drejtës së replikës është i papranueshëm. Unë përfaqësoj këtu kundërshtarët tuaj, shqiptarët që ju kundërshtojnë. Në rast se ju vazhdoni dhunimin e të drejtave, në mënyrë absolute ne do të fillojmë qëndresën në parlament.

Mos ikni nga salla, se këta këtë duan, të vendosin censurën, terrin. Kur vjedhin duan errësirë, këta janë në akt vjedhje. Prandaj dhe nuk do të japë përgjigje, atij që është akuzuar se ka porositur vrasje.

Avokati i Taulantit bëhesh ti. Tani për ju nuk ekziston rregullorja, ekziston vetëm ligji i vjedhjes dhe plaçkitjes, prandaj keni frikë nga përgjigja 2 minutëshe.

Shalsi, sa apartamente humbe herën e parë, po i kompenson tani apartamentet. Leje mos e zgjat më shumë. Pra, ky është një tmerr, frikë që keni nga fjala e vërtetë, sepse jeni të kavardisur me vjedhje dhe mashtrime, se në çdo vendim që sillni, vidhni shqiptarët.

Sot po kryeni vendimin më të madhe në histori. Vjedhjen e pronës publike, kryesore të shqiptarëve, dhe bëheni avokatë për një njeri që porosit vrasje si ai.

Çfarë ju lidh ju me të.

Nuk kam nevojë për minutat e askujt, kam nevojë për minutat e rregullores, se nuk e lejon Edi Rama. Ka frikë ky burracak, ky frikacak ka frikë nga fjala dhe urdhëroi të më mohojë të drejtën e përgjigjes, ky burracak. Se ngaqë është zhytur në vjedhje në çdo qelizë të tij, tani ka frikë, i duken helme, shigjeta fjalët dhe urdhëron ti mohojë opozitës të drejtën e replikës. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë, nuk pranohet më kurrë.

Ose zbatoni rregulloren, ose ne do të rrimë këtu non stop, 24, 48 orë, sa të dëshironi.

Shalsi më thuaj, sa apartamente të morën kur ishe në bashki? 8 apartamente ti morën.