Barikadat

0
274

Përkundrual barikadave të vendosura nga bashkëqytetarët tonë “Jeta vazhdon”. Edhepse keni vu barikada e hunje izolimi dhe klithni me zëra xhungle, dhe përpiqeni te rikthenu skenat e luftes shfarosese kunder civileve, keni harruar qe bota ka ndryshuar, shqiptaret nuk jane më duarthate… nuk duam qe kete ta kuptoni atehere kur te behet vone, teper vone…
Jo terrorizmit dhe mesjetës, por bashkëjetesës!

Agim Vuniqi

Nganjëherë ndjej se asgjë nuk është e drejtë për ju,
dhe ju kurrë nuk do të ndiheni rehat kurrë..,
…kur të tjerët pranë jush, jetojnë të lirë…

Ju që vëni drunjë, rënë e kryqa në rrugë, keni gabuar rrugën…
Ju që orar të punës keni bjerrakohën dhe dehjen
jeni bërë “gospodarë” rrugaçërie.

Keni vënë barikada për të penguar të tjerët të qarkullojnë
Keni fituar namë…, si snajperistë, si vrasës të njerëzve dhe qyteteve

Keni rrethuar, vrarë e masakruar qytetarë të pafajshëm
Dhe ju nuk “ngiheni” kur ju trajtojnë të barabartë…!

Keni shpikur “Ballvan revolucionin”, “Jogurt revolucionin”
Keni eksploruar dhe bërë art “anusi” nga një shishe e thyerë birre,

Keni ngritur, ba heroj, kryquar e bekuar Martinoviqin dhe anusin e tij,
Keni shkruar e botuar libra…, keni ngritur deri ne qiell “viktimizimin” e tij.

Njejtë me të njejtin kryq që bekuat dje vrasësit dhe kriminelët kundër njerëzimit
Po i bekoni barikadat në rrugë,
Keni menduar se kaq shpejt kemi harruar kush jeni ju?

Sa shpesh keni ngritur dolli që morët jetën e një polici që kryente detyrën e tij?
Ai punonte për të vendosur ligjin…
Ju nuk jeni mësuar të jetoni të barabartë me të tjerët!

Ndenja e bashkëjetesës-bashkëshoqërimit është është shumë më e fuqishme…
… sesa vetëm një ndalesë e një emocioni apo e një mendimi tjetër

Jeta duket e errët pa e ndarë me dikend tjetër