Avokati Gjokutaj: Forca juridike e PD të tregojë forcën e ligjit

0
303

Avokati Genc Gjokutaj, gjatë fjalës së tij në takimin e Berishës me intelektualët tha se, protesta është bërë fakt. Ai tha se, 7 korriku nuk mbahet me jehonë, por me veprime konkrete.

“Ndërkohë që Edi Rama vazhdon. Ne shpresojmë, ai vazhdon ekzekutimin. Është shumë e rëndësishme që të zhvillohet gjykimi në Apel sepse ajo është një anë formale, por tregon forcën e ligjit, të drejtat që ka PD sot. E llogaris një dëm kolosal vonesën nga gjykata. Është vonesë e programuar, jo pa dashje. Të mos harrojmë që presim zgjedhjet lokale. Synimi është që të vazhdohet me një koalicion, me një emër.

Forca juridike e PD të tregojë forcën e ligjit. Ne kemi gjyqtarë pa integritet, kemi gjyqtarë falsifikatorë, gjyqtarë që e lexojnë ligjin, por nuk e shkruajnë ligjin. Duhet të përgatitemi për këtë situatë sepse edhe brenda PD ka njerëz që presin Apelin. Certifikimi i PD në Apel, flitet për vullnet shumice këtu. 7 korriku ka kosto për t’u mbajtur, 7 korriku nuk mbahet me jehonë, por me veprime konkrete. Kush na pengon ne të shkojmë të KLGJ dhe t’u themi se ky proces është si masat e sigurimit që në krye të javës bëhet gjyqi. Nuk ka çfarë u sheh atyre letrave gjyqtari, është gjyq formal, po na e kthejnë si Nurembergu.

Rruga si shkoi në Apel tregon korrupsionin moral të gjyqtarëve dhe investimin serioz të Edi Ramës në dështimin e formësimit të Rithemelimit të PD. Nëse kjo PD është e paregjistruar, një ditë do të na tallin. Mendoj se duhet filluar nga fillimi. Se ça do bëjë PD në pushtet, kjo ka kohë. Të pagëzojmë PD-në ligjërisht. Po nuk patëm bërë këtë, vijmë vërdallë kot. Nëse Gjykata e Apelit nuk e pranon këtë kërkesë, imagjinoni se çdo të ndodhë dhe çfarë do të duhet ne të përballojmë dhe dëgjojmë. Po u zgjidh kjo, të tjerat kanë rrugë”, tha Gjokutaj.

GAZETA RD